Paralajmërimi/OSBE: Zgjedhjet do të ndikohen nga paratë e krimit

osce-flag

Misioni i OSBE/ODIHR në Tiranë i ka bërë jehonë shqetësimit që stimulohet nga ndikimi që paratë e gjeneruara nga bandat e krimit të organizuar mund të kenë në fushatën zgjedhore dhe parlamentin e ri që do të krijohet pas këtyre zgjedhjeve pa standarde që do të mbajë Edi Rama

 

Misioni i OSBE/ODIHR në Tiranë ka publikuar një raport paraprak lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri, ku theksohet se do të mbërrijnë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër për të monitoruar procesin. Në këtë raport nënvizohet fakti se mungesa e dialogut midis partive politike mund të minojë zhvillimin e zgjedhjeve në 18 qershor, ndërsa OSBE i bën jehonë shqetësimit që stimulohet nga ndikimi që paratë e gjeneruara nga bandat e krimit të organizuar mund të kenë në fushatën zgjedhore dhe parlamentin e ri që do të krijohet pas këtyre zgjedhjeve pa standarde që do të mbajë Edi Rama. OSBE kështu ka ripërsëritur qëndrimin që kreu i saj në Tiranë Bernd Borchard shprehu në studion e televizionit ORA News pak kohë më parë. “Bashkëbiseduesit e misioneve tona shprehin shqetësim në lidhje me keqpërdorim të mundshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe ndikimin e saj nga para të paligjshme të grupeve kriminale”, theksohet në raport. Ndërkohë teksa në klasën politike shqiptare vijon të qarkullojë ideja se zgjedhjet e 18 qershorit mund të mos mbahen në këtë datë për shkak të klimës së rënduar politike, këtë fakt e ka theksuar për herë të parë edhe institucioni i OSBE-së. Misioni i OSBE/ODIHR u ka kërkuar vendeve të ndryshme një angazhim më të madh me vëzhgues ndërkombëtar për procesin zgjedhor në Shqipëri, i cili sipas raportit paraprak të misionit po zhvillohet në kontekstin e një ndarje të thellë mes koalicionit qeverisës të udhëhequr nga PS dhe opozitës nga PD. OSBE ka paraqitur shqetësime serioze edhe për shpenzimet që bëhen për reklama në media nga partitë. “Prej muajit Shkurt, Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin dhe ka drejtuar protesta që kanë marrë mbështetjen e publikut, duke i kërkuar establishmentit një qeveri teknike që do të sigurojë kushtet e nevojshme për zgjedhje të ndershme. Qeveria nuk i është përkulur ende përpara këtyre kërkesave dhe ka kritikuar opozitën se po bllokon reformat e nevojshme për vendin. Shumë negociatorë të misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR shprehën shqetësimin se situata e tanishme politike dhe mungesa e dialogut, mund të minojnë mbajtjen e procesit zgjedhor. Kuadri ligjor elektoral pati përmirësim të konsiderueshëm në vitin 2012, përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare. Një proces i ri reforme elektorale nisi në 2015-ën e pavarësisht kësaj konsensusi politik mes dy partive më të mëdha mungonte ndaj ndryshimet nuk u dakordësuan. Kështu që pjesa më e madhe e rekomandimeve më të fundit të OSBE/ODIHR mbeten të pa adresuara”, theksohet në raport. Duke iu referuar regjistrit themeltar të shtetasve, të 5 marsit, nga OSBE bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i votuesve është 3.455.775, ndërsa konstatohet se mjedisi mediatik është i ndikuar nga financimet politike. Ky fakt që e bën me dije tashmë edhe OSBE-ja është i pamohueshëm teksa çdo ditë në ekrane shqiptarët detyrohen të shohin e dëgjojnë Edi Raman që bilbilos për bilance pseudo-reformash që mjeruan shqiptarët në katër vite qeverisje. “KQZ ka regjistruar deri tani 30 parti pjesëmarrëse në zgjedhje, ndërsa 23 parti njoftuan KQZ se nuk regjistrohen. Afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve është 19 prilli. OSBE konstaton se me gjithë pluralizmin e mediave 75 kanale televizive, 100 stacione radioje, dhe 560 portale lajmesh mjedisi mediatik është politikisht i polarizuar. Në raport gjithashtu konsiderohet si një hallkë e rëndësishme mundësia për aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, siç janë votimi dhe numërimi elektronik. Teknologjia është një ndër kushtet që Partia Demokratike ka kërkuar për të hyra në zgjedhje me standarte europiane, por Edi Rama ka refuzuar t’i marrë parasysh sepse synon që të fitojë një mandat të dytë duke blerë votat e duke i bërë presion e shantazh shqiptarëve. “Kodi zgjedhor parashikon mundësinë e teknologjive të tjera në votim siç është votimi dhe numërimi elektronik. PD e kërkon këtë, por shumica thotë që afati kohor për aplikimin dhe zbatimin e tyre është shumë i shkurtër. OSBE shprehet se është njohur dhe me shqetësimet lidhur me kapacitetet e kufizuara të KQZ për të verifikuar të dhënat e kandidatëve në kuadër të ligjit dekriminalizimit”, vijon më tej raporti.

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>