Shteti shqiptar në kolaps!

Premte, 04 May 2018 14:27

 

Nga Gjovalin Laska

Sot ne vitin 2018 kur Shqipëria tenton te behet pjese e familjes se madhe Evropiane kthehet ne një forme te re diktature alla Edvinste!

Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë ne nenin 7 te saje shprehet: "Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor". Pyetja shtrohet: A kemi sot ne Shqipëri Një sistem qeverise te bazuar ne Kushtetute???? Një pikëpyetje e madhe?

Shqipëria sot po qeveriset vetëm nga qeveria dhe pikërisht nga një individ Edi Rama, ne te cilën legjislativin e dominon totalisht me shumice te theksuar dhe ekzekutivin e ka te tijin qe kjo dihet por me mekanizmin e shpikur nga bojërat e penelit te tij idiotesk te cilin e ka emërtuar " Veting" ka futur ne kolaps sistemin e trete dhe me te domosdoshmin ate Gjyqësore me teorinë e tije te korrupsionit duke përjashtuar nga ky sistem te gjithë ata qe Edi Rama kur ka dëshirë i quan te korruptuar dhe kur janë ne interes te tije janë te ndershëm. Pa dashur te mbroj askënd ne sistemin gjyqësore ne mënyrë individuale por te përjashtosh gjyqtare, prokurore  etj sipas dëshirës se një Idioti i cili vetëm shtetarë nuk është do te thotë qe çmenduria nuk paska kufi. Sidomos kur kjo çmenduri frymëzohet edhe nga individë te cilët e kalojnë shkallen e inteligjencës se mesme e larte, pasi ajo e Kryeministrit tone është ne nivelet e një te çmenduri dhe te gjithë nëse ti vërejmë me kujdes kane filluar te sillen vërdallë siç ka dëshirë ai.

Sot nëse ne mbaron një gjykim ne Gjykatën e Apelit dhe kërkon te ezurosh te gjitha hallkat e sistemit Gjyqësore nuk ke asnjë shans pasi hallkat me te larta te këtij sistemi janë bllokuar për arsye te mospasjes se kourumit te tyre dhe kjo është bere me djallëzi për mos funksionimin e rasteve te ankesave drejt Gjykatës Kushtetuese për veprimet e paligjshme qe qeveria e Edi Rames po ndërmerr ndaj qytetareve me taksa te larta, veprime arbitrare shkarkime politike, përndjekje politike gjyqtaresh dhe prokuroresh etj. Sot nuk ka mbetur asgjë tjetër vetëm te themi o zot kur do e marrësh këtë njeri pasi qytetaret i ka rraskapitur. Krimi po qeveris ne çdo sektor te jetës. Kriminelet pushtetarë qe kane mbuluar Shqipërinë me droge nuk i dërgohen drejtësisë, pasi mbrohen nga Edi Rama, por nëse një qytetare i thjeshte bën një veprim edhe shkelje administrative burgosesh se ka thënë ai i gjati dhe nëse nuk e bëjmë na kap "Veting".

Është për te ardhur turp kur te gjithë shoqëria aq me keq ajo intelektuale përfshire edhe Gjyqtare dhe Prokurore i janë nënshtruar një injoranti për te vetmin fakt se mos po shpëtojmë   nga "Vetingu". Ne çdo bisede sot nuk behet fjale për te mirën publike apo për një jete pozitive ne këtë vend por behet fjale vetëm " nuk mundem se me shkruajnë tek Vetingu, edhe se e di se ke te drejte por nuk mundem mos ma merr për keq". Kjo është një e vërtetë e hidhur sot ne Shqipëri për te cilën askush nuk fol se ka frike Vetingun, ka frike policinë, ka frike bashkine, ka frike prokurorinë, ka frike gjykatën, ka frike njerëzit me kollare. Ja jeta ne Shqipëri pa buke jetojmë dhe  pa Veting Jo

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 17:23

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!