Ortakëria me krimin/Rama e pranon: “Opozita na shkundi për kanalizimin dhe dekriminalizimin”

Në dy vitet e fundit të legjislaturës së shkuar Edi Rama përveçse u investua në procesin e kanabizimit të vendit, nisi edhe një fushatë propagande që synonte të fshihte lidhjet e tij me narkotrafikantët e të sfumonte nëpërmjet sulmeve denoncimet e opozitës për kanabisin. Të besuarit e Ramës dhe vetë ai përgënjeshtruan çdo raport të agjencive kryesore ndërkombëtare, ndërkohë që mediat më prestigjioze nga mbarë bota tregonin me fakte se si mafia e drogës në bashkëpunim të hapur me policinë kishte shndërruar vendin në një fermë gjigante të kultivimit të kanabisit. Por ndryshe nga ç’ndodhte përpara 25 qershorit, ditën e djeshme në Kuvend, pamë një tjetër Ramë. Kryeministri që gjoja ka ndryshuar kurs në raport me kanabisin, zbriti në fushëbetejë duke përdorur të njëjtën gjuhë me atë të mbledhjes së Task Forcës antikanabis. Në një përpjekje të dytë për të hequr përgjegjësinë nga vetja për aktivitetin e rritur kriminal dhe pushtetin e gjeneruar në duart e kapobandave të drogës, kryeministri si lajkatar, e përgëzoi opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha për denoncimet e vazhdueshme që bëri për kanabizimin e Shqipërisë. “Duhet të thuhet sot, se opozita luajti një rol real në shkundjen tonë karshi këtyre problematikave. Opozita pati kontributin e saj”, tha Rama, duke i njohur më në fund këtë kontribut madhor opozitës, të cilën e vlerësuan edhe negociatorët për zgjidhjen e krizë politike, Mc Allister dhe Brian Hot Yee. Pavarësisht se i konfirmoi vlerat e përpjekjeve të PD-së për të hedhur dritë mbi politikat kanabiste të qeverisë së tij, Rama sërish i bëri bisht përgjegjësive personale për këtë çështje.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>