Erjon Veliaj gënjen për pemët, fsheh vjedhjen

Tuesday, 01 May 2018 11:16

Shfaqja e Erjon Velisë me lopatë në dorë duke mbjellë pemë, kudo, madje njëkohësisht në shumë vende sipas kasetave që u dërgon medieve, është kthyer në një barcaletë që i përngjason fushatës së dikurshme të komunizmit me hapjen e tokave të reja. Ashtu si Veliaj, edhe regjimi hoxhist shfaqej ditë e natë duke hapur toka të reja dhe e përcillte aq egërsisht këtë fushatë tek shqiptarët, saqë tërhoqi edhe vëmendjen e medias italiane. Me qesëndi, mediat italiane bën një investigim të thjeshtë gazetaresk dhe zbuluan se nga regjimi komunist ishin propaganduar aq shumë sipërfaqe toke të hapur, saqë rezultonte të ishte më shumë se vetë sipërfaqja e Shqipërisë.

Ky shkrim i medieve italiane i shkon aq përshtat fushatës së mbjelljes së pemëve të Erion Velisë saqë nuk rrëzohet shkrimi i italianëve nëse zëvendësojmë mbjelljen e pemëve me hapjen e tokave. Por, ashtu si edhe në komunizëm, edhe historia e Veliajt ka një faturë financiare të mistershme. Ai nuk e thotë se vetëm një pemë kushton të paktën 40 mijë lek dhe nëse do ta shumëzojmë këtë më 120 mijë pemë të mbjella, siç thotë ai, rezulton një faturë prej rreth 5 miliardë lekësh dhe me një “pyllëzim” që kapërcen edhe xhunglën e Amazonës.

Ashtu si komunistët që shkuan në Kinë me tokat e hapura, Veliaj ka shkuar në Honolulu me pemët e mbjella. Por, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe kjo fushatë kinse gjelbërimi nuk është gjë tjetër veçse një farë e zezë korruptive.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Aktualitet

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Gruaja 55-vjecare qe u masakrua për motive pronësie nga kunati dhe dy djemtë e tij, ndodhet ne gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Armathë të Qendrës...

Basha: Me mua Fushaj garonte në tendera, ndërsa tani ndryshohet ligji në favor të tij

Politikë

Basha: Me mua Fushaj garonte në tendera, ndërsa tani ndryshohet ligji në favor të tij

Një pjesë e mirë e atyre që kreu i PD-së, Lulzim Basha i etiketoi si oligarkë, që po “zhvatin” paratë e shqiptarëve me ndihmën e qeverisë, kanë bashkëpunuar edhe me...