Dinastia Romanov: Historia mizore e një pushteti

Hënë, 07 May 2018 17:46

(Kritikë nga “The Economist”)

Romanovët 1613-1918” të historianit të shquar botëror, Simon Sebag Montefiore është botimi më i ri i Shtëpisë Botuese “55”

Të sundoje Rusinë nuk ishte një perspektivë tunduese në 1613 kur Romanovi i parë mori me hezitim fronin. Përgjatë tre shekujve vijues, principata e mpakur dhe e rrënuar nga lufta e Moskovit u kthye në një perandori të stërmadhe, megjithatë në kurriz të të përvuajturve dhe të vetë familjes, politika e dinastisë së të cilës përfshinin vrasje, torturë, tradhti (seksuale dhe tjetër) dhe ku mizoria ishte e zakonshme.

Historia e Simon Sebag Montefiores fillon me Mikaelin e mjerë dhe melankolik, i tërhequr në rrënojat e hirta të Kremlinit nga fisnikët, të cilët pas zënkave me njëri tjetrin, ishin të dëshpëruar për unitet përballë disfatës që pësuan nga Polonia e madhërishme. Ajo paraqet më të mëdhenjtë; Pjetrin e shthurur, Katerinën, bashkëshorte vrasëse dhe  gjermanen uzurpatore”; dhe dështimet e mjera të Aleksandrit III, i cili e sundoi Rusinë si një “latifondist mizor”. Përfundon me patetikun, Nikolasin II, cari i fundit, i rrëzuar dhe i vrarë nxitimthi së bashku me gruan dhe fëmijët nga bolshevikët në 1918. Mbretërimi i tij mizor u shpagua vetëm nga “hirësia, durimi, humori dhe dinjiteti” që familja e damkosur mbretërore tregoi gjatë robërimit të vet.

Sistemi bazohej në idenë se vetëm “një individ i plotfuqishëm e i bekuar nga Zoti” kishte tagrin (autori preferon termin “ madhështinë rrezatuese”) për të drejtuar një shtet të gjerë, ndërsa njëkohësisht personifikonte misionin e shenjtë të Krishtërimit Ortodoks. Çelësi i mbijetesës së sundimit  ishte delegimi i pushtetit. Pjetri dhe Katerina, me gjithë mënyrat e tyre tiranike e plot cene, ishin mjeshtër të kësaj pune; i preferuar i Katerinës, Grigori Potemkin, ishte një administrator i talentuar, Aleksandër Suvorov po ashtu ishte një komandant ushtarak mbresëlënës. Monarkët e tjerë më së shumti përpiqeshin ta drejtonin vetëm Rusinë, me pasojë që rezultonin të ishin shkatërrimtare. 

Admiruesit e autorit do të zbulojnë shumë për kënaqësinë e tyre. Sikurse dhe me librat e mëparshëm, veçanërisht mbi Stalinin, Simon Sebag Montefiore, një shkrimtar dhe historian britanik, zotëron një aftësi të veçantë për të nxjerrë në pah detaje domethënëse të cilat krijojnë një rrëfim tërheqës. Historia e tij vigane mbi dinastitë mbretërore të Rusisë zbulon copëza të tilla lodruese, mbresëlënëse dhe shtangëse. Me të vërtetë, përmban doza erotizmi dhe përgjakjeje. Gjymtimet e bollshme, ekzekutimet dhe lemeri të tjera që personazhet kryesore i kanë shkaktuar njëri-tjetrit apo të tjerëve, janë të përshkruara në detaje të frikshme. Në veçanti, pasionet private të oborrit të Romanovëve, të ruajtura në letra dhe ditarë, sfilojnë para syrit të lexuesit. Një kallo në një vend fatmirë të penisit të “murgut të çmendur” Rasputin, sjellja skandaloze dhe këshillat e keqija të të cilit ndikuan në gremisjen e dinastisë, shihet si një arsye e mundshme për suksesin e tij me gratë aristokrate.

Përtej gjakderdhjes dhe seksit, pena e autorit krijon një prozë të rrjedhshme dhe vezulluese. Shumë prej refleksioneve e tij mbi epokën e Romanovëve përkojnë me regjimin e tanishëm të Vladimir Putinit: “modeli i sjelljes ruse”, shkruan ai është “servilizëm me ata lart dhe tirani për ata poshtë”. Oborri Rus ishte një bord-pushteti: i lejonte pjesëmarrësit të shtonin pasuri dhe i detyronte të ndanin interesat. Megjithatë, i lejonte po ashtu të konkurronin pa përdorur luftë civile apo revolucion. Kjo tingëllon ngjashëm me Kremlinin modern.

Megjithatë, kompleksiteti i libri vjen duke u zbutur. Shumicës së lexuesve u duhet të shfrytëzojnë pemët e familjeve dhe listën e personazheve të vendosur në fillim të çdo kapitulli. Ilustrimet me ngjyra ndihmojnë që personazhet kryesore të fiksohen në mendjen e lexuesit; disa harta ndihmojnë për të ilustruar rënien dhe ngritjen e kombeve.

Fokusi bazohet ngushtësisht tek intrigat e oborrit dhe mbi rolin e Romanovëve në politikat e larta evropiane. Ekonomia, biznesi, shoqëria dhe kultura marrin një trajtim të cekët. Historiani Alexander Etking argumenton se rrënjët e fatkeqësive të Rusisë gjenet tek pasuritë e saj natyrore, të cilat inkurajuan sunduesit të grabisnin vendin si kolonizator në vend që ta modernizonin. Por, pavarësisht sunduesve të saj mizorë, ky vend i stërmadh filloi të modernizohej. Tragjedia qëndron në faktin se Romanovët e mëvonshëm ishin tepër të frikësuar madje jashtë realitetit në rastin e Nikolasit II për të ndërmarrë reforma që mund t’i shpëtonin. Kjo dilemë është po aq e njohur sa edhe e lashtë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tetë tradita të çuditshme seksuale të antikitetit

Lifestyle

Tetë tradita të çuditshme seksuale të antikitetit

Tema e seksualitetit ka qenë e rëndësishme edhe para erës sonë. Disa tradita që kanë ekzistuar në Greqinë dhe Romën e lashtë do ishin të dënueshme edhe sot. Bota sot...

“Nata ime me Dan Bilzerian”, 29-vjeçarja zbulon se si janë realisht festat e “mbretit të Instagramit”

Show-biz

“Nata ime me Dan Bilzerian”, 29-vjeçarja zbulon se si janë realisht festat e “mbretit të Instagramit”

Si janë në të vërtetë festat e playboy-t Dan Bilzerian?! Këtë e ka zbuluar Kaitlyn Isham, ylli i reality show “The Seven Year Switch”, e cila mori pjesë në një...

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Globi

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri të ditur se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, dëshiron të mbajë një takim të dytë me Presidentin amerikan Donald...