Paralajmërimi i Berishës për kryeministrin: “Mos rri larg zgjidhjes politike, alternativë do të kesh zgjidhjen fatale”  

berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar qytetarëve të Kavajës me thirrjen që t’i refuzojnë zgjedhjet e pjesshme lokale më 7 maj dhe t’i bashkohen protestës së opozitës. Nga Çadra e Lirisë, ish kryeministri bëri thirrje që paqësisht të refuzojnë farsën e Edi Ramës, pasi ai ka si qëllim të konsolidojë narko-republikën. Ish kryeministri  foli edhe për dështimin e takimit Basha-Rama, ndërsa i bëri apel kryeministrit që të rri larg zgjidhjes politike, pasi do të ketë zgjidhje fatale

Deklarata/Më 7 maj Kavaja firmos edhe njëherë fitoren e demokracisë

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar qytetarëve të Kavajës me thirrjen që t’i refuzojnë zgjedhjet e pjesshme lokale më 7 maj dhe t’i bashkohen protestës së opozitës. Nga Çadra e Lirisë, ish kryeministri bëri thirrje që paqësisht të refuzojnë farsën e Edi Ramës, pasi ai ka si qëllim të konsolidojë narko-republikën. “Një përshëndetje për ju, qëndrestarë të votës së lirë, që shënuar sot një rekord historik të protestës së shqiptarëve për liri dhe fitore. Miku ynë i dashur! Ne jemi shumë krenarë me ty sot dhe vizitën tuaj këtu e konsiderojmë një lajmëtar, një ogur të mbarë të fitores sonë të sigurt! Të rinjve këtu do t’u kujtoj sot një moment: deputetët e parë që erdhën në ditën e parë të themelimit të PD-së, ishin deputetët hungarezë. Ishte Radio Hungaria dhe ambasada hungareze, zëdhënëse të shkëlqyera të lëvizjes së lirë shqiptare. Ne sot jemi prapë në një betejë jetike për vendin. Etërit e Edi Ramës e mbajtën 47 vite pushtetin vetëm e vetëm me krimin, me pushkatime. Vendi kishte shkolla, spitale, veprimtari, por pushteti mbahej vetëm me krimin. Sot pasardhësi i tyre, biri shpirtëror i Enver Hoxhës dhe i një krimineli biologjik ka vendosur të mbajë pushtetin me krim pikërisht në këtë vendim e shndërroi Shqipërinë në vendin e drogës dhe veten në një Noriega të Evropës. Noriega kishte mbështetje, siç ka ky sot. Por ata që e mbështetën Noriegën, një ditë dërguan marinsat dhe i treguan vendin. Edi Ramën përpiqet të mbijetojë politikisht me krimin dhe mbi krimin. Po i them se ne mund të shembim ty, perandorinë e drogës dhe çdo ditë që kalon, laku në fyt po të ngushtohet”, tha Berisha.

Mos i rri larg zgjidhjes politike, alternativë do të kesh zgjidhjen fatale/ Ish kryeministri tha se Rama deklaronte lart e poshtë se do të pranonte gjithçka që propozon PPE, ndërsa në takimin me Bashën u tërhoq duke thënë që si njeh fare ato propozime. Berisha i bëri apel Bashës që të mos i rri larg zgjidhjes politike, pasi alternativë do të ketë veçse zgjidhjen fatale. “Mashtrues ordiner, Nastradin i vërtetë! Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj se çfarë të thojë PPE-ja, pastaj thoshte as i njoh fare. Edvin, mos i rri larg zgjidhjes politike, se alternativë do të kesh zgjidhjen fatale. Ti që e shndërrove vendin në narkorepublikë. Edhe mëshira ka një kufi, edhe ajo po u tejkalua, të pret fataliteti. Data 7 maj është një ditë historike në analet e demokracisë shqiptare. Pas 27 vitesh, Kavaja sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë. Më 7 maj, Kavaja firmos fitoren e saj, fitoren e mbarë shqiptarëve. Kavaja hedh në kosh të plehrave, ia përplas në surrat, farsën e drogës, farsën elektorale të krimit, Noriegës së shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramës. Ndaj thirrja ime për qytetarët e Kavajës – në lartësinë e idealeve të tyre – ta shndërrojnë 7 majin në guximin, trimërinë, mençurinë, pastërtinë e tyre, në ditën e ngadhënjimit të revolucionit mbi farsën elektorale. Paqësisht dhe me dinjitet të refuzojnë këtë farsë me të cilën Edi Rama ka vetëm një qëllim: të konsolidojë narkorepublikën, të konsolidojë narkopolicinë, të konsolidojë narko-gjykatat. Edhe njëherë më 7 maj, fitore! Fitore, fitore!”, deklaroi Berisha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>