Znj. Marku! Edi Rama po ju kthen në një notere të Kartelit të tij

E Enjte, 24 May 2018 19:10

Që nga momenti i emërimit të saj si kryeprokurore e përkohshme, dhe ishte emërim i mirëfilltë dhe jo votim në bazë të Kushtetutës, Arta Marku dhe institucioni që ajo drejton, ka nisur të ndjekë një vijë politike që është thjesht një persekucion i thellë i opozitës .

Që nga largimet e prokurorëve dhe emërimeve e komandimeve të tyre me filozofinë e vitit 0, deri tek vjedhjet e grabitjet e prokurorive dhe të postave sekrete të tyre, Kryeprokurorja ka një përafrim ndaj tyre sikur punon tek centrali i Prokurorisë se Përgjithshme.

Sigurisht që aktet e saj, heshtja e saj kur duhej te fliste, janë totalisht në mbështetje të udhëzimeve të kryeministrit, por ngjarjet e fundit në prokurorinë e Durrësit sigurisht që janë një skenar vërtetë i veprimtarisë së saj.

Lind pyetja se perse Arta Marku të gjithë intensitetin e veprimtarisë së saj e ka përqendruar në aksin Durrës – Elbasan?  Pse pikërisht këto qytete janë bërë epiqendra të veprimtarisë se saj dhe shoqeve të saj .

Prokuroria e Durrësit,  menjëherë pas emërimit të Donika Prelës në krye të Prokurorisë së Krimeve të Renda, pa pritur kthehet në një parajsë të hajdutëve të postave sekrete dhe të dosjeve madje është vjedhur dhe serveri i kamerave si për të sfiduar deri ne fund këtë shtet- kartel.  

Prokuroria e Elbasanit u kthye menjehere në një paradë prokurorësh ku secili ikën e vjen sipas oreksit të Art Markut që ka kohë në fakt që ka të njëjtën mendje e shije me kryeministrin. Kjo ka një arsye e vetëm një .

I gjithë bilanci i qeverisjes socialiste sot është drogë, drogë e vetëm drogë, për këtë asnjë shqiptar nuk ka dyshim. Gjithçka që ka bërë kryeministri deri më sot ka treguar se vetë qeveria dhe ai janë karteli kryesor sot në Shqipëri.

Kryeprokurorja, deri tani, ka treguar zell për të certifikuar veprimet e tij. Për postin që mban duhet të jetë shumë e kujdesshme që të mos kthehet thjesht në një notere të kartelit të Rames. 

/55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 19:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Aktualitet

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Ndërsa verilindja dhe juglindja u përball me një situatë të pazakontë të reshjeve të borës, tashmë është jugu dhe jugperëndimi që mund të përballen me motin e keq. Për ditën...

Rama i jep kompanisë që lëvron paratë për Lindën 19 milionë euro

Politikë

Rama i jep kompanisë që lëvron paratë për Lindën 19 milionë euro

Një tjetër rekord i zi në ndërtimin e rrugëve dhe vjedhjen e hapur që i bëhet parave të taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për një segment rrugor që lidh pallatin me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!