Pas 3 orë bisedimesh arrihet marrëveshja Basha-Rama

marreveshja

Pas më shumë shumë se tre orësh takimi kokë më kokë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës kanë dalë nga Kryesia e Kuvendit. I pari që ka folur shkurt për mediat ishte Basha. Ai tha se është arritur një marrëveshje sipas paketës McAllister +.

Marrëveshja do të detajohet brenda 24 orëve të ardhshme.

I pyetur për datën e zgjedhjeve, Basha ka hezituar të flasë, duke i dhënë hapësirë Ramës, i cili është shprehur shkurt “ jam 100% dakord me kryetarin e opozitës për këtë pjesë”.

Kaq dhe Rama është largur duke i dhënë dorën Bashës. Ky i fundit është pritur me oavacione nga simpatizantët e PD-së. Direkt pas takimit me Ramën kreu i opozitës ka shkuar në cadër për një komunikim të shkurtër me simpatizantët që ndodheshin aty.

Basha tha se është rënë dakord të mos thotë asgjë derisa të konkretizohet marrëveshja, që sipas tij garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Më poshtë video nga fjala e Bashës në cadër.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>