Nëntë bandat që ka goditur Rama

Tuesday, 01 May 2018 14:09

Nga Luçiano Boçi

Dje Rama deklaroi që ka eleminuar 9 nga 40 bandat që operojnë në Shqipëri, të numëruara nga Ministri i Brendshëm.
Kush nuk beson kryeministrin tonë të lavdishëm, të lexojë më poshtë bandat që ka goditur Rama këto muaj të qeverisjes, në bashkëpunim të ngushtë me Balilajt, Habilajt drejtorët e arratisur e me “ca koka”.
E mos thoni pastaj që nuk e meritojmë hapjen e negociatave!!!!
1. Banda e protestuesve të Kukësit, që dolën kundër taksës së rrugës. Drejtësia “popullore” po i mban akoma në burg.
2. Banda e anëtarëve të Forumit Rinor të PD që bashkëponin ngushtë me ato të LRI-së. Këto mbahen ende në vëzhgim si të rrezikshëm për rendin e qetësinë.
3. Banda e fukarejve të ndihmës ekonomike. Kjo ishte dhe banda më e madhe e zbuluar ndonjëherë në histori, me rreth 30.000 anëtarë. 
4. Banda e Lushnjes, e fermerëve që nuk shisnin dot produktet e tyre dhe i hodhën në rrugë.
5. Banda e të rinjve të Shkodrës që i prenë rrugën K/m-së.
6. Banda e protestueve të bllokimit të rrugëve nacionale që bashkëpunonin ngushtë dhe me politikanë “kriminelë” nga opozita, të proceduar të gjithë.
7. Banda e Vërrisë që doli kundër inceneratorit.
8. Banda e berberëve që nuk pajisnin me kupon ata që rruanin.
9. Banda e lagjes sime që drejtohej nga kapoja dentist që kishte blerë një makinë të re Skoda “luksoze”......me leasing.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 14:13

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Oficerit i vënë armën te koka në sy të deputetëve: Nuk del i gjallë nga zyra nëse arreston djalin e Rrahjas

Politikë

Oficerit i vënë armën te koka në sy të deputetëve: Nuk del i gjallë nga zyra nëse arreston djalin e Rrahjas

Ish-oficeri i policisë gjyqësore dhe nënkomisari Emiliano Nuhu në një intervistë për gazetarin investigativ Basir Çollaku ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me përdhunimin e shtetases Xhensila Maloku. Sipas tij e...

Kultivonin kanabis në Greqi, shqiptarët i merr më qafë helikopteri

Aktualitet

Kultivonin kanabis në Greqi, shqiptarët i merr më qafë helikopteri

Policia greke ka zbuluar një parcelë kanabis dhe ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të moshës 48 dhe 33 vjeç, që akuzohen se ishin kultivuesit e bimës narkotike. Kjo parcelë ndodhej në...

JA DHE KJO TJETRA/ Të qash apo të qeshësh, këto drejtojnë vendin sot

Aktualitet

JA DHE KJO TJETRA/ Të qash apo të qeshësh, këto drejtojnë vendin sot

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, u bë gazi i botës pak ditë më parë, teksa fjalën “karshi” e ndau në rrokje ndërkohë që fliste nga foltorja e Kuvendit. Por duket se...