Partitë Popullore Europiane paralajmërin për Ramën dhe binjakët e tij në rajon

PPE: Udhëheqës në rajon në drejtim të paditur, s’ka BE pa drejtësi të pavarur

Një tjetër reagim i fortë vjen menjëherë pas deklaratës së Bashkimit Europian nga Partitë Popullore Europiane që kanë edhe shumicën në PE dhe Komisionin Europian. Në deklaratë thuhet qartë dhe troç se “nuk do të ketë BE pa një drejtësi të pavarur”.

Deklarimi tjetër i fortë i PPE është një paralajmërim nën rreshta për Ramën dhe ndonjë mik të tij në rajon për të cilët thuhet se po ikin në drejtim të paditur. “Për fat të keq, shumë nga udhëheqësit e tanishëm në rajon po marrin një drejtim krejtësisht të ndryshëm nga ai që kërkohet nga BE”, thuhet në deklaratën e PPE.

“Partitë Popullore Europiane mirëpresin vendimin e Komisionit Europian për të përshpejtuar strategjinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe mbështet plotësisht angazhimin e qartë për perspektivën e zgjerimit të të gjithave vendeve në rajon. Me këtë rast, presidenti i PPE Jozef Daul bëri këtë deklaratë:

“Zgjerimi i Bashkimit Europian ka qenë një ndër çëshjet më të suksesshme për të sjellë liri, demokraci, paqe dhe zhvillim ekonomik për të gjitha vendet që kanë aspiruar t’i bashkohen këtij unioni.

Por mbi të gjitha, ka sjellë shpresë tek njerëzit që fuqimisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian.

Në fakt, Partitë Popullore Europiane janë e vetmja forcë politike e cila ka promovuar fuqimisht axhendën e zgjerimit. Jam i lumtur të shoh se Komisioneri Juncker ka ardhur me një plan konkret për të sjellë shtetet e Ballkanit Perëndimor brenda BE. Në veçanti, unë do të doja të përgëzoj zvpresidentin e Popullorëve Europianë dhe komisionerin Johannes Hahn për përpjekjet e tij të palodhura për të çuar përpara Strategjinë e Ballkanit Perëndimor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë partnerët tanë më të afërt dhe gjeografikisht janë Brenda kufijve të Bashkimit Europian. Partitë Popullore Evropiane do të vijojnë të qendrojnë gati dhe të vendosur për të mbëhstetur integrimin e vendeve të rajonit në BE dhe ti ndihmojnë ato në rrugën drejt reformave.

Por shumë punë mbetet ende për t’u bërë.

Zbatimi i reformave të nevojshme dhe zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve të vazhdueshme dypalëshe mbeten parakushte të qarta për anëtarësimin në BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet gjithashtu të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit, duke respektuar sundimin e ligjit dhe duke krijuar një sistem të pavarur të drejtësisë. Vetëm atëherë ekonomitë e tyre do të stabilizohen, duke tërhequr investime të reja dhe duke krijuar vende të reja pune dhe prosperitet për qytetarët e tyre, veçanërisht për të rinjtë.

Partitë Popullore Evropiane mbetet të përkushtuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që ato të integrohen në familjen e BE-së, por ne gjithashtu presim që partnerët tanë të dorëzojnë reformat me të cilat janë angazhuar për të mirën e popullit të tyre dhe të rajonit në tërësi. Për fat të keq, shumë nga udhëheqësit e tanishëm në rajon po marrin një drejtim krejtësisht të ndryshëm nga ai që kërkohet nga BE”, përfundon deklarata e PPE-së.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>