Sulltan Rama nuk ka pranga për miliona shqiptarë që kalojnë Rrugës së Kombit

E Enjte, 05 Prill 2018 16:44

Jam i detyruar te bej ketë deklaratë për mbarë opinionin publik, mediat dhe përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë.

Të nderuar bashkëkombës të mi, shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues te shoqërisë civile dhe të shoqatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Si i persekutuar politikë në diktaturë dhe në demokraci, si drejtues një dekadë i Partisë Demokratike ne Tropojë, deputet i saj i dalë nga burgu politik, pushtetar lokal i Qarkut Kukës, gjithashtu prej mese 15  vjetësh anëtar i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e prej 15 vitesh President i Unioni Artistik të Kombit Shqiptar deklaroj si më poshtë: Regjimi revashist i instaluar me dhunë e terror ne vitin ‘97 dha pasardhësit e tyre të ardhur në pushtetar me paratë e krimit, drogës, bandave dhe trafiqeve nën siglën e Rilindjes kanë ushtruar një dhunë e terror të egër ndaj meje dhe familjes time ne vitet 97 - 2005 me burgosje politike dhe disa atentate ndaj meje dhe familjes time. Çuditërisht edhe sot Kryeministër Rama dhe segmentet e shtetit dhe të mediave të kapura prej tij, me kanë shpallur person në kërkim kur në fakt unë jam qytetarë i lirë dhe i paimplikuar në asnjë precedent që përbën vepër penale apo administrative dhe në fakt po ushtroj detyrën time në shërbim të artit dhe kulturës kombëtare si qytetarë i lirë në Tiranë. Nuk kam asgjë personale me Kryeministrin uzurpator të pushtetit, por jam i vendosur në betejën dhe kauzën time për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike dhe të mbrojtjes së interesave kombëtare të cilat Kryeministrin Edi Rama i ka shitur si dikur Esat Pashë Toptani, në këmbim të mbajtjes së pushtetit të tij dhe bandave kriminale që e kanë sjellur në pushtet. E kam akuzuar publikisht për shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbi të Evropës, për tradhtinë ndaj Çështjes Çame, për marrëveshjen e fshehtë e mafioze të shitjes detit, për dhunën e burgosjet e njerëzve të thjeshtë e simpatizantëve të opozitës. Kam denoncuar kursin e tij politik antikombëtar, dhe marrëveshjet e tij të fshehta me Vuçiçin, Erdoganin dhe Putinin për ndarjen e Kosovës, tregun e përbashkët Ballkanik si projekt të Serbisë Madhe. Kam denoncuar publikisht sulmet e tij të egra ndaj simboleve kombëtare dhe elitës intelektuale kombëtare, Akademisë së Shkencave, Universitetit të Tiranës dhe së fundmi ndaj Teatrit Kombëtar. Me datë 31 mars bëra një shkrim kundër piramidave që ngriti në Rrugën e Kombit. Kundër traut pa alternativë si një e drejtë themelore e kushtetuese e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në hapësirën mbarëkombëtare, kundër taksës së dyfishtë, duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë për mosbindje civile, e drejtë themelore që i njihet opozitës të çdo vendi demokratik, si hap i fundit për të ndalur revanshin e një qeverie despotike, antipopullore e antikombëtare. Pushteti lokal i Kukesit, Hasit, Tropojës organizuan me dt 31 Mars një protestë paqësore kundër traut të Ramës pa alternativë dhe taksës së dyfishtë. Mijëra qytetarë të qarkut i thanë Jo taksidarit Rama. Si qytetar i këtij vendi, por dhe si ish pushtetar lokal dhe ish deputet e përfaqësues i mijëra artistëve të Kombit Shqiptar mora pjesë në këtë protestë legjitime e paqësore. Papritmas qytetarët paqësorë u sulmuan dhunshëm nga trupat speciale. Bëra çfarë është e mundur në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e policisë, dhe qytetarët  për të rikthyer qetësinë por fatkeqësisht skenari i Edi Ramës dhe Xhafajt ishte dhuna anatemimi i protestuesve, si vandalë e barbarë. E gjithë veprimtaria ime paqësore e legale dhe  në shërbim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë për të shmangur konfrontimin e transmetuar nga mediat e pacensuruara, u certifikua nga dyshja Rama- Xhafa nëpërmjet mediave të tyre person në kërkim. Dhuna e egër e barbare, etiketimi i protestuesve paqësorë si vandalë e barbarë dhe arrestimi i tyre me metodat e sigurimit të shtetit tregoj se Rama e ka kaluar vijën e kuqe. Tashmë ai do të përballet me mosbindjen civile si vendim politik të opozitës dhe në rast të këmbënguljes tij për ta kaluar këtë barrierë të fundit fjalën do ta ketë populli i lirë e sovran. Një portal pranë qeverisë na kërcënonte me turren e druve të Xhordano Brunos. Unë Po i përgjigjem duke perifrazuar Ajnshtajnin e madh: Jam gati të shkoj vetë vullnetarisht në burg për të mbrojtur liritë e të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzorë. I kujtoj kryeministrit se nuk ka pranga për miliona shqiptarë që kalojnë Rrugës Kombit. Ata janë të vendosur t’i heqin trarët dhe barrierat mes tyre,ta rrezojnë Ramën e bandën e tij nga pushteti e ta çojnë para drejtësisë.

Modifikuar më Premte, 06 Prill 2018 16:34

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Klopp: Të gjithë e duan Shaqirin, do t’i vijë koha edhe atij për të luajtur

Sport

Klopp: Të gjithë e duan Shaqirin, do t’i vijë koha edhe atij për të luajtur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se koha e Xherdan Shaqirit do të vijë, i cili ende është në pritje të ndeshjes së parë si titullar për të kuqtë...

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...