Turi apo turpi i karrocës së llogaridhënies së Ramës

Diel, 06 May 2018 18:10

Redaksionale

Edi Rama ka zgjedhur të dalë me karrocën e llogaridhënies nëpër Shqipëri, një akt ky që nuk gjen shembull as në republikat e bananeve(jo të kokainës). Momenti i përzgjedhur për të dalë me karrocën e qeverisë-rrangalle është bash kur në skenë rikthehet Tahiri. Tanimë, që prangat e ndërkombëtarëve po vërviten tek eksponenti politik më i afërt i tij,  Edi Rama duhet të shpikë një pudër të re për t’ja hedhur fytyrës së tij, përpos asaj tradicionale që vjen nga Kolumbia. Rivendosja e këtij makijazhi kinse llogaridhënieje është një fshehje e fytyrës kriminale të qeverisë së tij dhe nuk tregon gjë tjetër veçse vendosmërinë e Edi Ramës për të mos dhënë llogari para shqiptarëve, jo vetëm llogari politike, por edhe penale, marrë parasysh përlyerjen e tij në batakun e narkotrafikut.

Marrim korrupsionin dhe abuzimet publike. Cila është llogaridhënia e Edi Ramës? Po t’i marrim me radhë drejtorët dhe sekretarët e përgjithshëm deri tek ministrat, nuk është pushuar nga puna asnjëri prej tyre. Ministra të tillë si Ahmetaj, Nikolla e të tjerë, përfshirë edhe ish-ministra si Ilir Beqja, që bëri namin me shëndetësinë, vazhdojnë të notojnë të qetë në rezervuarin  e korrupsionit qeveritar.

Marrim raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit i cili denoncoi një korrupsion në të gjitha fijet e qeverisë dhe denoncoi mbrojtjen që u bëhet politikanëve, si Tahiri, nga ndjekja penale. Çfarë llogaridhënieje dha Rama? Jo vetëm që s’tha gjysmë fjale, por bën sikur s’e njeh fare DASH-in, por merr nën sqetull atë progresraportin e Ramanë Vlahutin dhe e var në mur si ato shkarravinat e veta në kryeministri.

Në një këndvështrim më të hollë, kryeministri bën një autogol politik me këtë tur(p)in e llogaridhënies. Një qeveri ka institucione shtetërore përmes të cilave jep llogaridhënieje, pra janë shinat ligjore e institucionale, dhe jo daljet turistike nëpër qytete. Për një pronë apo çdo lloj problemi që has qytetari, janë institucionet shtetërore ato që duhen  të mbahen përgjegjëse. Fundja, ç’mund të zgjidh karroca e turit të llogaridhënies së Ramës, kur hipotekat vjedhin pronat e ua kalojnë shpurës së kryeministrit? Po kështu, çfarë varfërie do zgjidhë ky farë kryeministër kur institucionet që ai drejton heqin nga skema e ndihmës ekonomike 40 mijë familje. Prandaj, ky tur nuk është veçse një turp i llogaridhënies së karrocës së Ramës.

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 18:45

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!