Rruga drejt Zotit kalon nga dera e argjentë e Atdheut

Saturday, 26 May 2018 19:00

Fjala e Reisul Ulemasë së BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e dekorimit të tij me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

“I nderuar shkëlqësia juaj President i Shqipërisë z. Ilir Meta! Të nderuar klerikë! Shkëlqësi ambasadorë! Të nderuar miq dhe vëllezër!              

Në këto momente emocionesh të thella i shpreh mirënjohje, respekt  nga zemra, Presidentit të Shqipërise që më akordoi këtë dekoratë të lartë, të lakmueshme, për çdo shqiptar që i thotë nënes nëne, bukës bukë, dritës dritë, nga foshnjëria e tij e deri  sa merr frymë.                                            

Vëllezër! Ne, shqiptarët, kudo që ndodhemi, e kemi shpirtin  me brenga. Është historia jonë ashtu, është fati ynë, por njerëzit e ndritur të historisë së Kombit tonë, Ata që na shërojnë shpirtin, janë Ata që na japin shpresë, kurajo, guxim.      

Në historinë tonë kombëtare, heronjtë e Atdheut tonë të përbashkët, janë të shumtë. Sa yjet në qiell, por Ylli i Karvanit Legjendar është Skënderbeu. Prandaj, kur ai përmendet na kujton se ne kudo që të jemi,  çfardo që të jemi, nga detyrat, funksionet, jemi Shqiptarë. Ky, heroi i Atdheut, është një pikë bashkimi për të gjithë, është një pikë kulturimi dhe edukimi për brezat me ndjenjën e detyrës ndaj Atdheut. Libri ynë i Shejtë dhe të gjithë librat udhërrëfyes për rrugën drej Zotit kalojnë nga dera e argjentë e Atdheut, Shqipërisë sonë të përbashkët.      

Përpara jush në respekt dhe të kësaj dite të çmuar zotohem: të qëndroj dhe të lartësoj shërbimin e lartë ndaj Zotit dhe Atdheut! Qoftë e bekuar Shqipëria, qendra e të gjithë shqiptarëve në botë, e njëherit qoftë i bekuar populli shqiptar kudo që gjendet dhe ata që e duan paqen, mirëqenien, tolerancën, mirëkuptimin, bashkëjetesën dhe sigurinë absolute të jetojnë si vëllezër në jetën e kësaj bote. Ju falemnderit!”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kjo është 11-a më e mirë e javës së parë të Champions

Sport

Kjo është 11-a më e mirë e javës së parë të Champions

Katër lojtarë të Juventusit ja kanë dalë që të jenë në ekipin e më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pasi që ata fituan kundër Valencias Bianconeri ishin me vetëm 10...

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Sport

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Liga Ballkanike e Basketbollit është një mundësi shumë e mirë për ekipet shqiptare për të treguar vlerat e tyre. Këtë mundësi e ka Tirana por ekipi bardheblu ka vendosur që...

Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

Politikë

Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

Kryetari i Bashksië së Librazhdit, Kastriot Gurra është hedhur në sulm frontal ndaj kreut të PD, Bujar Vreto duke angazhuar edhe punonjësit e institucionit që ai drejton të bëjnë propagandë...