Dy cilësi korruptive të ndërkombëtarëve që mbrojnë Ramën

Premte, 27 Prill 2018 20:24

Nga Fahri Balliu

Në këto 5 vjet të qeverisjes së Edi Ramës është venë re një mbështetje e pazakontë e ndërkombëtarëve, e tepruar për nga normat diplomatike si dhe për nga roli që duhet të luajnë ata në marrëdhëniet bilaterale apo politerale. Kanë dy cilësi themelore këta ndërkombëtarët që mbështesin Ramën.

Një cilësi është fryma e majtë e Bashkimit Europian, ku në vendet kyçe janë individë të cilët kanë një background të thellë komunisto-majtiste dhe këta janë njëkohësisht segmentet më të infektuara anti-amerikane, për shkak të lidhjeve të vjetra me korridorin ruso-majtist. Kjo qëmtohet në disa nga votimet themelore në OKB të këtyre dhe të Ramës. Por, në këtë korridor shfaqet lidhja e ndikimit të kanalit anti-Trump, që vjen nga Amerika dhe që hyn në të njëjtën linjë me Mogherinin, ish-komuniste që adhuronte Arafatin. Linja dhe fryma që vjen nga SHBA, që zakonisht analistët e lidhin me Sorosin, është më shumë anti-Trump dhe më e gjerë sepse përfshin të gjithë segmentin pushtetar të traditës nga ka dalë Obama dhe të tjerë.

Gjithsesi, Rama e ka tepruar aq shumë dhe ata kanë gabuar aq shumë me Ramën që e zgjodhën si kalorës, saqë janë duke reflektuar por jo me ritmin e duhur. Megjithatë, ata do të bëjnë edhe një përpjekje, në muajin e ardhshëm. Kurse, cilësia e dytë e ndërkombëtarëve që mbështesin Ramën lidhet direkt me korrupsionin që ndërhyn dhe prek vatrat e ndërkombëtarëve. Ky korrupsion mund të jetë i drejtpërdrejt financiar ose politiko-financiar, ose një paaftësi profesionale dhe mediokritet diplomatik që niset nga parimi “ne jemi akredituar pranë qeverisë dhe do mbështesim qeverinë”. Po, këtu nuk mund të lemë pa thënë se mes ambasadorëve të BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin është pjesë e kabinetit dhe e ardhmja do të flasë shumë për të dhe rolin e saj, sepse veprimtaria e saj nuk do të mbyllet kurrë me rastin e largimit.

Gjithsesi, koha e dashurisë pa rezerva për aktorin "sharmant" dhe "modern", si pjesë e rekuizitës mashtruese, ka mbaruar. Rama po luan tablonë e fundit!

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 20:38

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!