Dekalogu i rrëmujës dhe kolapsit të drejtësisë‎

E mërkurë, 02 May 2018 08:09
Nga Oerd Bylykbashi
Sistemi i drejtesise eshte ne koma. ‎Deri kur nuk dihet. Edi Rames kryeminister kjo i intereson shume. Keshtu mban te bllokuar hetimin per ministrat e tij te perfshire ne trafiqe droge dhe korrupsion. Shqiptareve kjo nuk u intereson aspak. ‎Megjithate kam degjur analiste sharlatane qe thone me mire pa gjykata se me gjykata te korruptuara. Do te doja t'i shihja kur tu marrin pronen apo t'i arrestojne pa te drejte ku do ankohen. Ky eshte dekalogu:
 
1- Gjykata Kushtetuese eshte mbyllur de facto. Nga 9 antare, vetem 4 jane me mandat te plote madje nje prej tyre ende eshte nen tehun e vetingut dhe nderkohe duhen jo me pak se 6 anetare qe Gjykata te mblidhet. Nuk dihet kur Gjykata Kushtetuese do te rikthehet ne funksionim. Jo vetem qe mund te kete anetare te tjere qe largohen por nuk emerohen dot te tjere. Pa kete gjykate, askush nuk mbron dot te drejtat e tij kushtetuese te shkelura nga qeveria. Ishpronaret jane te paret qe e vuajne dhunimin e te drejtes se tyre. Me vendime qeveri u behet nul e drejta e tyre e prones dhe me ligje antikushtetuese prona qe duhet tu kthehet atyre po i jepet oligarkeve nen petkun e "investitoreve strategjike".‎
 
2- Gjykata e Larte eshte paralizuar de facto, ka me pak se gjysmen e anetareve te saj nderkohe qe ka mbi 20 mije dosje te pagjykuara. Thashethemet metropolitane flasin per anetare te tjere qe do largohen nga vetingu. Nje gjykate qe tashme e Larte eshte vetem ne leter.‎ Kush ka hall e pret drejtesi atje, ta fleje mendjen per nje kohe te gjate.‎
 
3- Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi i paralizuar me pretekstin se antaret e tij nuk i jane nenshtruar vetingut‎ edhe pse ligji nuk e kerkon kete si kusht paraprak.Ligji thote qe anetaret e KED i nenshtrohen me perparesi vetingut pasi emrohen, por jo qe pa u bere vetingu nuk emerohen sic eshte rasti i KLGJ apo KLP apo Prokurorit te Pergjithshem. E verteta eshte se Rames nuk i pelqen perberja aktuale e KED. Ai e di se bllokimi i KED bllokon procesin e zevendesimit te vendeve bosh ne Gjykaten Kushtetuese dhe te Inspektorit te Larte te Drejtesise. Ky i fundit eshte figura kyce per venien para pergjegjesise te gjyqtareve dhe prokuroreve. Pa u emeruar Inspektori, rolin e tij po e luan Ministrja e Drejteise e Rames. Pra qellimi eshte i qarte: te bllokohet Gjykata Kushtetuese dhe ILD derisa te krijohen kushtet per te caktuar njerezit qe do Rama.‎
 
4- Keshilli i Larte Gjyqesor eshte i bllokuar. Jane caktuar me short te korruptuar vetem 5 antaret e parlamentit. 6 gjyqtaret qe duhen emeruar jane ende te bllokuar nen pretekstin e vetingut. Nuk dihet kur do te dalin kandidaturat, por me siguri kur te kete zgjedhur Edi Rama emrat qe i bejne pune per te kontrolluar totalisht KLGJ.
 
5- ‎Keshilli i Larte i Prokurorise eshte i bllokuar. Si ne rastin e KLGJ, jane caktuar me short te korruptuar vetem 5 antaret e parlamentit. 6 prokuroret qe duhen emeruar jane ende te bllokuar nen pretekstin e vetingut. Nuk dihet kur do te dalin kandidaturat, por me siguri kur te kete zgjedhur Edi Rama emrat qe i bejne pune per te kontrolluar totalisht KLGJ nepermjet Prokurores Provizore.‎
 
6- Gjykata e Krimeve te Renda dhe Prokuroria e Krimeve te Renda jane paralizuar. Parlamenti nuk lejon te arrestohet Tahiri, Ministrja e Drejtesise me Prokuroren Provizore i heqin deshmitaret nga duart, mediat e kryeministrit i sulmojne verbalisht, ‎Ministri i Brendshem dhe Prokurorja Provizore i hoqen kompetencat ligjore vetem me nje marveshje mes tyre me te cilen ngriten task forca te paligjeshme.
 
7- Prokurori i Pergjithshem mbahet i bllokuar sa kohe nuk ngrihet KLP. Sipas Kushtetutes, kandidatet duhet te propozohen nga vete prokuroret dhe jo si Prokurorja Provizore qe u propozua nga 28 deputete te PS. Sipas Kushtetutes, kandidatet qe i cohen Kuvendit per votim perzgjidhen nga KLP. Pra sa kohe KLP nuk ngrihet dot, nuk ka as kandidate per Prokuror. Sipas Kushtetutes kandidatet duhet t'i nenshtrohen fillimisht vetingut e me pas te votohen nga ‎Kuvendi. Me kete ritem breshke, nje Zot e di se kur do te ndodhe kjo. Nese do ishin miratuar amendamentet kushtetuese te opozites, tani do kishim Prokuror kushtetues. Por kjo u rrezua. Kemi surrogatin e Prokurorit te Pergjithshem, Prokuroren Provizore qe mesa duket do te jete afatgjate per aq kohe sa t'i duhet Kryeministrit.
 
8- SPAK i famshem (gjykata e posacme dhe prokuroria e posacme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit) nuk eshte ngritur e nuk ngrihet dot sepse eshte bllokuar KLGJ‎ qe do te emeroje gjyqtaret dhe KLP qe do te emeroje prokuroret e SPAK. Sa kohe qe nuk ngrihet SPAK, krimet e renda do t'i hetojne task forcat e paligjeshme te Fatmir Xhafes qe kontrollon edhe Prokuroren Provizore. Pra qeveria do hetoje Habilajt dhe Tahirin, ministrat dhe kryebashkiaket e korruptuar. E kush e beson kete?
 
9- Sa kohe jane te bllokuara organet larta te drejtesise, prokuroret do te jene pa mbrojtje dhe nen presionin e qeverise. Si ata prokuroret qe firmosen urdher-arrestet e falsifikuara te protestuesve kuksianeve qe ishin rrembyer ne mes te nates nga shtepite, sikur arrestet ishin bere ne ora 10.00. 
 
10- Sa kohe jane te bllokuara organet e drejtesise, gjyqtaret do te jene nen presionin e qeverise. Si ‎ajo gjyqtarja qe konfirmoi si te ligjeshme te gjitha veprimet e paligjeshme te policise dhe prokurorise ndaj protestuesve kuksiane. Nderkohe Sajmir Tahiri mbrohet me vendim parlamenti qe vendos ai e jo gjykata se cfare perben prove.
Kjo eshte gjendjaaktuale e kolapsit te sistemit te drejtesise. Nje Rrumpalle ne Drejtesi, aspak reforme. Ky ishte skenari i kapjes politike nga Rama te drejtesise qe sot eshte ne zbatim te plote. Rama kerkon qe ta ruaje sa me gjate kete situate, te vazhdoje te qeverise me vendimet e tij, pa ligj, pa friken se gjykatat e kundershtojne, pa friken se ai dhe ministrat e tij do hetohen e denohen. 
 
Nderkohe bucasin tamtamet e tij sikur vetingu eshte drejtesia e re, vetem qe te mbuloje kete kolaps te qellimshem. ‎Por organet e vetingut nuk zgjidhin ceshtje gjyqesore pronash. Maksimumi, do i zgjidhin ceshtjet gjyqesore te pronave anetarit te komisionit te vetingut qe ka ceshtje te hapura pronash me allishverishe, ne nje nga gjykatat e vendit. Fundja, cili gjyqtar do te guxonte te mos i jepte te drejte?‎
 
Sigurisht, shume gjyqtare e prokurore qe me korrupsion kane bere pasuri do te ikin. Gje shume e mire. Por a keni pare deri tani ndokend qe te kete vile gjigande si ajo e Kryeministrit qe e ka ndertuar me vetem 3 mije euro dhe shitjet e librit "Kurban" e qe mesa duket ia kalon dhe bestseller-it "Harry Potter"? 
 
Dhe ky eshte vetem fillimi i rremujes dhe kolapsit ne drejtesi. Mjere ai hallexhi qe sot ka hall dhe duhet t'i drejtohet gjyqesorit. Do t'i duhet te prese gjate.
Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 16:12

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Krimet e Rënda caktojnë prokurorët për Shullazin, por..

Aktualitet

Krimet e Rënda caktojnë prokurorët për Shullazin, por..

Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se është caktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen “Shullazi”, por emrat nuk bëhen të ditur deri në...

Armëmbajtje pa leje dhe kokainë, 2 të arrestuar dhe 67 të shoqëruar

Aktualitet

Armëmbajtje pa leje dhe kokainë, 2 të arrestuar dhe 67 të shoqëruar

Dy persona janë arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Në rrugën “Asim Vokshi” u arrestua Arsen Caka 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik...

Ambasadori i SHBA në Kosovë Delawie, i përgjigjet Elez Blakajt

Bota Shqiptare

Ambasadori i SHBA në Kosovë Delawie, i përgjigjet Elez Blakajt

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, nuk deshi të komentojë lidhur me çështjen e dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj apo protestat kundër Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Sipas...