Pas marshimit të 13 Majit/Qytetarët folën në Çadrën e Lirisë për qëndresën e tyre për votë të lirë

cad

“Çdo i ri dh e re të bashkohet në shesh për të vërtetat e tyre, jo për të vërtetat që i imponojnë përmes propagandës qeveritare”

 

Një ditë pas marshimit të 13 Majit në Sheshin e Lirisë, qytetarët u bashkuan për të 85-ën ditë radhazi ku së bashku me Bashën folën për kauzën e protestës dhe Republikën e Re. Dhjetëra studentë, të rinj dhe profesionistë treguan përse u bënë pjesë e qëndresës dhe bashkimit më të madh popullor për liri dhe demokraci.  Ata thanë se vlerat dalin fituese ndaj antivlerave që kjo qeveri promovon dhe mbështet. Të rinjtë deklaruan se në qendër të kësaj kauze të madhe nuk janë vetëm interesat e secilit prej qytetarëve të Sheshit të Lirisë, apo atyre që ngrenë zërin kundër padrejtësive. Në themel të kësaj proteste, sipas studentëve, është vetë individi, qytetari, të drejtat e tij të barabarta, jo vetëm mes njëri-tjetrit por edhe mes çdo europiani, që qeveriset nga vullneti dhe zgjedhja që ka bërë përmes votës së lirë. “Sa më shumë fuqizohemi ne, aq me shumë na sulmojnë”– tha një prej studentëve të pranishëm, duke i bërë thirrje çdo të riu e të reje të bashkohet në shesh për të vërtetat e tyre, jo për të vërtetat që i imponojnë përmes propagandës qeveritare, mediatike. Të rinjtë treguan se pjesa më e madhe e tyre duan të largohen, në mënyrë që të gjejnë një të ardhme më të mirë, studim, punësim dhe siguri në jetë. Profesionistët thanë se shumë kolegë të tyre studiojnë gjuhë të huaja, në mënyrë që njohuritë profesionale t’i ushtrojnë në një shtet tjetër, që do i paguajë dhe trajtojë si qytetarë të denjë. Qindra mijëra të tjerë aplikojnë për llotarinë amerikane, sepse kur je shqiptar, të largohesh nga vendi yt, Shqipëria, konsiderohet fat i madh. “Kjo nuk është Shqipëria që duam”, thanë studentët të cilët formimin dhe kontributin e tyre për vendin duan ta japin në vendin e tyre. Mungesa e alternativave në politikë, në shoqëri dhe së fundmi edhe në hapësira për t’u shprehur është ajo që të rinjtë, qytetarët shqiptarë denoncojnë si vrasëse të shpresës dhe mundësisë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë. Lulzim Basha i kujtoi qytetarëve premtimin se të vetmet zgjedhje që do të mbahen në Shqipëri janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe garanci e kësaj është vetë qëndresa 85 ditore e qytetarëve, të cilëve Lulzim Basha i rezervoi falenderim dhe mirënjohjen më të thellë. “Falenderoj nga zemra gjithsecilin prej jush, qindra mijëra shqiptarë që sfiduat frikën, provokimet, shantazhet dhe propagandën qeveritare, që u ngritët mbi besimin dhe shpresën e zemrës tuaj për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj në sheshin e Republikës së Re. Dua të falenderoj në veçanti ata mijëra të rinj, studentë, të sapodiplomuar, të punësuar apo të papunë, gjimnaziste, brezin e ri që e mbushi si asnjëherë Sheshin e Lirisë dhe që votoi me praninë e tij Republikën e Re të shqiptarëve. Mirënjohje e thellë edhe për ata qindra mijëra shqiptarë që nuk u bashkuan dot fizikisht, por ishin me ne me mendje e me shpirt, e na ndoqën deri në përfundimin e referendumit tonë popullor.” Falenderimet zoti Basha ia drejtoi edhe aleatëve, për qëndresën ndaj presioneve dhe ofertave të pista për të braktisur kauzën e qytetarëve, votën e lire. “Mirënjohje të veçantë kam për aleatët e koalicionit tonë opozitar, për partitë opozitare, për kryetarët e tyre. Askush në historinë 27 vjeçare nuk ka qenë me më shumë fat se unë si kryetar i opozitës për besnikërinë, qëndresën, besimin tuaj të patundur të dashur aleatë. Por mbi të gjitha për besnikërinë që keni demonstruar së bashku me mua ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kauzës së tyre të drejtë. Sepse thelbi i lëvizjes tonë, thelbi i bashkimit qytetar ka qenë dhe mbetet zëvendësimi i një kupole politike të korruptuar e cila kontrollohet nga krimi, droga dhe oligarkët, me një qeveri që kontrollohet nga qytetarët shqiptarë. Kjo mund dhe duhet të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>