Eksperiment i rrezikshëm në Itali

Hënë, 21 May 2018 09:01

Karikatura humoristike, që u tregua në Romë pak para zgjedhjeve, bëhet realitet: populistët e majtë dhe të djathtë vëllazërohen. Italia po ecën drejt një të ardhmeje shumë të pasigurtë, mendon Bernd Riegert.

Nga Bernd Riegert

Një aleancë të vërtetë "historike" e quajti drejtuesi i "Pesë yjeve" Luigi di Maio bashkësinë populiste të interesit. Por ende ka një pengesë: mungon ende kryeministri, për personin e të cilit drejtuesit e partisë duhet të bien dakord deri të hënën.

Programi qeveritar, të cilin e sajuan populistët është para së gjithash një gjë: i shtrenjtë. Ai premton ulje taksash për klientelën e Legas dhe vepra bamirësie sociale për zgjedhësit e "Pesë yjeve". Pensionistët synohet të lumturohen dhe njëkohësisht të nxitet zhvillimi i ekonomisë.

Se si do të paguhen të gjitha këto është e paqartë. Një ngushëllim për rojet e buxhetit të BE hë për hë është që edhe qeveria e re italiane do t'i respektojë rregullat e deficitit. Mbetet shpresa, që realiteti fiskal të jetë një shok shërues për fantazitë populiste.

Stanjacioni në BE është i programuar 
Për momentin nuk është për të pasur frikë që "Pesë Yjet" dhe Lega do të sillen njësoj në mënyrë të poshtër si u soll "Syriza"radikale greke në vitin 2015. Italianët e kanë mësuar mësimin e tyre nga drama e Greqisë. Të dyja partitë kërkojnë negociata të reja për Marrëveshjet Evropiane dhe duan t'i ndryshojnë rregullat në dobi të Italisë. Do të kemi të bëjmë me një proces të gjatë dhe të vështirë, i cili mund të ndihet në të gjitha fushat e politikës.
Qeveria e re italiane kërkon një ndryshim radikal në politikën e migrimit, nuk do të ardhur të tjerë dhe do të dëbojë qindra-mijëra vetë, në rast nevoje edhe në shtete të tjera evropiane. Lega nacionaliste, e cila është e lidhur me populistë të djathtë francezë, gjermanë dhe holandezë, dëshiron të bëjë një politikë alla Trump, pra "Italia e para".

Për politikën e konsoliduar në Bruksel situata mund të bëhet shumë e pakëndshme. Nuk duhet pasur më mendja, nëse Gjermania dhe Franca do të ndërmarrin një reformë të eurozonës. Ajo që ka rëndësi tani është të shihet nëse Italia, vendi i tretë për nga madhësia në komunitetin monetar do të ecë në të njëjtin drejtim apo nëse ndjek drejtim krejt tjetër.

Formula e shkurtër në fushatën elektorale ishte: Brukseli e ka fajin thuajse për të gjitha dhe duhet të paguajë - për shembull për kreditë e pambuluara të shumë bankave italiane. Qeveria e re në Romë mund të ndihet e tunduar që të ndërtojë një lloj monedhe virtuale paralele që të ketë vlefshmëri vetëm mes arkës shtetërore dhe sipërmarrjeve italiane. Me këtë truk ilegal sipas rregullave evropiane, populistët mund të përpiqen që t'i paraqitin të zvogëluara borxhet.
Pyetje me interes mbetet nëse tregjet financiare ndërkombëtare, të cilat e kanë para deri tani çuditërisht të qeta shndërrimin historik do të mbeten kaq të qeta. Interesat për kreditë shtetërore italiane janë rritur tashmë, por megjithatë brenda kuadrit të zakonshëm.

Udhëtim me zigzake në politikën e jashtme evropiane
Në politikën e jashtme martesa e populistëve në Itali mund të kthehet po ashtu në një makth për evropianët. Veçanërisht "Lega", por edhe "Pesë Yjet" ushqejnë marrëdhënie të shkëlqyera me Kremlinin. Të dy mbrojnë pozicionet ruse. Dhe të dy i refuzojnë me vendosmëri sanksionet e BE kundër Rusisë. Një qeveri euroskeptike, proruse, një koalicion i orientuar ekonomikisht në aventura i antipolitikanëve në Romë flet për një udhëtim të çmendur me të përpjeta e të tatëpjeta në Evropë. Me të vërtetë historik, i rrezikshëm - dhe jashtëzakonisht dramatik./DW/

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 09:47

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

Politikë

Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

Kryetari i Bashksië së Librazhdit, Kastriot Gurra është hedhur në sulm frontal ndaj kreut të PD, Bujar Vreto duke angazhuar edhe punonjësit e institucionit që ai drejton të bëjnë propagandë...

Akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, 22 të arrestuar në Kosovë

Aktualitet

Akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, 22 të arrestuar në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në Prishtinë dhe Gjakovë, ndërsa ka arrestuar 22 persona pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me...

FOTO/ Xhensila e mrekullueshme, shikojeni në foton e fundit të postuar prej saj

Show-biz

FOTO/ Xhensila e mrekullueshme, shikojeni në foton e fundit të postuar prej saj

Xhensila Myrtezaj sa vjen e bëhet edhe më e bukur. Ajo e vërteton këtë edhe në foton e publikuar së fundmi.  Edhe pse ka sjellë në jetë vajzën e saj të...