Pse njohja e Kosovës nuk është në tryezën e bisedimeve me Greqinë?!

Hënë, 14 May 2018 19:41

Greqia duhet të ishte në rreshtin e parë të shteteve që  njohën pavarësinë e Kosovës që më 17 shkurt 2008, ditën e pavarësisë. Kjo, pikësëpari si katarsis për veten, marrë parasysh bashkëpunimin e saj me Serbinë milosheviçiane, fakte këto të botuara nga Shtëpia Botuese “55” përmes librit të gazetarit të shquar grek, Takis Mihas “Aleanca e Pashenjtë: Greqia dhe Serbia e Milosheviçit”.

Bombardimi i Serbisë nga NATO ngjalli zemëratë në Athinë ku u nxitën dhe u organizuan politikisht në 1999 protesta të shumta kundër SHBA-së dhe pro Serbisë. Edhe kleri ortodoks grek shpalosi një qëndrim demonik duke u rreshtuar me deklarata kah forcave terroriste të Milosheviçit. Po ashtu, pati një angazhim të egër anti-shqiptar nga shumë media greke, duke censuruar pamjet e horroreve serbe në Kosovë. Pra, janë një mori faktesh që përmblidhen në këtë libër që tregojnë këtë posturë të pashenjtë të Greqisë karshi Kosovës, duke projektuar në këtë urrejtje, jo vetëm dashurinë për gjirizet serbe, por natyrën lindore kundër civilizimit Perëndimor. Natyrisht, për këdo që është i njohur, qoftë edhe tangencialisht  me historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit bëhet e  qartë se nga buron kjo shkulje flokësh nga ekzistenca e një shteti të dytë shqiptar.

Por, kjo Greqi, e cila me mosnjohjen e Kosovës tregon se e vazhdon Aleancën e Pashenjtë me fantazmën e Miloshevicit në Serbi, tanimë gjendet e ulur në një tryeze bisedimesh me Shqipërinë. Po a ka shtetarë shqiptarë përballë?

Natyrisht, fatkeqësia e Shqipërisë është se ka një Ministër të Jashtëm me emrin Ditmir Bushati, karriera diplomatike e të cilit ka filluar me drekat e darkat që Rama organizonte me Papandreun, në Shqipëri dhe buzukët e Greqisë. Po, ashtu, Shqipëria po negocion e qeverisur nga një parti që është rritur në prehrin e atyre që kultivojnë ende Megali Idea-n .

Ministri që mban çelësat e kufijve territorial-detar të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka një bagazh neo-bllokmen dhe apatrid. Është ky njeri që bashkë me Ramën guxuan të përfshinin çështjen provinciale të këshilltarëve të qarkut të Fierit në bisedimet Shqipëri-BE për statusin e vendit kandidat, ndërsa  tani në momentin e duhur diplomatik tregojnë apatrizëm duke shmangur njohjen e pavarësinë e Kosovës në një tryezë bisedimesh diplomatike me Greqinë.

Por, sa për të sqaruar ndonjë akuzë tuhafe që mund të thotë se përfshirja e Kosovës është një propozim prej tifozi stadiumesh, e vërteta është se normat e të drejtës ndërkombëtare dhe precedentë e diplomacisë botërore i kanë afirmuar tryeza të kësodore si momente të “shantazhimit pozitiv”. Në rastin konkret, Greqia dhe Shqipëria ulen si dy shtete të barabarta dhe Athinës i kanë mbaruar kartat e shantazhimit negativ karshi Tiranës, siç ato që dëshmuan pas viteve 90. Natyrisht, Greqia është vend i BE-së dhe në aspekte të zhvillimit ekonomik dhe demokracisë është disa hapa larg Shqipërisë, por me  forcimin e faktorit shqiptar në konfigurimin e ri të Ballkanit, Shqipëria dhe Greqia kanë afërsisht të njëjtën peshë gjeografike. Në rastin më të keq, përfshirja e Kosovës në këto negociata do të na japë garancinë se, nëse do dalim me pak det nga këto bisedime, të paktën do t’i japim Kosovës një njohje të rëndësishme, që do të thyente refuzimin hermetik të 5-shes evropiane.  

Çka është më e rëndësishme është se përfshirja e njohjes së Kosovës do të ngrinte në piedestalin e bisedimeve edhe çështjen e Çamërisë dhe do të shërbente si etalon të sinqeritetit të këtyre bisedimeve se kjo çështje do të marrë zgjidhje. Por, duke mospërfshirë njohjen e Kosovës, çifti apatridë Rama-Bushati  dëshmon se me Greqinë po bisedojnë në një tryezë antikombëtare.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 19:56

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...