Salla në Rinas, dhoma e vajtimit e Edi Ramës

Premte, 18 May 2018 15:15

Nga një shuplakë në çdo kryeqytet të Evropës. Ky është bilanci i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Edi Ramës.

Konferenca për shtyp më e vështirë e Ramës duhet të ketë qenë ajo e ditës së sotme nga salla e bërë enkas në aeroportin e Rinasit. Tashmë është bërë shumë familjare ajo pamje, një sallë konferencash dhe një fytyrë gjithmonë e më e pajetë, gjithnjë e më e nxirë.

Keq erdhi pak ditë më parë Rama nga Berlini, pasi Merkel ia tha në sy së çmendon për të dhe bandën e tij dhe akoma më keq kthye sot nga Sofja, ku lidershipi i Europës ia bëri të qartë se integrimi i Shqipërisë në BE dhe ai Kryeministër janë dy gjëra që nuk mund të ecin në bashkë me njëra-tjetrën.

Kancelaritë e botës ia kanë mbyllur dyert. Ishte kryeministri më i mbështetur dhe sot është më vetëm se asnjë tjetër më parë.

Por ndryshe nga herët e tjera, kjo e sotmja ishte edhe më e rëndë. Rama pati një disbalancim psikologjik, nervat e lanë. Tanimë ai e di mirë fundin e tij. Pyetja që i bëri gazetarja ishte shumë për të në këtë moment të vështirë dhe Kryeministri doli nga shinat. E braktisi konferencën për shtyp, duke treguar se tashmë është i braktisur totalisht, prej kohësh nga shqiptarët dhe tanimë edhe nga të gjithë miqtë e Shqipërisë.

Që kur ka vendosur që pas çdo vizite jashtë vendit të bëjë një komunikim me mediat nga aeroporti, kjo sallë i është shndërruar në makth kryeministrit. Kjo sigurisht jo për faj të sallës. Dështimet dhe shuplakat e njëpasnjëshme të çdo vizite jashtë vendit janë arsyeja. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 21:53

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!