BE pret reforma, nga Shqipëria droga lumë

Hënë, 30 Prill 2018 15:27

Redaksionale

Kanabisi shqiptar është arritja e vetme që qeveria po i jep vendeve të Bashkimit Evropian në pritje të vendimit të qershorit për hapjen e negociatave. Shtetet e Bashkimit Evropian i kanë bërë të qartë qeverisë së deri në qershor duhet të tregojë se e ka seriozisht luftën kundër drogës. Por realiteti flet ndryshe. Ndërkohë që vendet anëtare presin prova nga Shqipëria dhe qeveria Rama për t’i bindur për hapjen e negociatave, ndërkohë që të gjithë miqtë e shqiptarëve në të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që në qershor Këshilli Evropian të mund të marrë një vendim pozitiv nga Shqipëria shkojnë në Bruksel lajme gjithmonë e më të kobshme.

Vetëm 24 orët e fundit Bashkimi Evropian ka ‘importuar’ nga vendi ynë i vogël në breg të Adriatikut, vend anëtar i NATO-s dhe me statusin kandidat për në BE, tonelata lëndë narkotike.

Nga Shqipëria është nisur drejt tregjeve evropiane një sasi e madhe kokaine, e cila është sekuestruar sot në Spanjë. Në një operacion të policisë vendase në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie rekord kokaine prej 1 ton, si dhe një shumë prej 1.550.000 eurosh. Po sot mediat italiane njoftuan se rreth 2 ton hashash janë sekuestruar nga policia, ndërsa u vunë në pranga 4 shqiptarë.

Tashmë prej vitesh ne këtu në Shqipëri por edhe mbarë opinioni publik evropian ka qenë dëshmitar i një realiteti të vërtetë kriminal. Lume droge drejt Evropës, grabitje, vrasje mafioze, kapje e shtetit nga grupe të strukturuara kriminale, një Kryeministër herë peng i mafias, herë ideator i ‘Kolumbisë’ në zemër të kontinentit të vjetër. Cikli i krimit është thelluar. Nuk ka më vetëm marijuanë, por edhe heroinë dhe kokainë

Fatkeqësisht miqve të shumtë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Evropë, qoftë kjo edhe me lobimin e madh të opozitës në vend, do ta kenë të vështirë të marrin dakordësinë e 28 vendeve anëtare që më në fund Shqipëria të çelë bisedimet dhe të hedhë kështu një hap të rëndësishëm para, drejt realizimit të ëndrrës  evropiane.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 16:25

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!