Rama burgos Tahirin apo Tahiri burgos Ramën?

Hënë, 30 Prill 2018 12:57

Dy herë ka dalë Saimir Tahiri për të folur publikisht që pas  kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Renda për heqjen e mandatit si deputet, që do ti hapte rrugën arrestimit të ish- ministrit. Jo rastësisht të dyja daljet kanë përkuar me momente delikate të Tahirit.

Në rastin e parë Tahiri thirri mediat pranë shtëpisë së tij ku i dërgoi mesazhin e koduar “ S’keni parë gjë akoma” një togfjalësh i përdorur nga Rama në sallën e parlamentit. Mesazhi i koduar u përcoll një ditë para se parlamenti të vendoste për heqjen ose jo të imunitetit të Tahirit. Një ditë më pas, i gjithë grupi parlamentar socialist votoi në mbrojtje të ish-ministrit që prokluroria e akuzonte për përfshirje në grupin kriminal të narkotikës, e quajtur ndryshe dosja “Habilaj”.

Pas këtij momenti Tahiri zgjodhi heshtjen, për të dalë para mediave në një rast tjetër delikat që i rrezikonte atij rehatinë. 19 Prill 2018, dy ditë pas marrjes së rekomandidmit për çeljen e negociatave dhe pak ditë para vizitës së Ramës në Gjermani, i thirrur për të dhënë llogari mbi mos arrestimin e Tahirirt, ky i fundit foli nga oborri i parlamentit. Përsëri komunikimin me Ramën zgjodhi ta bëjë nëpërmjet mediave dhe përsëri me mesazh të koduar. Shprehja e tij se “S’ka bir nëne e as bir kurve që të më pengojë” mori vëmendjen e portaleve, televizioneve dhe studiove televizive. E njëjta mënyrë, i njëjti stil, dhe përzgjedhja e imtësishme e një thënie që Rama e përdorte kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Mesazhi ishte sa i koduar aq edhe i drejtpërdrejtë për kryeministrin. “Mos më bëj kokë turku për meritat e tua se do flas” i tha Tahiri Ramës pak ditë para nisjes në Gjermani.

Mesazhi u mor qartë edhe nga kryeministri, ky i fundit urdhëroi të vetët të ndërrmernin sulm publik ndaj deputetëve gjermanë të CDU-së, këta të fundit këmbngulnin në arrestimin e Tahirit për hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

Edhe pas takimit dy ditor në Gjermani, i vetmi që doli i fituar ishte Saimir Tahiri.

Fat i mirë ky për ish-ministrin që rastësisht shpëton nga laku i burgut. Dhe mbrojtja sërisht i erdhi nga kryeministri Rama.

Burgu dhe burgosja qendrojnë si kërcënim në këtë histori, Rama për hir të suksesit të integrimit kërkon burgosjen e Tahirit, por nga ana tjetër gjendet i burgosur nga frika e “hapjes së gojës” të ish-vartësit të tij.

Tahiri i ka bërë të qartë Ramës se jo vetëm nuk pranon të bëj burg për të , por nëse Rama do e lëshojë, ai do të hapë kutinë e pandorës që në këtë rast është kanabizimi i shqipërisë.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 16:08

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Aktualitet

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Radhë të gjatë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Një qytetare që ka dërguar pamjet pranë Ora News, thotë se ndodhet që prej orës 16:00 në...

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Globi

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Francë gjatë ceremonisë për të  përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një grua 101-vjeçare ka ngatërruar kancelaren Angela Merkel me bashkëshorten...

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Aktualitet

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e së hënës pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut, ku mjeti drejtuar nga shtetasi me iniciale...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!