Shqetësim i BE/ Pse ‘France 24’ e pyeti Ramën për 'vëlla Erdoganin'?

Tuesday, 29 May 2018 18:42

Redaksionale

Sot ka bërë bujë një intervistë e Edi Ramës në “France 24”, ku këputi mufkat e radhës. Nga deklarata se nuk ndjen asnjë lloj keqardhjeje për shpopullimin e Shqipërisë deri te broçkulla se dhuna ndaj kryeredaktorit të RD nuk duhet të ishte bërë lajm ishin disa nga \perlat' e Ramës.

Por ajo që u vu re tjetër gjatë kësaj interviste të gjatë në televizionin francez ishin pyetjes e gazetares për marrëdhëniet dhe lidhjet e Ramës me vëllain e tij Taip, shëtitjet me makinën e tij në urën e sapo inauguruar mbi Bosfor, kërcimin në dasmën e së bijës, apo faktin se ai u bë kryeministri i parë shqiptar që e shpalli Turqinë një aleat strategjik. 

Kjo intervistë e Ramës për “France 24” vjen jo më larg se dy ditë më parë kur Franca debatoi gjerë kërcënimet e turpshme karshi kioskave që shisnin gazetat nga anëtarët e partisë të Erdoganit, AKP. Kopertina e revistës prestigjioze “Le Point” ku dukej një foto e presidentit turk sikur dilte nga errësira duke shkruar mbi ballin e tij : “Diktatori” ishte arsyeja.

Prandaj në intervistën në France 24 Edi Rama u pyet direkt për raportin e tij me sulltanin e ri ‘otoman’. Gazetarja insistoi në këto pyetje dhe Rama iu shmang disa herë por nuk i shpëtoi dot këmbënguljes prej shqetësimit që tashmë kanë mediat perëndimore, duke përshfaqur kështu shqetësimin madhor të qeverive të vendeve të tyre. Rama tashmë është shndërruar në një shqetësim për BE-në për shkak të adhurimit që ai ka për liderët që drejtojnë vende si Turqia apo Rusia. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 20:16

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!