Paketa “McAllister” përfshin shtyrjen e zgjedhjeve deri më më 16 korrik

votime

Paketa ‘McAllister’, e cila mund të zgjidh krizën politike në vend dhe është pranuar nga zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee e partitë opozitare, ditën e djeshme është refuzuar nga kryeministri Edi Rama. Kjo paketë e përpiluar nga zyrtari i lartë i  BE dhe PPE, David McAllister përfshin rreth 20 pika, me të cilat palët duhet të bien dakord pa kushte. Një ndër to është zgjedhja e një Zëvendëskryeministri të përkohshëm (person jo-politik), të propozuar nga opozita, ndërsa duhet që të caktohen edhe katër ministra konsensualë (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor. Kjo paketë gjithashtu përfshin zgjedhjen e kreut të KQZ dhe Avokatit të Popullit nga opozita. Nja nga pikat lidhet me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat do të garantojnë standardet më të larta për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edhe krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik përfshihet në paketën “McAllister”. Ndërkohë edhe ndryshimet në Kodin Penal, ku përshihen dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet përbëjnë një çështje të rëndësishme në këtë platformë që mund të nxjerë palët nga ngërçi. Paketa parashikon edhe ngritjen e një strukture të veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP, ndërsa shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik vjon të mbetet pika më e diskutuar midis palëve dhe një nga pikat që refuzon të pranojë kryeministri Edi Rama. E fundit por jo më pak e rëndësishmja është pika që përcakton kthimin e opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vettingut, për të cilën është rënë dakord nga ana e PD dhe aleatëve të saj.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>