Rama, si politikan grotesk dhe serioziteti gjerman

Diel, 29 Prill 2018 12:23

Nga Fahri Balliu

Rama pësoi në Berlin një goditje që nuk mundi ta fshehë, madje orë pas ore e thelloi gjurmën dhe tregoi plagën që i ishte hapur. Në portretin e tij, në qeverisjen e tij, ai fill pas vizitës, doli menjëherë në Rinas në konferencë shtypi ku lëshoi nojma sarkastike ndaj kreut të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, të nderuarit Gunther Krichbaum, duke thënë se “ai është njëri prej 100 deputetëve”.

Rama harron që landi që e ka votuar Krichbaum është sa 3 herë Shqipëria dhe 300 herë sa Vlora. Por, mendësia provinciale dhe groteske e Ramës e vë atë në pozitën e Haxhi Qamilit, që thoshte  se “nuk pyes unë për Francën dhe Austrinë, për anglezin dhe Italinë, se kam Peqinin dhe Cirujën me vete”. Bash në këtë pikë është ky!

Çështja e Ramës në Gjemani ka shumë kënde shikimi. Po këtu duhet të vlerësoj seriozitetin dhe rigorozitetin gjerman, në punë dhe misionet brenda dhe jashtë vendit. Edi Rama, herën e parë me atlete dhe histori makaronash, si piktor i padjallëzuar, duke qenë djalli vet, kujtoi se u fsheh nga ekspertiza e tyre. Por, ata nuk merren me fjalimet e Ramës dhe ERTV që janë skizofreni dhe kartelë mjekësore për protokollin e zhvillimit të të një sëmuri mendor. Sigurisht, Rama është lexuar nga serioziteti gjerman si aksion, përmes informacioneve dhe të vërtetës që ndodh në Shqipëri me qeverisjen e tij.

 Pa dyshim, që ata dinë gjithçka se çfarë bën ky njeri dhe cili është rezultati i qeverisjes së tij. Ata e dinë për Tahirin dhe gjithë tahirët e Ramës por mbi të gjitha ata e dinë që Tahiri është Rama. Por, ajo që më e thellë konsiston në atë se ky nuk ua hedh dot me lojën aktoreske të tijën. Ata e shohin se ajo lojë është marifeti për të fshehur bëmat e zeza dhe Rama nuk është ai që shtiret. Rama është i vëmendshëm, i përkushtuar, ekzistencial për karrigen dhe vjedhjen.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 12:29

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Aktualitet

“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Miqësia është e shenjtë dhe e shtrenjtë, por jo në të gjitha rastet. Një vajzë nga Lezha, por prej kohësh banuese në Tiranë, ka rrëfyer për JOQ.al dramën e saj, teksa shoku...

Një vullkani i rrezikshëm kërcënon Europën

Globi

Një vullkani i rrezikshëm kërcënon Europën

Një vullkan i konsideruar si “tejet i rrezikshëm”, mund të shpërthejë nga momenti në moment. Sipas shkencëtarëve, vullkani Katla, që ndodhet në Islandë, po shfaq shenja të dukshme që tregojnë...

Eraldi kërkon ndihmë; I riu nga Kuçova do punë dhe kurim për të motrën

Aktualitet

Eraldi kërkon ndihmë; I riu nga Kuçova do punë dhe kurim për të motrën

Jeta është bërë më e vështirë për një të ri nga një fshat i Kuçovës. Eraldit i vdiq i ati dhe vuajtjet që kanë nisur që në moshën 14-vjeçare tani...