Opozita: Italia në alarm për drogën shqiptare, Rama krekoset me ministrin AA003GB

rama-tahiri

Partia Demokratike përsërit kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm

 

 

 

Partia Demokratike vijon të përsëris kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i përfshirë në trafikun e drogës. Në një dalje para medieve, deputeti demokrat Keltis Kruja iu referua deklaratave të antimafias së Leçes, Cataldo Motta. Sipas deputetit demokrat, droga nga Shqipëria në drejtim të Italisë vazhdon po në të njëjtat kushte, ndërsa theksoi se narkotikët e fortë të Afganistanit kalojnë tranzit në vendin tonë. Më tej, Kruja u shpreh se këto kambana alarmi nga vendi fqinj vijnë në kohën kur Shqipëria është mbuluar nga droga, dhe kur në krye të ministrisë së rendit, qëndron personi i akuzuar me prova e me fakte si i lidhur drejtpërdrejt me bandat e trafikut.“Prokurori i antimafias së Leces, Cataldo Motta, bëri para dy ditësh një deklaratë tronditëse. Ai tha se droga nga Shqipëria në Itali vazhdon me të njëjtat ritme, duke theksuar edhe narkotikët e fortë të Afganistanit që kalojnë tranzit në vendin tonë, por më shqetësuesja thotë zyrtari i lartë Italian, është se tani ka nisur edhe trafiku i armëve.

Prokurori i antimafias tha gjithashtu se krerët e këtyre grupeve kriminale që veprojnë në Itali e më gjerë, gjenden në Shqipëri’, tha Kruja. Më tej, ai u shpreh se “Këto kambana alarmi nga vendi fqinj vijnë në kohën kur Shqipëria është mbuluar nga droga, dhe kur në krye të ministrisë së rendit, qëndron personi i akuzuar me prova e me fakte si i lidhur drejtpërdrejt me bandat e trafikut. Është normale që të shqetësohen autoritetet e vendit fqinj për trafikun e drogës, kur bandat e narkotrafikut përdorin makinën personale të Saimir Tahirit, gëzojnë imunitet të plotë dhe nuk preken dot nga policia. Sigurisht që trafiku i drogës drejt Italisë do të vazhdojë kur të afërmit e ministrit, një grup kriminal i mbajtur nën vëzhgim, të njohur si kontigjentë, përdorin edhe makinën e ministrit, edhe skafin e tij”. Në përfundim, deputeti demokrat tha se “Edi Rama mund të vazhdojë me propagandën e tij, mund të vazhdojë të jetë krenar me Saimirin e targës AA003GB, por e vërteta që dinë autoritetet italiane është ndryshe, është tronditëse. E vërteta që dinë qytetarët shqiptarë është ndryshe. E vërteta është se droga ka mbuluar vendin, dhe se ministri i rendit është këmbë e krye i lidhur me trafikun e trafikantët. Ka vetëm një rrugë. Largimi i tij nga detyra dhe nisja e një hetimi të plotë e serioz”, përfundoi deklaratën Keltis kruja nga selia blu.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>