Partia Demokratike, sot, si 27-vjet më parë, fat dhe aset i shoqërisë shqiptare

Si sot 27 vite me pare, studentet e universiteteve te Tiranes, te udhëhequr nga tribuni i lirisë se shqiptareve Azem Hajdari se bashku me intelektuale te kryeqytetit dhe punëtorë e punonjës te sipërmarrjeve te Tiranes, themeluan ne darke vone njëherazi pluralizmin politik dhe Partine Demokratike te Shqipërisë, si partine e pare te vërtet opozitare ne historinë e vendit, bije direkte e lëvizjes studentore, revolucionit demokratik te dhjetorit 1990. Partia Demokratike u themelua ne vendin e diktaturës staliniste me te egër te Evropës, regjimit te Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar te Pasluftës, vendin e ndalimit me Kushtetute te lirive dhe te drejtave njerëzore dhe te mbushur ne te katër anët me kampe shfarosëse dhe burgje vdekje, ne vendin e kulteve satanike te Enver Hoxhës, Stalinit dhe Leninit, ne vendin me te izoluar te botes, ne te cilin vetëm gjate vitit 1990 u ekzekutuan ne kufij qindra te rinj, kufomat e te cilëve te bëra shoshe nga plumbat u zvarriten ne dhjetëra raste ne sheshet dhe rrugët e Shkodrës, Sarandës, Gjirokastrës, Korçës. Partia Demokratike u themelua ne vendin e hiperkolektivizmit total, skllavërisë shtetërore dhe mjerimit me ekstrem. Misioni i PD, qe ne ditën e themelimit te saj ishte përmbysja e diktaturës hoxhiste ne Shqipëri, mbrojtja e vendosur e interesit kombëtar, vokacionit perëndimor te kombit tone dhe integrimit evropian te vendit, ndërtimi i shtetit ligjor dhe garantimi i lirive dhe te drejtave te mohuara dhe ndaluara me Kushtetute, e te ardhmes se shqiptareve ne liri e prosperitet. PD, ne përmbushje te misionit te saj është partia qe përmbysi diktaturën me te egër ne Evrope. Me përmbysjen e diktaturës komuniste, PD hapi dyert e lirisë për shqiptaret. Qe ne javën e pare te themelimit te saj, PD shpalli para shqiptareve dhe botes interesin kombëtar dhe çështjen kombëtare, deri atëherë te tradhtuara, si yllin e saj polar. Ajo nxori Shqipërinë nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqësi me SHBA dhe vendet e lira. PD mbështeti fuqishëm dhe ndërkombëtarizoi ne samite te OSBE dhe OKB, ne bashkëpunim me Lidhjen Demokratike dhe Presidentin Rugova, heshtjen e Kosovës por edhe te shqiptareve te Maqedonisë, Malit te Zi dhe kudo ne bote. Ajo ia doli te konfirmoje ne rezoluta te votuara me 2/3 ne OKB te drejtën e qytetareve te Kosovës për vetëvendosje. PD anëtarësoi Shqipërinë ne Këshillin e Evropës. Ajo hodhi themelet e ekonomisë se tregut dhe te demokracisë, shtetit ligjor, liberalizoi dhe privatizoi ekonominë, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat, pronare te fermave te tyre. Ajo gaboi me lejimin dhe mori te gjitha përgjegjësitë për skemat piramidale dhe doli ne vitin 1997 ne opozite. Me fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2005, ne një rast unik ne histori përzuri nga pushteti ata qe erdhën me dhune dhe rebelim komunist. Ne 8 vite te qeverisjes se saj, firmosi dhe ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, anëtarësoi vendin ne NATO. PD dha ndihmese thelbësore ne pavarësinë e Kosovës, lajmin për te cilin e shpalli ne Tirane me te famshmen “time is now”, Presidenti George W Bush ne vizitën e pare dhe historike te një presidenti te SHBA ne Shqipëri. Qeveria e PD dha kontribut thelbësor ne njohjet ndërkombëtare te Kosovës. Me reforma serioze e te gjithanshme u plotësuan te gjitha kushtet dhe u hoqën vizat me BE, si dhe u mor ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013, rekomandimi i Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama. PD luftoi me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit, ne 18 muaj, mbi një mije bos dhe anëtar te bandave kriminale dhe beri Shqipërinë je vend te sigurt. Luftoi me vendosmëri korrupsionin duke u bere vendi i pare ne bote me prokurime dixhitale. Ajo ndërmori reforma te thella ekonomike te suksesshme, si ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %, ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10, pra vendosje te taksës se sheshte prej 10 %, ulja e sigurimeve shoqërore nga 32% ne 15% për punëdhënësin, ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1%. Ne projektin e saj “Për një Shqipëri te zhvilluar”, qeveria e koalicionit te PD arriti te shkëpusë Shqipërinë nga grupi i vendeve me te ardhura te ulëta dhe ta vendose atë ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Te ndërtoj dhe rindërtojë ne mbare vendin mbi 11 mije km rruge, pra siç thotë Komisioni Europian me shume se i gjithë rajoni. Ajo ndërtoi Rrugën e Kombit, autostradën Tirane – Elbasan, ne te cilat vetëm tunele janë 16 km, dhe dhjetëra kilometra ura ne te gjithë vendin. Me ketë infrastrukture moderne distanca kohore pothuaj e te gjitha zonave te vendit u shkurtua 2-3 here. Te ndërtoje dhe rindërtojë 1300 shkolla e institucione arsimore, 720 sisteme ujësjellësish dhe kanalizimesh, 10 impiante te përpunimit te ujerave te zeza dhe 400 qendra shëndetësore dhe spitale. U zgjeruan ndjeshëm portet e Sarandës Vlorës, Shëngjinit. U ndërtua terminali i aeroportit, dhe u dyfishua e u ndërtua terminali i portit te Durrësit si dhe u shpall fituese kompania qe do thellonte portin për anije te mëdha deri ne 50 mije ton. Ne vitet 2005-2013 krahas infrastrukturës, energjia ishte një përparësi tjetër madhore e PD. “Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë se rinovueshme ne rajon” nga fundi i vitit 2007, e ne vazhdim, beri te mundur marrjen fund te ndërprerjeve te energjisë elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite. Për here te pare pas 30 vitesh ndërkreje, nisi ne Shqipëri ndërtimi i hidrocentraleve te reja. Ne kuadrin e kësaj strategjie qeveria firmosi ndërtimin e 420 hidrocentraleve me koncesion nga kompanitë private, qe arrinin një investim total prej mbi 5 miliard euro. Nga këto kontrata te nënshkruara kane përfunduar se ndërtuari 110 HEC-e te reja, te cilat sot japin mbi 33% te konsumit vjetor te energjisë, 77 te tjera janë ne ndërtim e sipër. Ne katër vite Edvin Kristaq Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim elektoral, nuk ka ulur por ka rritur taksat për 95% te shqiptareve, ngriu për tre vite rrogat e tyre, jo qe nuk krijoi 300 mije vende pune por largoi nga Shqipëria mbi 300 mije shqiptare, nga vetëm 432 vete qe kërkuan azil politik ne Gjermani ne vitet 2011-2012 te marra se bashku. Ne këto katër vite Edvin Kristaq Rama, përveç statusit te vendit kandidat, qe ishte rekomanduar dy vite me radhe por qe e kishte bllokuar vet ai, vendi mbeti i bllokuar për hapjen e negociatave. Ai ne katër vite ne pushtet i ka bere vendit gjëmën me te madhe pas Enver Hoxhës, duke e kthyer ne Kanabistan dhe protektorat krimi. Ai ndërtoi narko-shtetin dhe vendosi krimin ne te gjitha nivelet e pushtetit. Ne katër vite ka rritur borxhin ne 85% me 6.6 miliard euro investime, nuk ka ndërtuar asnjë km rruge te re, shkolle apo spital te ri por vetëm zyra, fasada, pllaka ne sheshe dhe palma. Vetëm ne tendera, dogana dhe tatime nga qeveritaret janë vjedhur mbi 1.2 miliard euro. Ne këto vite tejet te renda, Partia Demokratike u angazhua me te gjithë potencialin e saj ne denoncimin para shqiptareve dhe botes te regjimit te narko-shtetit te vendosur ne Tirane. Ne garën e fundit elektorale, ne kushte tejet te pabarabarta, PD humbi zgjedhjet dhe pësoi një tronditje te thelle dhe te pamerituar. Ajo sot qëndron me e vendosur se kurrë ne vazhdimin e misionit te saj te madh: përmbysjen e narko-shtetit ne Shqipëri. Me ketë rast, dua te shpreh nderimin tim me te madh për te gjithë ata student, punëtorë, intelektuale qe themeluan me 11 dhjetor te vitit 1990, PD-ne, atyre qindra mijëra miliona anëtareve, drejtuesve, simpatizantëve te saj, qe me mbështetjen e tyre shndërruan Partine Demokratike ne lokomotivën e zhvillimit dhe integrimit te Shqipërisë ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Gëzuar mbare shqiptareve ditën e themelimit te pluralizmit politik, partisë se pare opozitare ne Shqipëri. Gëzuar!!

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>