Si kujdeset Rama për Tahirët e vegjël?!

Diel, 20 May 2018 20:07

Redaksionale

Garancitë që Edi Rama i ka dhënë Sajmir Tahirit janë të shumta. Por në këtë mori garancish, disa të shprehura publikisht, disa të dhëna me Vendim Gjykate si arresti shtëpiak,  e disa të lajmëruara me kasnecë, spikat një garanci që qarkullon si virus ende në kapilarët e shtetit shqiptar, konkretisht në policinë e Shtetit, agjencitë qeveritare dhe  vetë Parlamentin Shqiptar.

Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri ka emëruar më shumë veta sesa mund të ketë emëruar vet Departamenti i Administratës Publike, duke infiltruar në drejtoritë kyçe të policisë së shtetit, por jo vetëm, kushërinj, krushqi e tërë taborin e vet. E gjithë policia u shkartis për të spastruar tërë ata policë me përvojë, të mbrujtur me ndjenjën e shërbimit ndaj atdheut, për t’i hapur rrugë një garnizoni me Habilaj e farefisni që kanabizuan Shqipërinë. Edhe në Drejtori si Zyrat e Regjistrimit të Pasurive(hipotekat) e institucione të tjera, enturazhi i Tahirit ka ngelur i paprekur.

Por, përpos këtij niveli, ku vazhdon të ruhen si në inkubatorë tahirët e vegjël, kemi edhe persona të tjerë që janë katapultuar nga karrigia e një pub-i nate, tek karrigia e Drejtoreshës së Tatimeve, siç është rasti i Briseida Shehajt.  Kjo tahire e vogël nuk pati luhatje fare në karrierën e saj, madje edhe me shpërthimin e skandalit të Sajmir Tahirit. Ndonëse s’la faturë tatimore pa qethur si Drejtoresh e Tatimeve, ajo u zhvendos në një nga agjencitë më të rëndësishme, në Krye të Task Forcës për Bregdetin, bash në pronat bregdetare që po vidhen nga vetë shpura e Edi Ramës. Natyrshëm, lind pyetja nëse është me të vërtetë ish-ministri në arrest shtëpiak, apo po drejton agjencinë e pronave bregdetare?

Por, a mbaron me kaq kjo garanci, thjesht në “rrethin” e agjencive qeveritare? Po të zbresim më poshtë në këtë “ferrin” kanabist do të gjejmë se në Parlament kemi Elona Gjebrean, zv.ministre e Brendshme.  Siç zbulon sistemi “TIMS”, ish zv.ministrja e Brendshme dhe deputetja aktuale, Elona Gjebrea, udhëtoi me makinën tip AUDI me targa AA 003 GB, së bashku me Sajmir Tahirin, kur ky i fundit takonte kushërinjtë Habilaj në Greqi. Elona mund të jetë pasagjerja më fatlume e Tahirit, sepse ky i fundit, si kryetar i PS-së Tiranë, u përkujdes që ajo të zinte numrin 1 të listës së deputetëve të Tiranës. Por, ndonëse Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit, ai është ende deputet sepse mund të ngrejë kartonin e votës së Elona Gjebreas. Për të shmangur çdo keqkuptim, në rezervuarin e deputeteve të PS-së, përveç Gjebreas, ka edhe tahire që janë shfaqur në listat e qarqeve të tjera, vetëm se janë të njohura të ngushta të Sajmirit.

Edhe në strukturën e Prokurorisë, veprimet e Arta Markut tregojnë për ekzistencën e një Tahire-Prokurore, pasi shkarkohet prokurori i çështjes së Sajmirit por nuk përndiqen penalisht as edhe të thirren në prokurori lukunia e njerëzve të ish-ministrit të përfshirë në narko-trafik.

Këto janë raste të veçuara,  por nuk kufizohen vetëm në shkrim. Tahirët e vegjël, nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës, vazhdojnë ende të operojnë si celula të Sajmir Tahirit në  vertebrat kryesore të shtetit shqiptar. Çka është më e lexueshmja, është fakti se ato janë provat kryesore që tregojnë se Edi Rama jo vetëm që s’e ka lëshuar Tahirin, por se ai është mentori i tij. /55news.al/

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 20:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Lifestyle

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Ndonjëherë është mirë të jesh vetëm, pasi kthjellon mendimet. Nëse kaloni një kohë më të gjatë vetëm, atëherë do filloni të ndjeni  vetmi. Ja disa këshilla,si ta përballoni faktin që jeni...

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Aktualitet

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë. Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Por policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar...

VIDEO/ Do të habiteni, shikoni se si PSV u përpoq t’ia parandalojë golin Mesit

Sport

VIDEO/ Do të habiteni, shikoni se si PSV u përpoq t’ia parandalojë golin Mesit

Barcelona e mposhti PSV Eindhovenin në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve të martën në “Camp Nou”, me Lionel Messin që shkëlqeu me het-trikun e tij të tetë...