Duke e pritur Ramazanin

E Enjte, 17 May 2018 09:26

Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi

Është në prag Muaji i Bekuar i Ramazanit, Muaji që duhet të freskojë zemrat tona në këto kohë të trishta në të cilat gjithnjë e më shumë po shohim se njeriu po e humbë vehten dhe familjen, gëzimin dhe lumturinë, miqësinë dhe dashurinë. Çdokund jemi të rrethuar me dhembje e shqetësime, njerëzit gjithnjë e më shumë po tëhuajsohen, frika dhe dyshimi po i izolojnë nga njëri tjetri. Në gjendje të atillë, njerëzit po harrojnë se besimi dhe feja janë vetë jeta, se besimi dhe feja nuk guxojnë  të konceptohen si detyrim.

Pra, jemi në prag të muajit të gëzimit, lumturisë dhe dashurisë, jemi në prag të muajit në të cilin ne duhet të jetojmë në harmoni me vehten dhe me të tjerët, por mbi të gjitha duhet të jetojmë në harmoni me Zotin e të dëshmojmë që jeta jonë nuk është e pakuptimtë, se mendja dhe trupi ynë nuk lodhen e nuk mundohen nga agjërimi të cilin do ia kushtojmë ekskluzivisht Krijuesit tonë. Përkundrazi, në këtë muaj të shenjtë që po afrohet, ne më intensivisht do e bëjmë atë që një besimtar musliman, në fakt, duhet ta bën gjatë tërë vitit, pra do e dëshmojmë se dimë të dallojmë të keqen nga e mira, do e dëshmojmë ngadhënjimin e të vërtetës nga mashtrimi.  

Sëkëndejmi, Ramazani, ky muaj i shenjtë, përveç  që duhet të jetë I plotësuar me ibadete të sinqerta që do ia kushtojmë Zotit, duhet  në çdo çast të jetë përkujtues i fjalëve të para Kur’anore, që thonë “Lexo, në emër të Zotit tënd i Cili të ka krijuar”. Duke i përkujtuar ato fjalë ne do jemi në gjendje të përmbushim vehten dhe të tjerët me mirësi sepse, të ditur e të informuar drejtë, duke iu kushtuar Zotit me shpirtin dhe me trupin tonë, ne do i këputim prangat që na mbajnë në errësirën e luftës së pakuptimtë pas të mirave materiale, do i mundim dyshimin dhe frikën. Duke e fisnikëruar shpirtin tonë me agjërim, ne do dëshmojmë se qëllimi i jetës tonë nuk është shkëlqimi i rrejshëm i kësaj bote, do e largojmë smirën dhe xhelozinë  e do e afrojmë dashurinë

Mjerisht, jo pakë herë, në të kaluarën,  pikërisht në muajin e Ramazanit në të cilin duhet të sundojnë qetësia dhe kënaqësia, ka ndodhur të shpërthejnë gënjeshtrat dhe shpifjet, përgojimet dhe akuzat e ndërsjella, sharjet e ofendimet, dukuri e veti këto të cilat jo vetëm që e shqetësojnë agjëruesin, ato ,në fakt, e prishin agjërimin.

Sidoqoftë, në përputhje të plotë me udhëzimet Kur’anore, të gjithë ne duhet të përpiqemi dhe të bëjmë çdo gjë që është brenda mundësive tona për të merituar kënaqësinë e Allahut. Nëse zemrat tona janë të mbushura me besim të sinqertë, s’ka dyshim se qetësinë dhe bukurinë e ibadeteve tona nuk do mund t’i dëmtojë askush sepse ato janë të mbrojtura nga vetë Krijuesi të Cilit i kushtohen.

Gjithsesi, agjëruesi i sinqertë,, besimtari që mbështetje dhe prehje kërkon te Zoti, reflekton maturi dhe qetësi, dashuri dhe solidaritet, ai është rrugës për të gjetur dritën e të largojë errësirën, rrugët e njeriut të këtillë do hapen nga  mirësia dhe mëshira e Sundimtarit të Botërave

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 09:30

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!