“Zani i Naltë”, pasqyrë e institucionalizimit të jetës fetare islame në botën shqiptare

Hënë, 30 Prill 2018 19:57

Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin: “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

 

Me gjestin e vet prej burrështetasi të madh, Presidenti shqiptar, z. Ilir Meta, vetëm saka shprehur respekt me përulësi para fakteve të një periudhe shumë të rëndësishme për kombin tonë dhe fetë që i praktikojnë shqiptarët. Ky gjest i z. Metës në fakt e përligj angazhimin antihuman të enverhoxhistëve për ta çrrënjosur fenë nga trungu shqiptar. Vjene koha e një personaliteti të madh kombëtar dhe, respekti për fenë islame si dhe për fetë e tjera qiellore, manifestohet me një krenari kombëtare të padiskutueshme

 

Kohë më parë, me rastin e 95 vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Presidenti shqiptar Sh. T. Z. Ilir Meta, i ka akorduar revistës “Zani i Naltë” titullin “Naim Frashëri” me motivacion “Në vlerësim të kontributit të saj të gjithanshëm në promovimin e dijes, historisë dhe besimit, duke u ofruar gjithë besimtarëve, krahas dijeve fetare, edhe mesazhe atdhedashurie, paqeje e mirëkuptimi në dobi të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare mes shqiptarëve”.

Dy vite më parë, Komuniteti Mysliman kishte kryer projektin e digjitalizimit të kësaj reviste të periudhës 1923-1939, dhe po përgatitej për botimin e saj. Në një event fetar të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, u njoftuam me këtë aktivitet dhe, pa një pa dy, u inkuadrova në bisedë duke kërkuar që edhe ne, si komunitete fetare, të përfshihemi në këshill botues e në redaksi! Kërkova që të marrim pjesë bashkarisht me financa në botimin e këtij projekti të digjitalizuar. Nga perspektiva e sotshme, ky propozim i imi më bën të ndjehem krenar, sepse, bashkarisht ia dhamë po atë peshë që e pati dikur “Zani i Naltë” jo vetëm në shtetin tonë, por edhe në Tokat e Lirueme (nën këtë emërtim përfshihej Kosova, viset etnike në Maqedoni si dhe Lugina e Preshevës). “Zanin e Naltë“ gjithnjë e kam konsideruar si një pasqyrë të fuqishme përmes të cilës janë

reflektuar mendimet islame si dhe mesazhet e atdhedashurisë nga një dyzinë teologësh shqiptarë të asaj kohe. Pa dyshim, bëhet fjalë për bardët e islamit tradicional, të atij islami të cilin shqiptarët e kishin trashëguar brez pas brezi të ëshiruar me çështjen kombëtare, të atij islami që ishte në kompaktësi me traditën, kulturën dhe me idealet shqiptare. Çdo faqe e Zanit të Naltë përmbante porosi dhe angazhim në drejtim të synimeve kombëtare, të shtetbërjes, duke qenë si një çerdhe e një fenomeni të paparë në botë, çerdhe e një trekonfesionaliteti që praktikisht demonstronte bashkëjetesë, tolerancë dhe dashuri ndërvëllazërore. Këtë amanet kombëtar, pa dyshim që e mbanin mbi supet e veta këta teologë si dhe shumica absolute e myslimanëve shqiptarë nga trungu kombëtar. Në aspektin e identitetit kombëtar, kjo revistë do të bëhet edhe si mbrojtëse dhe kultivuese e vlerës më të shenjtë të një identiteti – gjuhës shqipe. Është një përpjekje fantomike, është një angazhim gjigant, është një mjeshtri e mrekullueshme e teologëve të kohës, të cilët me fanatizëm iu rrekën interpetimit të fesë islame, të mësimeve të saj, të parimeve dhe normave të saj në gjuhën shqipe. Dhe tërë kjo do të ndikojë në ngritjen e digës shpirtërore kundër helenizimit dhe sllavizimit të popullit shqiptar nga qarqet e ndryshme shovene të kohës. Nëse e shfletojmë kolonën e këtij projekti kombëtar, sakaq do të vërejmë se, të gjithë teologët e kohës, përmes kësaj reviste në fakt vetëm sa i kanë bartur synimet kombëtare të patriotëve tanë, që nga Lidhja e Prizrenit, për një jetë të institucionalizuar fetare, si një nga kauzat bazë të identitetit tonë kombëtar, për të vazhduar në periudhën e Mbretërisë Shqiptare, ku Institucionet tona fetare do të marrin rolin e pamohueshëm të zhvillimit kombëtar dhe deri te themelimi dhe shtrirja e këtyre Institucioneve fetare në viset e Tokave të Lirueme, në të cilat, jeta fetare kultivohej vetëm në suaza të xhamive e të kishave!

Shikuar nga prizmi i dokumentaritetit, Zani i Naltë përjetë do të shërbejë si një procesverbal i kohës, në të cilën janë nënvizuar të gjitha pikëpamjet dhe angazhimet për rrënjosjen e dashurisë për fenë dhe atdheun. Është një procesverbal që dokumenton frymimin dhe zhvillimin filozofik, fetar, kulturor, patriotik dhe historik të shqiptarëve që pas Pavarësimit e deri në instalimin e sistemit komunist në shtetin amë. Këtu, do të pasojë një shkëputje gjysmëshekullore por, sërish, pikërisht kjo revistë, botimet fetare të kohës por, pa dyshim,

edhe inkuadrimi i një potenciali të konsiderueshëm të teologëve tanë nga Maqedonia, pas rënies së diktaturës komuniste, do të ndihmojnë në ringjalljen, rimëkëmbjen dhe riorganizimin e jetës fetare islame në Shqipëri. Botimi i “Zanit të Naltë” në atë kohë dëshmon për seriozitetin, vizionaritetin dhe devotshmërinë e teologëve patriotë të kohës. Me digjitalizimin e saj dhe me botimin e saj, sot, ne vetëm sa kemi dëshmuar për besnikërinë tonë ndaj angazhimit atdhetar e fetar të bardëve tanë, kemi shprehur respektin ndaj tyre dhe kemi dëshmuar se përjetë i jemi falënderues gjeneratës e cila u angazhua në institucionalizimin e jetës sonë fetare. Në këto pikëpamje të mia sa racionale aq edhe të përshpirtshme e gjej motivimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, për ta shprehur respektin shtetëror ndaj revistës fetar e kulturor, “Zani i Naltë”, duke ia akorduar titullin e lartë “Naim Frashëri”. Me këtë gjest prej burrështetasi të madh, z. Meta, vetëm sa ka shprehur respekt me përulësi para fakteve të një periudhe shumë të rëndësishme për kombin tonë dhe fetë që i praktikojnë shqiptarët. Ky gjest i z. Metës në fakt e përligj angazhimin antihuman të enverhoxhistëve për ta çrrënjosur fenë nga trungu shqiptar. Vie koha e një personaliteti të madh kombëtar dhe, respekti për fenë islame si dhe për fetë e tjera qiellore, manifestohet me një krenari kombëtare të padiskutueshme. Ky gjest institucional shtetëror, neve, klerikëve shqiptarë, na e shton vullnetin, dëshirën dhe devotshmërinë në kultivimin e më tejmë të vlerave fetare duke i gërshetuar mrekullueshëm me vlerat e padiskutueshme kombëtare. Zatën, ky do të duhej të ishte program aktual gjithëshqiptar, i mbështetur në platformën bashkëkohore kombëtare me synim të qartë për të dëshmuar se populli shqiptar është, pa dyshim, vlerë e civilizimit të përbotshëm perëndimor.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Globi

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri të ditur se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, dëshiron të mbajë një takim të dytë me Presidentin amerikan Donald...

Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës

Aktualitet

Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës

Shoqata e të përndjekurve politikë dhe familjarë të viktimave të komunizmit nderuan të enjten dhjetra persona, që u pushkatuan dhe u dënuan në fshatin Mursi të Sarandës. Kjo zonë në kufi...

Emirates kërkon të blejë Etihad dhe të krijojë linjën ajrore më të madhe në botë

Aktualitet

Emirates kërkon të blejë Etihad dhe të krijojë linjën ajrore më të madhe në botë

Kompania ajrore që mbart flamurin e Dubait, Emirates, po kërkon të blejë fqinjin e saj me humbje, Etihad. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të krijohej linja ajrore...