S’ka bashkëqeverisje, por Ramë-qeverisje

Saturday, 28 Prill 2018 20:54

Edi Rama ka vendosur në krye të leksikut të tij politik dhe propagandues termin "bashkëqeverisje". Së fundmi, edhe në Asamblenë Kombëtare të PS-së, në sulmet që i bëri Elisës së botës së çudirave, Rama po përpiqej të përshfaqte se “gabimet i bëjnë këta, unë s’di gjë ca bëhet, se shokët Ahmetaj dhe të tjerë vjedhin pa dijeninë e shokut Rama”.

Por, vetë konotacioni bashkëqeverisje nuk është një inovacion terminologjik i Edi Ramës, por një vijimësi e propagandës hoxhiste që përmblidhet tek shprehja famëkeqe e Hoxhës se “jemi ne, pa jeni ju”, të cilën jo rastësisht Rama e ka përdorur si fjalinë e inaugurimi të qeverisjes së tij.

 Por, pse Rama po e përdor kaq shpesh këtë termin bashkëqeverisje? Historia e diktaturave botërore, sikurse edhe vetë Shqipërisë, tregon se një përdorim i këtillë është simptomë e pushtetarit që e ka përqendruar pushtetin në duart e veta dhe se pushtetari gjen mbështetje tek termi “bashkëqeverisje” bash atëherë kur pushteti është në rrëshqitje. E vërteta është se nuk kemi bashkëqeverisje por një Ramë-qeverisje dhe sulmet ndaj Spiropalit apo ndonjë Taulanti nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për të rregulluar situatën, duke i hedhur kufoma politike turmës së xhindosur. Pra, kërcënimi i njërit apo tjetrit është shprehje e një krize dhe këtu mund të lexohet edhe fenomeni që ka ndodhur, që Ramë-qeverisja tanimë është zbuluar nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Anëtarësia e PS-së dhe votuesit kanë filluar të tërhiqen, sikurse edhe disa analistë që shfaqeshin pranë oxhakut të Ramës. Mbështetja ndërkombëtare është venitur dhe reagimi i Gjermanisë, ku arrestimi i Tahirit u zbulua si parakushti për hapjen e negociatave, vulosi skualifikimin e Edi Ramës nga enturazhi i të përzgjedhurve të ndërkombëtarëve.

Prandaj, kjo Ramë-qeverisje është bërë aq evidente dhe nxin aq shumë në zullumin e vetë saqë në çdo fjali për kinse bashkëqeverisje të Ramës, ai vetëdemaskohet duke treguar se pushteti i tij po gremiset.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 12:24

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...