Ktheni Zaganin në Polici dhe dorëzoni Tahirin

Saturday, 28 Prill 2018 10:29

Nga Fahri Balliu

 

Është një paradoks i trishtueshëm, por në të njëjtën kohë dhe akuzë serioze për implikimin e qeverisë Rama me krimin e organizuar, qëndrimi që mbahet ndaj oficerët denoncues të rrjetit narkotrafikant Habilaj-Tahiri.

Tahiri mbrohet thellësisht nga Rama, nga Partia Socialiste dhe Qeveria.

Shkelën të gjitha ligjet si ajo për ekstradimin e financierit të Tahirit, Nezar Seiti, e bën plot marifete nga mëngjesi në darkë  për ta mbrojtur Tahirin.

Tani, për oficerin Zagani, i njohur botërisht si njeri i persekutuar nga krimi i drogës, u provua se fibra dinjitoze e oficerit të policisë nuk dorëzohet para kërcënimeve dhe ofertave të miellit të bardhë.

Ky njeri i rendit ndodhet i izoluar, i mërguar, i ndëshkuar në një dramë personale, familjare dhe të gjithë,  analistë dhe  politikanë, heshtin përpara fatit të këtij njeriu që bëri therore jetën familjare për të triumfuar lufta kundër krimit të organizuar.

Kjo është historia me e dhimbshme, kjo është historia që e nxjerr blof Edi Ramë-Tahirin dhe të gjithë platformën kriminale të këtyre viteve qeverisjeje.

Kthimi i Zaganit në Polici, në vendin që i takon, është shprehje më e koncentruar e nevojës për një shembje më të madhe, për shembjen e narko-qeverisjes Rama.

Zagani dhe fati i tij janë akuza më e madhe për të ashtuquajturat reforma mashtruese të Ramës./55news.al/

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 11:22

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet autori

Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet autori

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen "28 Nëntori" pas Postës, ku shtetasi Marius Pajo 20 vjeç dyshohet se...

Përziejini këta përbërës me njëri-tjetrin dhe thoni lamtumirë kësaj sëmundjeje

Shëndeti

Përziejini këta përbërës me njëri-tjetrin dhe thoni lamtumirë kësaj sëmundjeje

Një recetë mijëravjeçare na vjen nga kinezët, recetë e cila ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak dhe që konsiderohet si një nga recetat më të suksesshme të mjekësisë alternative...

E tepron Kim Kardashian: Poza provokuese me motrën

Show-biz

E tepron Kim Kardashian: Poza provokuese me motrën

Kylie Jenner është më e vogla prej motrave Kardashian-Jenner. Megjithatë, ajo ka bërë rrugë të suksesshme drejt famës, dhe pritet që të bëhet miliarderja më e re në botë. Së fundmi, ajo...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!