Bojkoti, kur detyrohet një mazhorancë t’ia mbathë

E mërkurë, 23 May 2018 12:13

Redaksionale

“Kur një qeveri nuk bën asgjë që populli ka nevojë dhe kërkon ajo e meriton të largohet me çfarëdolloj mënyre, qoftë edhe duke e shporrur me gurë”. Ka qenë kjo një shprehje e një prej presidentëve më të dashur të italianëve, Sandro Pertini, në periudhën kur vendi i tij vuante nga lidhjet e qeverisë me mafian.

Dhe kjo shprehje është gjithmonë e më aktuale në Shqipërinë tonë.

E përditshme ka qenë javët e fundit pamja kur deputetët e mazhorancës, ministrat apo edhe vetë Kryeministri Rama kanë zgjedhur të heshtin apo më keq akoma të bojkotojnë.

Është normalitet dhe demokratike kur një opozitë vendos që aksionin e saj politik ta bazoj te bojkoti por është rast unik në botë kur një mazhorancë bojkoton. Çfarë e ka detyruar këtë qeverinë tonë këtu ta bëjë diçka të tillë.

Frika, tensioni dhe paniku prej kapjes ‘me presh në duar’ i ka bërë të gjithë rilindësit t’ia mbathin.

Këtë të shtunë, opozita e bashkuar ka thirrur popullin në shesh, para zyrës së Ramës. Presioni i shtuar i opinionit publik pas skandaleve që nuk kanë fund e ka bërë qeverinë memece dhe shurdhe.

Rama bojkoton pyetjet e gazetarëve, në çdo komision parlamentar deputetët socialistë ia mbathin dhe ministrat që kanë humbur ‘pa nam e nishan’. Koha erdhi! Shqiptarët e kanë vendosur! Kjo qeveri meriton vetëm drejtësinë popullore! /55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 13:39

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!