Në Bundestag si skllav i krimit!

Saturday, 28 Prill 2018 16:00

 

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, në takimin e tij në Bundestag, me dy gënjeshtrat e turpshme që rrenacaku dymeterlik lëshoi pa u skuqur para parlamentarëve gjerman dhe ulërimat e njeriut të sfazuar, Edi Rama neveriti audiencën e nderuar sa asnjë vizitor tjetër në tre dekadat e fundit.

Se pari, pasi kërkoi të falur për fushatën e ulët shpifëse me fjalor rrugaçi ordiner të tipit të luftës së ftohte, që ai vet ndërmori dhe drejtoi me mediat e tij, horrat dhe prostitutat politike kundër kryetarit të Komitetit për Evropën të Bundestagut Gunter Krischbaum, e paraqiti atë jo vetëm si vepër të shtypit të lirë të pavarur prej tij, por edhe si një akt të papërgjegjshëm të njerëzve që nuk duan integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me këtë gënjeshtër të pështire Rama veçse iu provoi atyre përfundimisht se ai ishte jo vetëm skenarsti i sulmeve të ndyra të stilit të luftës së ftohtë, por ishte njëkohësisht burrec, frikacak dhe i pakarakter.

Prandaj deklaratën e tij, deputetët e Bundestagut e hodhën poshtë me përçmim dhe ia përplasën siç e meritonte të vërtetën në fytyrë. Ata i thanë rrencit dymetrosh se ato ishin mediat e tij aq sa është i tij sugar Fuga, Ymer Këllira apo Alban Hakmarrja etj., etj.

Sipas Radio DË deputetet gjermane mendonin me të drejtë se Rama e kishte ndërmarrë fushatën e shpifjeve si një formë presioni primitiv stalinist për të detyruar ata të mbyllin sytë para krijimit te narkoshtetit në Shqipëri, eksportuesit kryesorë të drogës në Europë, vendosjen e shqiptarëve në krye të listës për kërkesat për azil politik, korrupsionin galopant dhe lidhjen e tij me krimin, shndërrimin e Shqipërisë si qendër operacionale të krimit të organizuar, dështimin e Reformës në Drejtësi dhe përdorimin e kësaj te fundit si shpatë e partisë kundër opozitës.

Por me fushatën e tij të turpshme, Rama synonte gjithashtu që të mund të paraqesë shqiptarëve, si shkak të mos hapjes së negociatave, qëndrimet inatçore të deputetëve të Bundestagut duke mbuluar kështu dështimin e tij në plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave. Natyrisht këto janë thjesht kalkulimet e një njeriu të lig dhe dështak, të cilat morën në tempullin e demokracisë gjermane përgjigjen më të merituar.

Por kulmi i diskreditimit dhe vetëdemaskimit i Edi Ramës në Bundestag, arriti me përgjigjen që ai i dha si skllav i krimit pyetjes së e deputetëve gjerman se pse ai nuk lejoi drejtësinë të arrestojë Saimir Tahirin për akuzat që rëndonin ndaj tij!

Kësaj pyetje Rama iu përgjigj me megamashtrimin e turpshëm, të cilën nuk e kishte thënë kurrë më parë ai as dhe papagajtë e tij më të verbër në media. Rama deklaroi se Saimir Tahiri nuk ka asnjë imunitet. Reagimi i deputeteve gjermanë ishte i prerë. Ata i hoqën maskën Ramës duke i thënë se ai jo vetëm nuk lejoi arrestimin e Tahirit, por ndërmorri sulme të hapura kundër prokurorëve të çështjes Tahiri.

Rama bëri këtë megamashtrim ndërkohë që mbarë komuniteti ndërkombëtar dënoi bllokimin e drejtësisë nga ana e tij në rastin Tahiri. Ai e bëri këtë pohim pas dështimit të përpjekjeve të tij diabolike për të zëvendësuar Llallën me Tahirin për të bërtitur se është Llalla problemi kryesor dhe jo Tahiri viktima e Llallës. Mirëpo kjo përgjigje e Edi Ramës në Bundestag ishte dëshmia me flagrante dhe me e pakundërshtueshme që bindi ligjvënësit dhe publikun gjerman se vet Edi Rama personalisht është skllav i dosjeve që ka Tahiri për të dhe Olsin e tij.

Jo rastësisht Tahiri këto dite ka qenë më ultimativ se kurrë në selamet e tij ndaj Ramës dhe përtej Ramës, duke e detyruar këtë të fundit të mbrojë atë në konferencë shtypi me Mogherinin dhe të mashtrojë pafytyrësisht në mënyrën më të paskrupullt në Bundestagun gjerman sikur të ishte përfaqësues i Enver Hoxhës apo i Kim Jong Un dhe jo i një vendi që kërkon të hapë negociatat me BE.

Në kundërpërgjigje të këtyre gënjeshtrave të mëdha dhe të paskrupullta, grupi parlamentar politik më i madh i Bundestagut dhe Europës, që ka votuar në 30 vite mbi 1,3 miliardë euro ndihma për Shqipërinë, mori, me direktivë partie, vendime që ndofta nuk i ka marrë ndonjëherë më parë:

1- Të refuzojë, në një akt tejet të rëndë dhe të paprecedentë, ftesën e dërguar ditë më parë të Edi Ramës për darkën e shtruar për nder të tyre nga ai në China Club.

2- Të anulojë viziten faktmbledhëse në fillim të majit të delegacionit të Bundestagut të kryesuar nga kryetari i komisionit për Europën, Gunter Krischbaum. Shtoj këtu se kjo do të ishte vizita e 12-të faktmbledhëse e deputetëve të Bundestagut në vitet e fundit për integrimin e Shqiperisë në BE.

Këto qëndrime të miqve tanë të shkëlqyer, janë në vetvete një apel për dinjitetin e çdo shqiptari, që të dënojë sjelljen staliniste të skllavit të krimit Edi Rama dhe të bëjmë gjithçka që vendi të ecë i sigurt në rrugën e integrimit në BE!

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 16:05

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!