Rama infekton me krim çdo biznesmen

E Enjte, 24 May 2018 17:49

 Zëri i Amerikës ka demaskuar se në Shqipëri një seri kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur të rregjistruara në parajsa fiskale fituan 3 koncesione të inceneratorëve me kosto të shumëfishuar për trajtimin e mbetjeve. Lajmi nxiti zemëratën e Kryeministrit i cili shpërtheu me një zë korruptiv në sulme vulgare kundër Zërit të Amerikës. Edi Rama nuk është fajtor vetëm për promovimin e korrupsionit apo lidhjeve me myshterinj që vijnë nga bota e krimit. Në rropullitë e botës së biznesit në Shqipëri po fillon të venitet versioni klasik i atij biznesmeni që prosperon ekonomikisht, i lirë nga çdo ndikim dhe i varur vetëm nga ligji, duke konkurruar në bazë meritash me projekte sipërmarrjeje apo në prokurime adhe koncesione. Prezantimi i formave të reja konçesionare apo të Partneritetit Publik Private (PPP-të) nuk ishte veçse një injektim i krimit nga virusi Rama në çdo kapilar të botës së biznesit shqiptar. Po të marrësh disa sektorë kyçe të ekonomisë shqiptare, veçanërisht në ato ku kanë shpërthyer skandalet më të mëdha korruptive, rezulton se Rama i sheh biznesmenët si myshterinj të tij dhe i fton në krim, duke i detyruar të bëhen palë në allishverishe që kanë shkaktuar fraktura të mëdha në ekonominë shqiptare. Epidemia e krimit që ka lëshuar Rama në botën e biznesit është e denoncuar edhe nga raportet e FMN-së apo Bankës Botërore. Megjithëse, në ato bëhen lexime prej ekonomisti apo financieri, ndërsa në sytë gazetareske, ajo kurba rënëse përkthehet në një biznesmen të infektuar nga krimi i Ramës. Qëllimi i Edvinit nuk është vetëm mbyllja e një pazari, por krijimi i prototipit të biznesmenit që përveç fitimit ekonomik, duhet të ndyjë duart në batakun kriminal të Edi Ramës. Në plan të përgjithshëm, ai synon që të nënshtrojë të gjithë botën e biznesit për të hapur një tjetër biznes më të fuqishëm, atë të shantazhit.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 20:05

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...