Opozita nuk largohet nga lufta – betejë për votën e lirë

berisha

Për tre javë radhazi, Partia Demokratike e ka zhvendosur parlamentin në sheshin e lirisë, në bulevardin para kryeministrisë. Në ditën e 20 të protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar Edvinit se s’ka parë gjë akoma e se beteja për votën e lirë do të jetë një betejë që mund të ketë vetëm një rezultat: fitoren. Ai ka përmendur aleancën mafioze ndërkombëtare me narko-qeverinë e Tiranës dhe ka kujtuar se kundër saj tashmë ka deklarata e mbështetje publike që vijnë nga SHBA, Brukseli, Berlini dhe Roma

Denoncimi/ Berisha tregon emrat e “të fortëve” që po vizitojnë këto ditë zyrën e Edi Ramës

 

Ish -kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij shfrytëzoi himnin kombëtar për t’i bërë thirrje qytetarëve për t’u ngritur për të drejtat e tyre që po shkelen nga mazhoranca. Në ditën e 20 të protestës së opozitës për zgjedhje të lira,  ish kryeministri Sali Berisha i foli Edi Ramës me të njëjtën gjuhë që ai i pati folur opozitës ditën e votëbesimit si kryeministër i Shqipërisë. Opozita dhe qytetarët, tha Berisha, janë të vendosur për zgjedhje të lira, ndërsa ajo që ai e quajti revolucion demokratik nuk do të ketë të ndalur. Berisha tha se kryeministri Edi Rama është i kapur nga krimi, ndërsa listoi emrat që sipas tij i shkojnë çdo ditë në zyrë. Ish kryeministri tha se zgjidhja për të ardhmen e vendit është vetëm largimi i kryeministrit Edi Rama. “Në 21 ditë burrat dhe gratë e çadrës së lirisë jeni kthyer në një frymëzim të madh. Strukturuat revolucionin demokratik, i cili ndalet vetëm në realizimin e qëllimit të tij përfundimtar votën e lirë për mbarë shqiptarët.  I them Edvin Kristaq Ramës se ky është vetëm fillimi, nuk ke parë gjë akoma. Je i pashpresë. Ky është një mision i madh, padyshim kemi vështirësitë tona. Ka dhe një agresion ndaj nesh jo vetëm nga siçilistët shqiptarë, por nga sicilistët, nga mafiozët e mbarë botës që nuk janë me ne, janë me drogën, krimin dhe marijuahën. Prapë jemi shumë më të fortë. Ne jemi burra dhe gra që nuk largohemi kurrë nga lufta. Do vazhdojmë betejën do të ecim drejt fitores. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që çdo darkë pasi t’i luten Zotit le të kujtojnë apelin e hymnit: Nga lufta veç ai largohet. Fitorja është e sigurt, e bekon Zoti. Askush nuk mund të na mposhtë në këtë mision. Kjo është thirrja e himnit të kombit shqiptar. Thirrja e flamurit tonë. Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit: Le të skuqin Shqipërinë me flamurin e kombit. Flamuri ka nevojë sot më shumë se kurrë ta mbështesim të valëvitet dinjitoz, krahas flamujve të tjerë dhe jo si flamur krimi e droge e flamur prostitucioni ku e katandisi ky kryebandit”, tha Berisha. Teksa ish kryeministri mbante fjalën e tij, protestuesit në kor thërrisnin: ‘Rama ik, Rama ik’. Ish kryeministri Berisha tha se protesta ka mbështetjen e ndërkombëtarëve,duke i kujtuar qytetarëve të shumtë që nuk janë vetëm. “Miqtë tanë nga Washingtoni, Roma e Berlini mbështesin çadrën e lirisë dhe kauzën e votës së lirë. Dua ti them Edvin Kristaq drogës se ky është vetëm fillimi. Nuk ke parë gjë akoma, mbaje mend mirë. Je i pashpresë, nga lufta veçse e ai largohet.. Ne jemi burra e gra që nuk largohemi nga lufta por do ecim drejt fitores. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që çdo darkë e mëngjes pasi ti luten Zotit le të kujtojnë apelin e hymnit: Nga lufta veç ai largohet. Fitorja është e sigurt, e bekon Zoti. Ky është një mostër me këtë s’ka zgjedhje, do vetëm zgjidhje, dhe zgjidhja është Rama ik  shporru”, tha Berisha.

Përgjigjja për kritikët/Ish-kryeministri Berisha rezervoi një përgjigje edhe për kritikët, duke argumentuar se pse kauza e tyre për votën e lirë është e drejtë.Pse e kemi gabim? Ne s’e kemi gabim se nëse vota e lirë ka një armik, ka një barbar, ka një mizor ka Edi krimin dhe Edi drogën. Do ua them me fakte. A nuk ishte ky siçilist që në 2001 do tu merrte me vrasës serial 143 kuti opozitës, do ti manipulonte katër ditë rresht. Ambasadori amerikan Xhejm Xhefri shkoi dhe i tha në zyrë: E ke marrë me banda, turp të kesh! Nuk është kjo zgjedhja. U anuluan sigurisht, tregoi fytyrën e tij Edi Rama. Çfarë ndodhi me zgjedhje e 2007, a nuk i shtyu tre muaj se nuk hynte në zgjedhje. Në një kohë kur prodhoi një dokument të turpshëm ushtarak, rregullore që nuk e  zbatoi në asnjë pikë. Zgjedhjet u damkosën. Në 2011, Edi Rama dhe horrat, zagarët rreth tij kanë pafytyrësinë të thonë sot në media se na kujtohen ato vota sesi u nxorën. E tërë Tirana u numërua për së dyti. Në atë zyrë prita tre nga Ambasadorët, ai kishte rrethuar Komisionin. Më thanë si do bëhet tani? A mund ta ndërpresim këtë proces. U thashë: Jo kurrë. Harrojeni. Nëse vjen një ditë që qytetarët e mi të mos numërojnë votat e tyre ajo është dita më e zezë e jetës së tyre. Atë ditë nuk ua sjell kurrë Sali Berisha. U thashë se nëse një punonjës preket në KQZ do të jetë ai që do e paguajë fizikisht. Pasdite u tërhoq me bisht në shalë. Fitoi zgjedhjet e 2013, ja njohëm plotësisht. Vetëm i thamë lidhjet e tua me bandat e krimit nuk ka shqiptar që nuk i di.  Këto 4 vite të gjitha bandat një nga një, 204 grupe kriminale që i arrestuam dhe çmontuam, për çka u anëtarësuam Edi Rama një nga një po i nxjerr nga burgu. A e dini kush janë vizitorët e zyrës se kryeministrit këto ditë?! Jua them unë janë: Lul Berisha, Ymer Lala, Orik Shyti, Armand Prenga, Arben Ndoka”, tha Berisha.

Berisha tregon emrat: Ja kush janë ‘të fortët’ që vizitojnë zyrën e Edi Ramës/ Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur me emra konkretë sot se cilët janë “të fortët” e krimit që mbështesin Kryeministrin Edi Rama. Në fjalimin e tij sot në çadrën e protestës, Berisha tha shprehimisht: “Çfarë ndodhi këto 4 vite?! Të gjitha bandat, një nga një, të cilat ne, 204 grupe kriminale i arrestuam dhe i çmontuam, që i vendosëm para ligjit, për ç’ka u anëtarësuam dhe në NATO, Edi Rama një nga po i nxjerr nga burgu. Çfarë ndodhi gjatë këtyre viteve? Edi Rama futi 19 vrasës, trafikantë prostitucioni e droge në parlament si kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti. Çfarë ndodhi më tutje? Pasi opozita bojkotoi 6 muaj parlamentin për dekriminalizim, Edi Rama, vrasësit, përdhunuesit, trafikantët i nxjerr nga dera, i fut nga dritarja! A e dini ju cilët janë vizitorët e zyrës së Kryeministrit këto ditë? A mund t’i imagjinoni? Jua them unë! Janë Lul Berisha, Ymer Lala, Orik Shyti, Armand Prenga, Arben Ndoka! Këta janë vizitorët e zyrës së kryeministrit!”- theksoi Berisha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>