Kryeministri kërkon oksigjen për qeverinë e tij të krimit

Premte, 25 May 2018 11:11

Nga Flori SLATINA

Sa herë që Shqipëria ndodhet para një ngjarjeje të madhe, argumentet politike dominojnë mbi çdo lloj argumenti tjetër. Togfalëshi më i përdorur është “shansi i fundit”, i cili shërben gjithmonë si pretekst për të mbjatur pushtetin. Një gjë e tillë po përsëritet edhe tani, në këtë fundmaji. Qeveria Rama pretendon se Shqipëria do të çelë negociatat me BE-në dhe se ky është “shansi i fundit “ për në BE dhe se çdo mendim kundër apo ndryshe është një minim i çështjes së Shqipërisë, është një e keqe që i vjen vendit nga vetë shqiptarët, nga opozita, sipas tij.

Por jo më kot ai ka marrë shkopin dhe po shkon derë më derë të kancelarive evropiane dhe po u lutet atyre që të hapin negociatat me Shqipërinë dhe këtë e bën herë vetë e herë me ministat e tij, duke futur në lojë, së fundi, edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. 

Por, para se të bindë qeveritë perëndimore se Shqipëria është e gatshme për BE-në dhe në rrugën e duhur, Rama duhet të shikojë një herë pas, në vendin e tij, të bëjë mirë llogaritë, jo siç i bën me atë ministër finance që ka, por të shikojë se ku është Shqipëria sot e ku janë standardet që duhen përmbushur. Ai mjafton t’u referohet tureve të tij të llogaridhënies nëpër qytete dhe e kupton shumë mirë se vendi është drejt greminës se qytetarët nuk kanë as minimumin jetik, se çdo ditë e më tepër ata përballen me papunësinë, taksat, çmiet e larta, me krimin, drogën, me sëmundjet e spitalet që nuk funksonojnë, me arrogancën e nëpunësve të tij e, në fund, me korrupsionin e lartë që duhet për të mbyllur një nga hallet e mësipërme. Kjo është Shqipëria që Rama do të futë në Europë. Ky është vendi ku vdiset si pulat, ku njeriu i ndershëm është specie në zhdukie, ku krimineli e horri bëjnë ligjin se janë të lidhur me shtetin e politikën, ku injoranca është ngritur në qeverisje të të gjitha niveleve, ku nuk ndihet “kush e bën ligjin”?

Po pse Rama u lutet  shteteve perëndimore që të votojnë për çeljen e negociatave dhe të mos venë veton në qershor? Nuk e ka hallin se Shqipëria do bëjë hapa pas, nuk i dhimbsen shqiptarët që po ikin çdo ditë, jo e ka hallin te pushteti i vet, tek timoni e karrigia që po i dridhet, e ka haliln tek ata që e financojnë dhe e mbështesin politikisht, e ka hallin tek pasuria që nuk di nga i vjen. E pra, hapja e negociatave është oksigjen për qeverinë e krimit, është oksigjen për të gjitha ata që janë të përlyer me drogë, vrasje e vjedhje, ata që abuzojnë me pushtetin, shëndetin dhe pasuritë e popullit. Nëse nesër BE i hap dritën jeshile,  Rama e shtyn i qetë edhe verën e vjeshtën dhe kopilin ia le në derë opozitës, siç ka bërë gjithmonë.

As opozita, as media, as demokratët, as shqiptarët nuk janë kundër BE-së, por janë kundër qeverisë së krimit, kundër Ramës, e ministrave të kapur nga kushërinj, vëllezër e fëmijë të lidhur me botën e krimit.  Pa u pastruar qeveria, politika, vendi, zor se Shqipëria do jetë ndonjëherë pjesë e BE-së. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!