Trafiku i drogës që po mbulohet me kartën e moralit Xhafaj!

Diel, 27 May 2018 20:18

Nga Armand Maho/

Vëllai më i vogël i ministrit të brendshëm shfaqej i besdisur në atë audiopërgjim. Me të drejtë, ai skish pse rrezikonte për ato pako “ barishte” të Albert Veliaj, ndërkohë që gomonia që do nisej kishte halle të tjera për të mbartur. Por për shkak të një borxhi ne rininë e hershme ishte I detyruar ti mbaronte punë shokut të tij ish skafist, tashmë “pemë pa kokrra” ama duke ja përsëritur shpesh qe kjo të ishte hera e fundit qe “ I binte më qafë’’.

Nisja me urgjencë e Agron Xhafajt për të kryer dënimin e dhënë nga gjykata Italiane duket se kërkon të varrosë një skandal akoma më të madh se shmangia nga detyrimi ligjor që ai ka pasur për cështjen në fjalë. Opozita kishte gati dhjetë ditë që kishte nxjerrë vendimin e formës së prerë të gjykatës së kasacionit atje, por as ministri dhe as kryeministri sështë se po e vinin shumë ujin në zjarr. Në fakt bëhej fjalë për një ngjarje të vitit 2002, dhe argumentet pro dhe kundër ishin të pafundme. Në garën propagandistike Fuga-t e pushtetit nuk kanë konkurrent. Në këto pesë vjet vetëm këtu është investuar dhe kjo është për t’u hequr kapelen. Me miliona euro janë harxhuar për makinerinë e propagandës në formë tenderash apo koncensionesh, pronash e lejesh ndërtimi. Në rast se do ishte vetëm për atë vendim vëllai I ministrit do vazhdonte dhe 15 vjet të tjera pa I hyrë gjemb në këmbë.

Cështja është folur e epërfolur me qindra herë, dhe në opinionin publik ishte mësuar tashmë e përvec atij vendimi nuk është se kishte ndonjë gjë të re. Por dëshmia e Albert Veliut duket se shënoi një kthesë tjetër. Karta e moralit pas atij audoi përgjimi ra dhe ngadalë po hynte në skenë një tjetër çështje ajo penale që mund të fundoste përfundimisht xhafajn dhe kryeministrin bashkë. Pavarësisht se tellallë e propagandes janë përqëndruar kryesisht tek besueshmëria e audios dhe e protagonistëve të përgjimit sërish ajo që smund të mbulohet është fakti se vëllai I ministrit I ishte kthyer zanatit të vjetër në mos nuk e kish lënë kurrë. Në atë audiopërgjim nuk bëhej fjalë vetëm për 20, apo 50 kilogramët e “ barishteve” që Albert Veliu do të dërgonte matanë detit, aspak. Aty bëhej fjalë për një linjë trafiku që vazhdonte punën e patrazuar, dhe pjesa e “ Babales” ishte vetëm një sasi e vogël e asaj që do dërgohej. Bashkëbiseduesi I kërkonte Xhafajt ti dërgonte atë pako gjënë e tij matanë detit mes sasisë tjetër që mund të ishte hashash, kokainë apo çfarëdo tjetër. Kjo ishte dhe arsyeja se përse Xhafaj i vogël u dërgua pako postale brenda 24 orësh, pa harruar të kalojë më parë dhe nga dera e prokororisë e cila po mjaftohet vetëm me verifikimin e audios! Ikja e tij e atje varros përfundimisht akuzat e ngritura nga ai përgjim se në Vlorë ka ekzistuar dhe ekziston një linjë trafiku po aq e rrezikshme në mos më shumë se ajo e habilajve, dhe si për cudi edhe kjo drejtohet nga të afërm të Ministrit të Brendshëm.

Dorëzimi i Xhafajt tek drejtësia Italiane për një veper penale të kryer para 15-16 vitesh, është asgjë para asaj që mund të zbulohej në rast se kjo çështje do merrej seriozisht. Jo pa qëllim siç e përmenda çështja po zhvendoset tjetër kund, tek besueshmëria e protagonistëve të audiopërgjimit. I meshohet fort përgjegjësisë morale të ministrit duke shmangur me lezet përgjegjësine ligjore dhe poltitike të tij. Dhe padyshim epiqendra tjetër e skandalit do jetë dhe Edi Rama! Në rast se me Sajmir Tahirin e kishte më të lehtë me xhafajn ndryshon puna. Ky i fundit u afrua nga KM në krye të rendit si ideatori I reformës në drejtësi. Ishte personi qe iu afrua ndërkombëtarëve nga vetë ai (kryeministri) për të kryer atë farë reforme që e ka bërë lëmsh sistemin, e ka bllokuar atë dhe në ato pak proçese gjyqësore që zhvillohen fituese po del vetëm qeveria. Gjyqtarë e prokurorë nën presionin e kërkesave absurde të vettingut ( të cilin e ka shtrirë dhe tek policët e thjeshtë) nuk guxojnë te japin një vendim që është jashtë shijeve të keyeministrit nëntë kundërt I duhet të përballen me xhandarët e KPK! Kjo situatë e favorizon dhe më shumë varrosjen përfundimisht të hetimit në fjalë. Natyrisht drejtësia është për fakirët, por kurrsesi për kupolën e qeverisë ku bën pjesë dhe ministri i brendshëm.

Agron Xhafaj me gjasë do lirohet shumë shpejt. Drejtësia italiane nuk është aq e ndjeshme për një akuzë të 15 viteve më parë, ndërkohë që ka 1001 probleme të tjera me gjithfare kriminelësh të të gjitha llojeve që po i zenë derën nga e gjitha lindja dhe afrika. Me dorëzimin e tij atje rrethi u mbyll. Xhafajt të madh i mbetet vetëm përgjegjësia morale, për të cilën ai spara pyet shumë. Kryeministri do vazhdojë të mburret se medemek ka vendosur standart kur bëhet fjala për të vendosur drejtësi. Do vazhdojë të flasë në rrjetet sociale për “ parajsën” qe ka krijuar për shqiptarët, në ekonomi, arsim, shëndetësi, rend. Taulant Balla do vazhdojë ti shpjegojë fshatarëve që i ka hequr me përdhunë nga punët e fushës se kjo bëhet për të bllokuar negociatat, dhe se qeveria të cilës ai I shërben është shumë e “ ashpër” kur bëhet fjalë për të bërë shtet. Nga ana tjetër trafikantët do vazhdojnë të qetë punën e tyre. Ata tashmë e dinë se kanë mbrojtjen e një njeriu i cili mund të shantazhojë gjykata, polici e SHISH kur bëhet fjalë që ti cënohen pikërisht ata që e sollën në pushtet. Të gjitha këto zullume Rama kërkon t’i justifikoje me proçesin e integrimit evropian të vendit që duket qartë se po e kërkon tia japin qyl, pasi është mësuar të përkëdhelet. Marrezisë së tij pas i shkon dhe ndonjë diplomat që ka gati gurin kur opozita ngre zërin, dhe gati pambukun për skandalet qeveritare. E megjithatë KM akoma se ka kuptuar se liderët Evropianë nuk janë Fatos Nano që të marrin nga katakombet e Parisit dhe të venë në krye të pushtetit. Ata smund ta shpjegojnë afeksionin e kryeministrit për grupet kriminale, dhe kjo është cështje principesh. Me këtë panoramë duket se jemi ne “ rrugë të mbarë” për integrimin na mbetet vetëm të presim skandalin e rradhës.

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 20:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!