Opozita paralajmëron se revolta e heshtur e 25 qershorit përmes bojkotit do të kthehet në kryengritje popullore

Lulzim Basha: Reforma zgjedhore, rruga dhe shansi i vetëm që ndryshimi të jetë paqësor dhe institucional

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se brenda mureve të parlamentit mbahet peng vullneti i vjedhur dhe i tjetërsuar i shqiptarëve. Nga foltorja e Kuvendit Basha deklaroi se është koha të zgjohemi për të mbrojtur të ardhmen e përbashkët, e cila nis me reformimin e politikës. Për këtë, Basha tha se duhet një reformë zgjedhor me përfaqësues të vërtetë të vullnetit të lirë të njerëzve. Kreu i PD gjithashtu theksoi se çdo përpjekje për të injoruar realitetin do ta kthejë revoltën e heshtur të 25 qershorit përmes bojkotit në një kryengritje të vërtetë popullore për të zbuar këtë sistem të falimentuar politik. “Sot është koha të zgjohemi të gjithë bashkë para se të jetë vonë. Duhet vetëm pak kurajo dhe pak besim tek vetja. Mbi të gjitha duhet vendosmëri për të mbrojtur të ardhmen e përbashkët. E para në rendin e ditës është reforma me themel e politikes. Për këtë duhet të ndërtojmë një sistem zgjedhor përfaqësues të vërtetë të vullnetit të lirë të njerëzve. Jo të krimit e drogës. Një lidhje të drejtpërdrejtë të vendimmarrësit me qytetaret. Deputeti të dijë kë përfaqëson dhe qytetaret ta dinë kush i përfaqëson. Demokracia pra, si përfaqësim i njerëzve dhe si pjesëmarrje e tyre ne vendimmarrje e jo si loje dhe shfaqje për kryeministrin e radhës. Reforma zgjedhore është rruga e vetme dhe shansi i vetëm që ndryshimi te jete paqësor dhe institucional. Ky është shansi i fundit për ta ndryshuar me duart tona. Ndaj Partia Demokratike do të propozoje një pakete masash për reformën zgjedhore, dhe të sistemit të kalbur politik. Por nëse lojërat e kartelit politiko-kriminal do vazhdojnë na lind jo vetëm e drejta por edhe detyrimi t’i prijmë shembjes me çdo kusht e çdo mjet tjetër të kësaj kalbësirë që nuk përfaqëson me Republikën e Shqipërisë por republikën e krimit, drogës, korrupsionit dhe vesit”, tha Basha. Më tej, Basha theksoi se çdo përpjekje për të injoruar realitetin do ta kthejë revoltën e heshtur të 25 qershorit përmes bojkotit në një kryengritje të vërtetë popullore për të zbuar këtë sistem të falimentuar politik. “Ky regjim nuk mund të vazhdojë përditshmërinë e tij sikur nuk ka ndodhur asgjë. Brenda këtyre mureve mbahet peng vullneti i vjedhur dhe i tjetërsuar i shqiptarëve. Nuk ka asnjë çelës ta mbajë të kyçur vullnetin e sovranit. Nuk ka forcë tu mohojë njerëzve për ti rimarrë atë që është e tyrja dhe i është vjedhur me pa të drejtë. Vetëm populli mund ta pastrojë këtë gjirizë. Kemi detyrimin ti hapim rrugë vullnetit me një reformë zgjedhore dhe garantimit të plotë njëherë e përgjithmonë të lirisë së votës dhe zgjedhjeve të lira. Nëse kjo nuk ndodh, nëse kjo asamble nuk i kthen sendin e vjedhur tek populli përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, atij i lind e drejta ti shqyejë dyert e gjirizit dhe të marrë përpara këtë gjëndër të së keqes që fryhet e majmet në kurriz të një Shqipëria që rrudhet. Ky është shansi i fundit në duart tona, ndaj PD do të propozojë një sërë masash për reformën zgjedhore dhe të sistemit të kalbur. Por nëse lojërat e kartelit do të vazhdojnë të na lindi jo vetëm e drejta por edhe detyrimi si opozitë ti prijmë shembjes me çdo kusht e çdo mjet tjetër të kësaj kalbësire që nuk përfaqëson më Shqipërinë, por Republikën e krimit, drogës, korrupsionit dhe veseve”.

 

Berisha-Ramës: Je përdorues droge, filozofia jote është Filozofia e Drogës

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka sfiduar hapur Edi Ramën se nëse do të provojë para qytetarëve se nuk i ka mashtrime, premtimet e tij dhe se me të vërtetë nuk udhëhiqet nga filozofia e drogës, të bëj testin e drogës. Nga foltorja e Kuvendit, ish kryeministri theksoi se Rama është i udhëhequr nga filozofia e drogës dhe korrupsionit dhe se këtë po e realizon shumë me shpejtë me korruptorët që ka zgjedhur për ministra e deputetë

Paloka: Bosët janë të mërzitur, kilja e hashashit sa ajo e spinaqit

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka sfiduar hapur Edi Ramën se nëse do të provojë para qytetarëve se nuk i ka mashtrime, premtimet e tij dhe se me të vërtetë nuk udhëhiqet nga filozofia e drogës, atëherë le të shkojnë së bashku, të dy të bëjnë testin e drogës ku të dojë Rama. Nga foltorja e Kuvendit, ish kryeministri theksoi se Rama është i udhëhequr nga filozofia e drogës dhe korrupsionit dhe se këtë po e realizon shumë me shpejtë me korruptorët që ka zgjedhur për ministra e deputetë. Berisha tha se Maxhoranca e Edi Ramës në parlament është ligjore por jo morale, kjo sepse shumica e shqiptarëve nuk e votoi këtë qeveri. Berisha vijoi akuzat e tij për lidhje të qeverisë me botën e krimit, ndërsa theksoi se Ambasadat e huaja nuk i rekomandojnë investitorëve të investojnë në Shqipëri. “Filozofia jote është filozofia e drogës. Duket je vetë përdorues droge, por këtë, për të ma provuar, hajde të shkojmë të dy bashkë të bëjmë testin e drogës ku të duash! Po ta lehtësoj. Përderisa nuk vjen, atëherë kemi problem”. Berisha solli në kujtesën e shqiptarëve se kur e mbrojti Rama për herë të parë çështjen e drogës në politikë, vitin 2008. “Nuk do të ndalem këtu serinë e pafund të dështimeve dhe mashtrimeve. E kam thënë dhe e them: e fyen gënjeshtrën, ta quash Edi Ramën “gënjeshtar”! Po po, nuk dua të lodh, por dua të ndalem në disa probleme themelore të filozofisë. se qytetarët shqiptarë ju ndëshkuan ju në një mënyrë ekzemplare?! Pse kaq olimpikë në kthjelltësinë e qëndrimit të tyre?! Arsyet janë sepse filozofia jote është Filozofia e Drogës! Duket vetë je përdorues droge, por këtë për të ma provuar, hajde të shkojmë të dy bashkë të bëjmë testin e drogës ku të duash! Po ta lehtësoj. Përderisa nuk vjen, atëherë kemi problem! E fillove në 2008 me zonjën Bako. E more nënën 70-vjeçare për t’u thënë shqiptarëve se “djali i saj që ka mbjellë drogë nuk ka bërë ndonjë krim, se regjimi i Berishës po e mban këtë barbarisht këtë burg…” E lirove, bëre festë pse e lirove e këto me radhë… Ishte mesazhi i drogës që po iu dërgoje shqiptarëve. Erdhe në pushtet, e mbushe Shqipërinë me drogë duke u bërë i dyti në botë. Dhe duhet ta dini se edhe këtu në vitet ‘60 ka qenë kanabisi plot dhe jo vetëm kanabisi, por na nxirrnin nëpër ara për të mbledhur lulëkuqe, opium,  Bashkim, derisa i nxorën kartonin e kuq Enver Hoxhës dhe i thanë “po vazhdove, të fshimë!”. U kthyem tek droga. U kthyem tek droga. U mboll drogë në një mënyrë të paimagjinueshme.” Berisha hodhi akuza mbi Ramën se qeveria e tij është e korruptuar. Duke përmendur emra konkretë ministrash, si Gjiknuri, Ahmetaj, ish-kryeministri tha se aferat e tyre korruptive nuk mund të fshihen. “Pse ju doli dasmë pa nuse kjo ju? Ju doli dasmë pa nuse sepse në atë raport nuk keni një fjalë të vetëm për korrupsionin, që është shtyllë kryesore e regjimit tuaj. Po pse nuk keni një fjalë të vetme për korrupsionin, sepse megakorruptorët i ke këtu, kampion dhe mendon se këta do ti lash me thinjat e bardha të Pandeliut. Kjo nuk do ndodhë, nuk e lan me asgjë Gjiknurin, nuk e lan me asgjë Arben Zhozhonë. Harrojeni! Apo ndrikullën Manastirliu. Nuk ka ujë që ti lajë këto. Do ta zgjidhësh problemin? Nuk e zgjidh me tre hafije, kë vënë tre ndrikulla hafije këtu në grup. Problemi zgjidhet hajde të bëjmë ligjin e konfliktit të interesit, ta plotësojmë atë në çdo nen. Atë po bën Makron, atë të bëjmë dhe ne, nuk zgjidhet me tri hafije.

Berisha denoncon: Ambasadat po thonë nuk është terren miqësor për investime/Përpos shumë akuzave, Berisha foli edhe për investimet e huaja duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë Rama se po largon investitorët e huaj. Ai solli në kujtesë rastin e rrahjes dhe kërcënimit të biznesmenit libanez Fadi Mitri. Berisha u shpreh se të gjithë e dinë se kush ia shkaktoi 27 frakturat biznesmenit. Ai gjithashtu shtoi se ambasadat e vendeve evropiane janë duke u thënë biznesmenëve të mos investojnë në Shqipëri pasi nuk është terren miqësor për investime. “Durrsakët e dinë se kush ia shkaktoi biznesmenit 27 fraktura. Një hotel që donte të ndërtonte i bënë 27 fraktura. Ne kemi thënë shumëçka, por kurrë mos investomi. Po u thonë ambasadat që mos investoni te huajve. Një nga gjigante e produkteve sportive, i kërkoi opinion ambasadës dhe kjo e fundit i tha që nuk është terren miqësor për investime. Si mund të jetë miqësor kur del e i bën 27 fraktura biznesmenit.” – u shpreh Berisha.

Paloka: Bosët janë të mërzitur, kilja e hashashit sa ajo e spinaqit

Nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka tha se Edi Rama do të përdorë ministrat e tij për të realizuar planet. Paloka tha se nuk ka asnjë shpjegim për Gramoz Ruçin, të cilit i është refuzuar hyrja në SHBA për shkak të lidhjeve me krimin. Paloka tha gjithashtu se Rama 2 do të vazhdojë të jetë qeveria e krimit dhe drogës. “Kryetari i sapo zgjedhur i parlamentit akuzohet se për shkak të lidhjeve kriminale i është refuzuar viza në SHBA. Asnjë sqarim për këto akuza, përveç deklaratave të Ramës që është krenar për të. Ministri i Brendshëm është vëllai i një të dënuar për trafik droge. Për këtë ekzistojnë të gjitha dokumentet, por ne nuk duhet ta themi se na akuzojnë për luftë klasash. Këta ministra do të jenë gurët që do të lëvizë Rama për të realizuar  planin e tij të vjetër. Ai është njeriu që më shumë se kushdo  ka qenë më shumë në pushtet, por jo për të mirë të shqiptarëve. Sheh e dëgjon disa nga ata që në rrjetet sociale bërtasin lëreni qeverinë të punojë se akoma nuk ka filluar punë dhe mund të fillosh të dyshosh se Rama i parë nuk ka lodhje me të dytin. Fajin e paska pasur vetëm LSI, Tahiri, Beqaj dhe meqë po e shoh aty mbase edhe Eglantina Gjermeni, më fal që të përmenda emrin. Ta lëmë qeverinë të punojë edhe për 4 vitet e ardhshme. Se me siguri arritjet do të vazhdojnë. Në fushën e rendit dhe sigurisë asnjë kriminel, asnjë bos nuk do preket se është Rama që nuk gjen dot vrimë për tu future prej tyre. Do vazhdojnë të fuqizohen dhe do marrin dorë në gjithë Shqipërinë. Bujqësi, qeveria do kujdeset që kanabisi mos kultivohet pa kontroll, se ende janë tunelet të mbushur nga superprodhimi i vitit të zgjedhjeve dhe bosët janë të mërzitur se ka vajtur kilja e kanabisit sa ajo e spinaqit”, tha Paloka.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>