PD dhe aleatët konfirmojnë: “Asnjë hap pa qeveri teknike për zgjedhje të lira”

basha-aleatet

Një ditë pas vendimit të koalicionit opozitar, agroambientalistët kanë kërkuar ç’regjistrimin si pjesëmarrës në zgjedhje. Duka dhe aleatët e tjerë Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu konfirmuan në çadrën e protestës se asnjë hap nuk hidhet drejt KQZ-së pa qeveri teknike për zgjedhje të lira

 

Një prej atyre pak partive të vogla opozitare të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 18 qershorin është dhe ajo e Agron Dukës. Por një ditë pas vendimit të koalicionit, agraroambientalistët kanë kërkuar ç’ regjistrimin si pjesëmarrës në zgjedhje. Duka dhe aleatët e tjerë Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu konfirmuan atë që ndërkohë po thoshte dhe nënkryetari demokrat Edmond Spaho në çadrën e protestës se asnjë hap nuk hidhet drejt KQZ-së pa qeveri teknike për zgjedhje të lira. Edmond Spaho nënkryetar i PD-së dhe i Parlamentit deklaroi vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund betejën në fjalën e parë të takimit të deputetëve për të enjten e tretë nën çadër. Ende nuk ka datë për zgjedhje të pjesshme në Kavajë, por duket se dhe ato do të bojkotohen nga demokratët që luftuan gjatë për shkarkimin e Elvis Roshit.

Për të treguar se e ka seriozisht si 25 partitë e koalicionit opozitar, Agron Duka kërkoi ç’ regjistrimin në KQZ. Dashamir Shehi tha se ky ishte një hap i domosdoshëm i provokuar nga ajo që e cilësoi sjellje refraktare e mazhorancës ndaj protestës më të gjatë e paqësore të mbajtur ndonjëherë. Dhe nuk ka vend të flitet për procedura, deklaron krye republikani Fatmir Mediu.

Një mesazh nga aleatët e PD-së dhe për ndërkombëtarët si mbështetës dhe si arbitra. Ai është shprehur se zgjedhjet janë në rrezik nga bandat dhe paratë e kanabisit dhe se për një proces të besueshëm duhet qeveri teknike.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>