Procesi i “vetingut”, një vrimë në ujë

Premte, 11 May 2018 18:53

Nga Eden Babani, Bruksel

I ashtuquajturi “proces i vetingut”, është banalizuar aq tepër sa tashmë të bën të shkulesh së qeshuri. Më saktë ka degjeneruar në humor rrugësh e kafenesh ordinere. Qesh të qeshim!...

Aksh prokuror a gjyqtar nuk justifikon kaq e aq lekë për një apartament, ndonëse ka shitur apartamentin e parë dhe ka marrë dy a tri kredi nga kjo bankë a nga ajo tjetra. Një tjetër nuk justifikon dot kaq e aq lekë për një garazh, ndonëse e ka blerë me kursimet e të ardhurave të së shoqes. Një i tretë nuk justifikon kaq e aq lekë për një veturë të blerë për një copë bukë. I katërti nuk justifikon dot kaq e aq lekë për dasmën e djalit a të vajzës, ndonëse ka marrë dhurata me grusht, që shkojnë në miliona lekë... S’është çudi të dëgjojmë nesër a pasnesër se X-i ose Y-i nuk do të justifikojnë dot blerjen e një qeni të racës berzher, labrador a buldog, ndonëse mund të betohen për qiell e për dhé se ua kanë falur dashamirë e të afërm në shenjë respekti e miqësie!...

Pasuri u thënçin këtyre, sepse pasuritë e vërteta flenë hë për hë në themelet e kullave pesëmbëdhjetë-njëzet-a-tridhjetë-katëshe, deri që t’i thithë vorbulla e  transaksioneve bankare e të dalin të kulluara qelibar përmes filtrit të bankave kineze, a çinemaçine, siç ndodhi kohët e fundit me të famshmin Hotel Plaza në qendër të Tiranës.

Qesh të qeshim, pra! Madje, edhe qaj, të qajmë. Teksa s’e prisnin, na erdhi dita fatlume të qeshim e të qajmë njëherësh. Të zëmë logorinë, por edhe të gajasemi e të lumturohemi. Do të kemi me shumicë avokatë mbrojtës të zot e me përvojë, përballë hetuesish, prokurorësh a gjyqtarësh fillestarë, kapardisur me toga të e zeza në poltronë mbetur vakant.

Them kështu, sepse tashmë dihet mirëfilli që gjyqtarë, prokurorë, hetues, policë e çnuk tjetër s’ justifikojnë dot pasuritë që kanë vënë përpara se të kalojnë procesin e kontrollit, i cili, siç pretendohet, po bëhet në kuadër të reformës në drejtësi. Një vrimë në ujë atëherë, kur gjithçka duhet të ketë qenë e njohur nga institucionet përkatëse prej nga merren të dhënat, por që kanë heshtur, për shkaqe që ato vetë i dinë. Pse kjo heshtje deri ditën e të ashtuquajturit “proces i vetingut”, i cili jo vetëm atyre që u ka rënë për pjesë, por edhe neve po na shfaqet si makth në ëndërr e në zhgjëndërr?  Sipas meje, me “veting” a pa “veting,” gjithçka ka qenë dukur açik qysh në agim të karrierës të secilit nga ata që po kalojnë në filtër. Në kushte të tilla, kemi të drejtë të mendojmë se  “vetingu”, veç po heq ca prokurorë e ca gjyqtarë që s’i duhen më drejtësisë së kapur nga shteti e po lë ca të tjerë që kanë dhënë prova se i duhen, ose  që të zëvendësojë të padëshirueshmit me çunakë e çupëlina pa përvojë profesionale, në mos po edhe pa shtyllë kurrizore, molusqe. Pak a shumë siç ndodhi me “skuadrën rilindëse të qeverisjes”. A s’jemi dëshmitarë të shfaqjes banale propagandistike, kur një eksponente e rangjeve më të larta  të qeverisë u vu në rolin e moderatores së një spektakli të rëndomtë, në mos po banal?

Ja pra ku qëndron ana tragjike e këtij procesi, i cili, sipas reagimit të shumë analistëve seriozë të mediave tona, po i jep goditjen përfundimtare ligjit dhe së drejtës shqiptare.

Kush do ta bëjë drejtësinë në Shqipëri? Kryeministri? Mbase, nëse opozita do të bjerë në mefshtësi! E, në një rast të tillë mefshtësie, s’na mbetet tjetër veç të presim. Koha do ta vërë në dukje të vërtetën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Bota Shqiptare

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare - INTERPOL. "Vota pro është...

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen. “Alket Hyseni jepni dorëheqjen”...

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!