Mos përlyeni standardin e BE-së me Shqipërinë

Hënë, 28 May 2018 17:00

Nga Dr. Mine Balliu

Që prej dhjetorit të 2014 ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu, ka folur vazhdimisht rreth problemeve të korrupsionit dhe krimit që ka Shqipëria.  Herë drejtpërdrejt e herë me diplomaci, z. Ambasador ka treguar se krimi dhe korrupsioni në këtë vend kërkon vullnet e forcë për t’u luftuar.  Por u deshën kaq vite për të faktuar një gjë të tillë, kur thuajse çdo vit flitej për tonelata lëndësh narkotike të prodhuara në vendin tonë e të eksportuara, në rrugë tokësore, detare e ajrore.  Me të drejtë Z. Lu përmend shoqërinë civile dhe medien, si një mundësi për të mos u ndalur në zbatimin e ligjit, por përveç tij e ndonjë zëri të veçuar ambasadori, diplomacia ndërkombëtare, gjatë kësaj kohe, nuk ka qenë në lartësinë që kërkohej. Ajo, në rastin më të mirë, ka heshtur në raportimet për ecurinë e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, lirinë e fjalës së lirë, zbatimit të ligjit, e rritjes së krimit deri në nivele drejtuesish qeverie.

Kjo shoqëri që zhvillohet mbi mungesën e zbatimit të ligjit, pikërisht ata që bëjnë vetë ligje, tregon se çdokush që nuk flet e nuk ngre zërin mbi këtë situatë do të thotë që e pranon një gjendje të tillë. Kjo është Shqipëria që nuk ka zbatim ligji, por thjesht ligje të shkruara e hartuara bukur; nuk ka fjalë të lirë, por vetëm reklamime fjalimesh e kronika bajate të montuara me arritjet e qeverisë; nuk ka shoqëri civile, por militantizëm të thekur politik; nuk ka meritokraci, por vetëm servilosje mediokre e korrupsion të hapur; nuk ka drejtësi, por njerëz të kamur që çekiçin e drejtësisë e përdorin për të shtuar pasurinë; nuk ka polici, por njerëz që thjesht marrin rrogën e shtetit për të arrestuar njerëz që s’kanë fuqi të reagojnë ndaj sistemit; nuk ka spitale, por godina ku as kushtet e një morgu nuk i përmbushin dot. Në këtë vend nuk ka ligj, në këtë vend ka mik, ka lek, ka krim, ka ryshfet, ka “bosë”, ka injorantë, ka deputetë trafikues, ka ministra që udhëheqin krimin…  Në këtë vend ka qeveri, por nuk ka shtet!

Çdokush që mendon se Shqipëria ka bërë hapa para në këto vite me Rilindjen Socialiste, atëherë mjafton t’i bëjë vetes pyetjen: Në çfarë vendi të botës ndodh që kryeministri mund të qëndrojë në qeveri dhe të shesë standarde drejtësie, kur kabineti i krijuar e drejtuar prej tij nxjerr figura kriminale? Kushdo që pranon në nivel diplomatik se kjo qeveri ka arritje atëherë ose punon me standard të dyfishtë, ose vendi prej nga vjen nuk ka deleguar përfaqësuesin e duhur për të sjellë standardin evropian.

Çdo krim i kryer nga njerëz të pushtetshëm në këtë vend është zbuluar nga autoritetet e policisë së huaj se po të ishte për këtë qeveri, çdo gjë është parajsë. Në këtë vend fluturuan helikopterë me lëndë narkotike dhe ato nuk u panë derisa ranë mbi vendin tone, sepse ne nuk ishim në gjendje të ngrinim sytë lart. Ekstraduam deputet që t’i përkëdhelnim gjatë gjykimit, edhe pse akuzoheshin për vrasje. Në këtë vend ne vendosën drejtorë të transportit me eksperiencë profesioniste në drejtimin e rrjetit ndërkombëtar të trafikimit që t’i jepnim një dorë të lirë e të sigurt krimit. Në këtë vend edhe ministrin, madje atë ministër që e cilësuam më të suksesshmin në fund të mandatit të pare, ne e zgjodhëm enkas për të rritur performancën kriminale në arenën ndërkombëtare.  E sot, pas gjithë kësaj panorame që autoritetet e huaja policore na servirën, ne përsëri duhet të besojmë në standardin e drejtësisë së kësaj qeverie, të këtij ministër të brendshëm, ky që dikur ka qenë edhe ministër drejtësie në këtë vend. Tashmë e kuptoni se në këtë vend çdo gjë mund të ndodhë, por ju lutem mos përlyeni standardin e BE-së me Shqipërinë, sepse shqiptarët kanë një ëndërr dhe nëse ju e gjykoni këtë qeveri për të suksesshme, atëherë keni rrënuar edhe të ardhmen e Shqipërisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Politikë

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ndodhur përballë një panel;i gazetarësh në emisionin ‘360 gradë’ foli dhe për kandidatin që do të përfaqësojë opozitën ën zgjedhjet lokale të vitit të...

Gati marrëveshja për BREXIT

Globi

Gati marrëveshja për BREXIT

Teksti i Traktatit të Daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian është gati dhe do t’i prezantohet qeverisë britanike të martën. Lajmin e dha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier.  “Parametrat...

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Aktualitet

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, e konsideroi të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!