Protesta e fundit dhe lideri Basha

Hënë, 28 May 2018 13:30

Redaksionale

Kur Lulzim Basha largoi protestuesit nga përplasja në Ministrin e Brendshme reagime të ndryshme erdhën nga palë të ndryshme.

Me një popull të revoltuar, i mbledhur me mijëra para Ministrisë së Brendshëm, i gatshëm për të bërë gjithçka, çdo lider tjetër opozite do ta kishte shfrytëzuar këtë situatë.

Por Lulzim Basha nuk lejoi përleshje. Dhe tregoi përgjegjshmërinë e një lideri të vërtetë në një situatë shumë delikate.

Ndryshe nga ajo që donte qeveria dhe mediat vampire të saj, Basha nuk lejoi dhunë dhe kaq. Edhe kur kryeredaktori i gazetës së partisë që ai drejton u dhunua rëndë.

Në asnjë vend të familjes së vlerave evropiane ku aspirojmë të shkojmë opozita nuk gjeneron dhunë por alternativë. Dhe Basha e shpalosi alternativën e tij, në fjalimin historik që mbajti gjatë protestës.

Ai tregoi edhe një herë se vendi e ka alternativën e vërtetë qeverisëse. Një alternative qytetare dhe evropiane, alternativa që më në fund do të mbyllë tranzicionin rraskapitës që po kalon ky vend. /55news.al/

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 14:33

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...