PABESI

Një nënë dhe një kuçkë, berihaj

E gjyq bënë për një fëmij’ të shkretë;

Secila thosh atë e polli vetë,

Be e rrufe që ish fëmija i saj;

 

Po kur gjyqtari u shpreh beben ta ndajë

E gjysmë trupi secila të ketë,

Kuçka pranoi, po nëna e vërtetë,

-Mos e vrit! – klithi – lerja asaj ta mbajë;

 

Ashtu dhe kuqot përçan’ popullsinë:

Me gjasme luft’ gjermanve… urra – urra

Vranë ajkë kombi, dogjnë, bën’ hata…

 

Dhe kur bashkim desh Balli për Shqiprinë,

Me pabesi, të kuqtë e prishnë ujdinë,

Dysh kombin ndanë, u bënë ortak me shkjah.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>