Opozita e bashkuar do zbarkojë në Kavajë si dikur aleatët në Normandi me operacionin “Overlot”

azg

Historia e luftës së Dytë Botërore po përsëritet në Shqipëri. Në Atdheun e perëndive Ilire, të perandorëve të mëdhenj, Dioklicianit, Konstandinit Justinianit, të kryezotëve të betejave, të Aleksandrit të Madh apo Lekës siç e thërrasin në gjuhën vllaznore dhe të thjeshtë shqiptarët, të Pirros dhe Gjergj Kastriotit. Atdheun e engjëllit që pushtoj qiejt Shenjtores Nanë Terezës po përplasen dy botë. Ashtu siç zbarkuan miliona ushtarë në Normandi të Francēs për të çliruar Evropën nga tirania e Hitlerit, sot pas shtatë dekadash nga ajo ngjarje madhështore e historisë, në Shqipërinë e vogël, por fisnike dhe liridashëse qindra- mijëra  shqiptarë të rreshtuar nën flamurin kombëtar, të partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të zbarkojnë triumfalisht nëpër rrugët dhe sheshet e Shqipërisë duke filluar me 7 maj në Kavajë për të çliruar Atdheun e tyre nga karikatura më e shëmtuar e Hitlerit Edi Rama. Ky referendum popullor që do të ngadhënjejë me 7 maj në Kavajë në vendin simbol të demokracisë është sinjifikativ për faktin se na ndan vetëm dy ditë nga 9 maji kur mbar bota kremton çdo vit fitoren mbi fashizmin. Aristoteli i madh na ka lanë një maksimë: Do ta them të vërtetën troç edhe sikur të gjithë të jenë kundër sajë sepse shpejt të gjithë do ta përqafojnë këtë te vërtet. E kam mik Platonin por me shumë tē vërtetën shprehej filozofi i madh. E vërteta me bën të lirë na thotë Seneka. U mbushën dy muaj në çadrën e lirisë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar e udhëhequr nga korifeu i saj Lulzim Basha po shpalosin një të vërtet te madhe e shumë  dimensionale por dhe të dhimbshme tashmë të mbështetur masivisht nga populli shqiptar  që e demonstroj me marshimin solemn në sheshin Skenderbej. Njëzeri, në mënyrë unanime i tha Edi Ramës: Boll më, ik. Mbi 60 ditë në shtëpinë e lirisë po përplasen dy botē, e ardhmja me të shkuarën, virtyti me vesin, demokracia me autokracinë, Republika e Re qe po vjen me republikën e vjeter qe po jep shpirt. Qendrestarët e paepur në protestën më të gjatë në histori po kërkojnë të vendosur te mbjellin e te konsolidojnë institucionin e votës së lirë, si gurthemel të Republikës së Re. Kjo kauzë e shtrenjtë dhe e shenjtë e opozitës së mbështetur nga shumica e shqiptarëve do të kurorëzohet me çdo çmim. Teksa po shkruaj këte opinion mu kujtua nje leterkembim i baballarëve të kombit Amerikan Medisonit, Hamiltonit, Xhafersonit,dyqind e kusur vjet me parë: Jemi mbledhur një ansambël perendishë  që po projektojmë të ardhmen e Amerikës. Pikërisht kjo çadër  sot ka një mision të shenjtë të hedhë themelet e Republikës së Re nëpërmjet  institucionalizimit një herë e përgjithmonë të votës së lirë. Dhe kjo arrihet me një qeveri teknike me mandat kushtetues që do të realizojë zgjedhje te lira dhe të ndershme me shanse të barabarta konkurrimi para verdiktit të sovranit. Mirëpo në çastet e fundit të agonisë dhe të qëndresës së tij të çmendur  Edi Rama zgjodhi të trumbetojë me propagandën e tij shurdhuese avokatinë e ministrit të jashtëm gjerman me emrin biblik Gabriel dhe  znj.Mogerini, përfaqësuesve te dy kombeve  që nëpërmjet boshtit Romë-Berlin-Tokio, trekëndëshit të zi i shkaktuan botës 100000 viktima në luftën e dytë botërore. Zoti Gabriel dhe znj Mogerini kombi i të cilës Italia bashkëjeton prej dekadash me mafien më të organizuar, me të tmerrshme më gjakatare në histori na thanë dy fraza shkurt të padenja per dy kombe si Gjermania e Frederekut te Madh, Otos së perandorisë së shenjtë Romake, Bismarkut, arkitektit te realpolitikës, Italia e Garibaldit e Françesko Krispit me gjak shqiptar që së bashku me Francën e Shumanit, djepin e revolucionit dhe filozofisë. Liri- Barazi- Vllazri jene trinia dhe lokomotiva dhe shpresa e shtëpisë sonë të përbashkët Bashkimi Evropian. Ata me një gjuhë te akullt dhe arkaike sikur tē vinte nga epoka skllavopronare i thanë opozitës dhe popullit që i mbështet: Nuk ju kuptojmë çfarë doni!. Dilni nga Çadra!. Votoni ligjet qe ju thotë Rama!. Shkoni ne zgjedhje se ne ju vëzhgojmë!. Pra shkurt dhe qartë varjani ne qafë mëlçitë ujkut. Zoteria i Berlinit dhe znj e Romēs pi ti kishin thirrur kujtesës historike te kombeve te tyre nuk do të guxonin për tu treguar aq arrogant, të njëanshëm dhe te paduruar, pa e degjuar akoma udhëheqësin e opozitës sē bashkuar z Lulzim Basha për të shprehur publikisht, pa asnjë sens diplomatik mirësjellje e respekti ndaj qytetarëve shqiptarë përkrahjen për z Rama. Gabrieli e Mogerini mund të simpatizojnë personalisht  z Rama deri në marrëzi për ekstravagancën e tij,për biseksualitetin e tij politik dhe moral, për lukun e tij alla Versaçe për ngjyrat e ndezura të kemishave e kostumeve, të kravatave ylberore te blera me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ta simpatizojnë edhe për të gjitha te zezat qi i ka sjellur me qeverisjen e tij autokratike, plutokratike duke institucionalizuar krimin në  pushtet. E theksoj deri këtu është çështje simpatie personale. Por kur ke veshur kostumin e ministrit të jashtëm Gjerman dhe fundin e komisioneres për politikë të jashtme te Bashkimit Evropian. Është e papranueshme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Gjermaninë dhe Italinë dy kombe  mike të sotme por  dhe dy shtete pushtuese te Shqipërisë jo më larg së 70 vjet. Ata duhet te dinë mire vuajtjen e popullit shqiptarë nga Hitleri dhe Musolini. Duhet të mendojnë se shqiptarët kanë përjetuar diktaturën më të egër ne Evropë dhe se pjesë e makinerisë shtypëse e pushkatuese  ka qenë babai dhe daja i Edi Ramës. Shqiptarët janë krenarë që në luftën e dytë botërore çliruan Atdheun e tyre nga baballarët e gjyshët e Gabrielit dhe Mogerinit dhe u rreshtuan me fitimtarët. Ajo ishte një betejë patriotike e një kombi të lashtë e fisnik frytet e të cilës i korrën dhe shijuan me të pabesë diktatori Hoxha dhe kori i korbave, oborrtarë të tij vampirë  ku babai dhe daja i Edi Ramës ishin violina të para.

Biri kombit Gjerman dhe bija e kombit Italian që i dhanë botës kaq shumë gjeni por dhe ideologjitë e shtetit nazist dhe fashist, koktej më të hidhur në historinë e njerëzimit na thanë troç: Nënshtrohuni!. Braktisni shtëpinë e lirisë, ëndrrën për një Republikë të Re te dalë nga vota e lirë.

Ëndrrën për njē Shqipëri pa drogē, për një parlament pa bandit. Braktisni ëndrrën për një drejtësi të pavarur dhe shkoni urtë e butē si delet ne vathë se bariu juaj do të jetë prapë Edi Rama. Benjaminët e Ramës harrojnë se problemi i

PD e opozitës së bashkuar nuk është thjesht Edi Rama por filozfija e tij sunduese gjenetike. Te ishte vetëm i atij do ja kishte mbathur me kohë pa u menduar dy herë. Qeveria e tij është një bandē mafioze dhe Rama është thjesht kryetari i kupolës dhe po të ikë ai në vend të tij kurorëzohet kapoja i ri. PD dhe opozita e bashkuar duan ta shkulin të keqen nga rrënja e kjo behet duke largur Ramën bashkë me bandën  e tij kriminale në parlamentin e  drejtuar  nga Ponc Pilati Ilir Meta bashkëfajtorë njësoj me Ramën. Opozita kërkon çlirimin e shtetit, parlamentit qeverisë, pushtetit vendor, shërbimit diplomatik, medias nga krimi dhe sigurimi i shtetit tentakulat e të cilëve e kanë mbërthyer prej 26 vjetësh shtetin e sē drejtës për tē cilin kemi ëndërruar. Në Shqipëri thonë çudia më e madhe zgjat tre ditë. Gabrieli dhe Mogerini erdhën bënë detyrën ndaj mikut të tyre që është në grahmat e fundit në reanimacionin e spitalit të politikës i dhanë oksigjenin e fundit. Tani është radha e shqiptarëve të ja heqin qesen e fundit të këtij oksigjeni që i sollën miqtë e tij të paguar dhe ta varrosin politikisht Ramen por bashkë me tē dhe dhimbjen tonë që na shkaktoj me vaje e kuje sipas traditës së lashtë. Shqiptarët e kanë zgjedh rrugën dhe prijësin e tyre z Lulzim Basha, simbol i Shqipërisë Evropiane që u ba barrikada e pakapërcyeshme e Ramës dhe kmerevë te kuq . Basha do të jetë gjenerali i operacionit të Ri “Overlot”. Qindra- mijra shqiptarë do të vershojnë në sheshet e Shqipërisë duke filluar nga Kavaja ashtu siç  zbarkuan aleatët perëndimorë nē brigjet e Normandisë të udhëhequr nga Ajzenaueri i madh. Shqiptarët janë tē vendosur të çlirojnë Atdheun e tyre nga njeriu bunkier Edi Rama e banda e tij politike. Ju shpresoni  se do ju mbështesë Evropa dhe se do të arrini një fitore si tē Pirros por ne nuk do ta lejojmë z Rama. Me 18 qershor nuk do tē ketë zgjedhje me ju kryeministër. Ky eshtë pakti i shenjte i besëlidhur mes popullit opozitarë tashmë shumicë dhe z Lulzim Basha të cilët kanë vendosur e janë betuar para familjes, flamurit , e vetë Zotit për ti dalë zot Atdheut lirisë dhe demokracisë. Evropa qe mendon Rama se e ka aleatë dhe do ta shpëtojë nga gremina është Evropë sipas modelit made in Rama ekziston vetëm ne fantazinë e tij haluçinante. Evropa e vërtet e që ne kemi parë është krejt ndryshe; Ministri i financave të Francës dha dorëheqje sepse nuk justifikon dot një apartament me dy dhoma. Ministri i brendshëm belg dha dorëheqje sepse një protestuese vdiq në duart e policisë nē demonstratë, një ministër transporti dha dorëheqje se u shemb një urë. Kurse ju për një mandat katër vjeçarë keni shkatërruar shtetin e së drejtës, institucionet publike, policinë, arsimin shëndetësinë keni kthyer institucionet e shtetit inkubatorë krimi e laboratorë droge. Si llupës i pangopur i pushtetit kërkon të blesh edhe fjalën e lirë, mediat e shkruara dhe vizive, portalet, diplomatet e korruptuar madje edhe zgjedhjet. Por lideri i opozitës nē emër të ansamblit opozitar e te popullit shumicë qe e mbështet e ka deklaruar solemnisht kurrë nuk do të ndodhë. Përpjekja juaj e dëshpëruar për tē rezistuar  me çdo çmim edhe se tashmë edhe ti e ke tē qartë fundin politik na kujton Hitlerin ne pranverën e vitit 1946 kur ai i shpartalluar nga të gjitha frontet shpresonte ta shpëtonte mrekullia e Zotit. Para disa ditësh ju na thatē opozita është e lirë te vrasë vehten. Ne po të themi je i lirë si Hitleri te zgjedhësh fundin tend. Rama ik. Tani nuk të shpëton as Zoti. Per Gabrielin dhe Mogerinin nuk bëhet fjalë.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>