Mazhoranca, grusht i bashkuar në mbrojtje të drogës

Tuesday, 22 May 2018 11:00

Redaksionale

“Si ka mundësi që dy ministra të Brendshëm dalin të implikuar në trafik droge?! Si ka mundësi që PS-ja nuk e gjen dot një person për ministrinë e më të rëndësishme të pa implikuar në trafikun e drogës?

Ka qenë kjo pyetja e madhe e qytetarëve shqiptarë, e opozitës dhe e gazetarëve përgjatë gjithë këtyre ditëve. Një pyetje që nga ana tjetër ka marrë si përgjigje vetëm heshtjen dhe frikën e madhe.

Një kryeministër që refuzon të përgjigjet dhe braktis konferencën për shtyp, një kryetar komisioni parlamentar që nxjerr jashtë mediat sapo opozita merr fjalën. E gjithë Rilindja e bërë grusht në mbrojtje të përfaqësuesve të tyre më të ‘denjë’, Ramës dhe ushtarëve të tij më të bindur.

Praktikisht në vend kemi një rënie të shtetit. Qeveria i është dorëzuar totalisht krimit të organizuar dhe tashmë luan thjesht rolin e avokaturës së kartelit të drogës, që është de fakto udhëheqësi i vërtetë në vend. Karteli bën ligjet, karteli merr vendimet, karteli ekzekuton projektet, karteli menaxhon paratë e shqiptarëve.

Ndaj është shumë e rëndësishme që më 26 maj shqiptarët të bashkohen dhe si një trup i vetëm ta luftojnë kartelin, ta shporrin një herë e mirë këtë qeverisje, dëmet e së cilës po bëhen gjithnjë e më të parikuperushme. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 12:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Qumësht e djathë i rrezikshëm, AKU përmbys markatën e Elbasanit

Aktualitet

Qumësht e djathë i rrezikshëm, AKU përmbys markatën e Elbasanit

AKU në qytetin e Elbasanit ka ushtruar kontroll në tregun e hapur , në markatë, ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë  dokumentacion...

Balliu: Fuqia e kauzës së protestuesve, më e madhe se presioni i Ramës dhe Veliajt

Aktualitet

Balliu: Fuqia e kauzës së protestuesve, më e madhe se presioni i Ramës dhe Veliajt

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ishte ditën e sotme në Komisariatin 6, pas arrestimeve nga ana e Policisë së Shtetit të protestuesve të Unazës së Re. Deputeti Balliu, u shpreh se...

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Politikë

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me deklaratën e turpshme të Edi Ramës, që tha se kriminelët le të vrasin njëri-tjetrin. Reagimi i deputetit: Kryekrimineli qe drejton qeverine u shpreh...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!