Hetimet për Tahirin të shkojnë tek Rama, jo në Gjorm

Tuesday, 01 May 2018 20:17

Lajmi se hetimet për hetimin e Tahirit janë zhvendosur në Gjorm të Vlorës krijojnë një përplasje logjike, sepse pikësëpari kjo nënkupton një largim nga Tirana, bash aty ku qëndron “arma e krimit”, Kryeministri Edi Rama.   

Çështja Tahiri është e thjeshtë dhe nuk mund të trajtohet sikur po gjejmë ndonjë gjilpërë në kashtë apo si një çështje që kërkon zgjidhjen nga ndonjë Sherlock Holms. Implikimi i tij në narko-trafik me kushërinjtë e tij Habilajt është i provuar katërçipërisht, madje qysh tek sedilja e makinës së vet me targë AA003GB për të vijuar me zbardhjet e regjistrimeve të Habilajve nga “çunat” e policisë italiane.

Po aq sa ka dalë zbuluar Tahiri aq cullak ka dalë edhe Rama, marrë parasysh faktin se, mirë që droga është prodhim i Tahirit, por Tahiri nga ana tjetër është prodhim i Ramës. Ky “farë droge” u vendos në krye të Ministrisë së Brendshme nga Edi Rama me këtë detyrë të posaçme, pikërisht për të kanabizuar Shqipërinë dhe për ta hedhur atë në rrjetin e karteleve të kokainës së Amerikës Latine.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka një varg provash vendimtare që e lidhin Edi Ramën me Tahirin, dhe këtu përfshihen përmbajtjet e atyre deklaratave të tija se Tahiri është” ministri më i mirë i qeverisë” dhe koha e bërjes së tyre, në momentet kur në Shqipëri ranë avionë me drogë, u kapën dhjetra tonelata kanabis, kur u zbulua fabrika e kokainës së Xibrakës madje edhe në orët e para të arrestimit të Habilajve në Itali.

Prandaj, hetimet nuk duhet të humbasin kohë në Gjorm apo gjetkë, por të shkojnë e të kapin vet “armën e krimit”, Edi Ramën!

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 18:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

Politikë

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

NGA PETRIT VASILI Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit..... Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit. Sot ai hodhi poshte...

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Politikë

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas po mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të...

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Aktualitet

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Fusha e Rërës" duke vënë në pranga 46 vjecarin Ardian Llana. Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla,  parandalimit...