PD, e vetmja forcë politike që nuk u përlye në shitblerjen e votës

auto_basha_21499509505

Lulzim Basha zhvilloi dje takime me demokratët e Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Krujës dhe Fushë-Krujës, ku u ndal në analizën e zgjedhjeve, në përgjegjësitë që mban ai për rezultatin dhe mësimet që duhen nxjerrë nga fushata politike. Kreu Basha theksoi se me 25 Qershor triumfoi shitblerja e votës, dhe PD ishte e vetmja forcë politike që nuk u përlye në këtë krim

Denoncimi/ Kur hymë në zgjedhje, milionat ishin hedhur-Në Kavajë, 100 mijë euro për 40 vota

 

Lulzim Basha zhvilloi takime me demokratët e Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Krujës dhe Fushë-Krujës, ku u ndal në analizën e zgjedhjeve, në përgjegjësitë që mban ai për rezultatin, dhe mësimet që duhen nxjerrë. Basha theksoi se me 25 qershor triumfoi shitblerja e votës, dhe PD ishte e vetmja forcë politike që nuk u përlye në këtë krim. “E nisëm këtë betejë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të lira nga droga, të lira nga krimi, të lira nga korrupsioni që i mori shpirtin shqiptarëve në çdo nivel. Milionat ishin derdhur tashmë. Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integriteti i tyre ishte përdhosur. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në joshje, shantazhe, terror dhe presion ndaj votuesve, është Partia Demokratike”. Lulzim Basha u shpreh se përsëri, ekziston mundësia për të mposhtur paratë e krimit dhe të drogës, dhe kjo vjen nga bashkimi i gjithë demokratëve. “Kemi mësime të çmuara në këto zgjedhje. Njëri prej tyre është mësimi i Kavajës. E para është bashkimi. Në Kavajë u bashkuan të gjithë faktorët dhe për herë të parë pas tetë vjetësh, Partia Demokratike u rikthye forcë e parë politike në Kavajë, në një qytet ku sundonte banda e Ervin Roshit, një nga më famëkeqet, ku paratë u derdhën lumë nga një nga kapot e korrupsionit që është Arben Ahmetaj, duke paguar shuma marramendëse, deri në 100 mijë euro për 40 vota në Stan të Ri”. Lulzim Basha theksoi se është i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij. Kush i kupton gabimet, tha ai, ka dhe vullnetin ti ndreqë. Duke i siguruar demokratet se e ka këtë vullnet të plotë, Basha theksoi se është në politikë me dëshirën dhe vullnetin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Duke korrigjuar gabimet dhe bashkë me të gjithë demokratët qe nuk kane qellim të vetëm karrigen, por ndryshimin, do t’ia dalim ta bëjmë Partine Demokratike shpresën dhe besimin e çdo qytetari. Me ju të gjithë demokratët kjo është e mundur, u shpreh ai. “Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces. Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë se kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karrigen time, por gjithçka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë”. Basha garantoi demokratët se një nga objektivat e tij kryesore është fuqizimi i anëtarësisë për të vazhduar luftën për demokracinë në Shqipëri dhe për t’u kthyer pushtetin qytetarëve duke jo një grushti politikanësh.

 

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    21/07/2017 at 20:54

    Fatkeqesia e Shqiperise per te qene e lire dhe demokratike e vertete, eshte injoranca, si tani, ashtu edhe gjate sistemit komunist, nje popull me perberje fshatare mbi 70%, e vendosur ne zonat rurale, neper fshatra, ku njihnin vetem familhjen e tyre, ku nuk shkonin ne shkolle, jetonin ne mizerie, I njohim, kemi vajtur, vetem jetonin se s’kishin cfare te benin, uje me krahe gjithe jeten, punonin ne fushe gjithe diten, me kembe zbathur, me thembra te cara ne ngjyre dheu, nuk dinin te flisnin, nuk njihnin absolutisht as kengetare, artiste, qytetet nuk I kishin pare kurre, ushqimi qe konsumonin ishte teper I varfer, fasule, patate, qep dhe Mishra te atyre qe risnin vete, ndonje domate apo kungull, sipas zonave ku jetonin dhe kjo injorance na mbajti te gjithe si popull nen ate regjim gjakatar, I gjithe vendi ishte mbushur me burgje, zona internimi, infrastruktura pertoke, vetem me kafshe mund te kaloje, e gjithe kjo panorama ishte fryt I asaj politike dhe asaj qeveria gjakatare, si per fat te keq, po na drejton duke na kallur ate frike qe kishim ne ato vite, sa keq me vjen kur shoh akoma ato fytyra te urryera te atij regjimi, qe nuk guxoje te visheshe me ndonje veshje te bukur, te flisje per ndonje film te huaj, se pernjehere u mblidhte byroja e punes, e lagjes dhe te sekteriste atje ku nuk ktheheshe me, po kur na trokisnin ne dere duke na thene qe ke kthyer antenen nga ish Jugosllavia, pa pike turpi dilnin 5 veta dere me dere dhe te keshillonin, iu ktheva njehere dhe I thashe, ne nuk kemi kohe te fleme e jo te shohim ato stacione, ato antenna vete I shiten se bashku me televizorin, keto bema ishin ato vitet e fundit te atij regjimi, ne ishim brezi me I torturuar nga ai regjim, na hiqnin ujin, dritat, na I sillnin me tension te ulet, me qellim qe te shryheshim dhe ata te benin planin e tyre te gjyqesise, nuk lanim dot, sepse nuk punonte lavatricja, duhet te punonim kur flinin shumica, pa duhet te grumbullonim uje ne Kohen kur vinte, cfare t’i numerosh atij sistemi, po si duhet t’i durojme akoma ata dhe femijet e tyre qe te na drejtojne, kjo eshte vetvrasja e popullit, nje shtet mafioz, I cili qendron ne te gjitha pushtetet prej 22 vjetesh, si ne bashki, ministry, tani dhe ne qeveri, dhe askush nuk e con ne prokurori per te gjitha ato qe ka bere, ne te tre keto pushtete, eshte per te ardhur keq, vetem groga e mbjelle dhe e trafikuar, e shitur, vetem parate e shume perfolura neper bankat e botes, te cilat I nxjerin familjaret e tyre, vete ata me makina, duke udhetuar per t’i cuar dhe per t’i mare, qe askush te mos kete mundesi per t’i kontrolluar, por vjen nje cast qe te turperon ZOTI, nje aksident, nje filmim nga kamerat e atij destinacioni ku je drejtuar TI, apo dhe korieret e TU, luksi I madh, si ne pasuri te palujteshme dhe ne veshje e pushime perrallore, udhetime me avione carter, spitale, ku kerkon sherbime te niveleve super te larta, festa, martesa me kursimet e mamase, apo te gruas, a bejne te gjitha keto nje analize te thelle te ketyre vampireve komuniste, pse anetaret e PD jane ndare kaq me urrejtje ndaj nje personi inteligjent, jurist I mirefillte, vetem per te mos qene ai kryetar, a mos valle ne krye te asaj partie duhet te jene ata qe kane qene para 26 vitesh, ne I njohim te gjithe, kemi qene qe ne oret e para te asaj levizje, kemi paguar per ate teste partie, kurre nuk kerkuam as lemoshe, as shkolle per femijet, as pune, ndonese kemi qene me shkolle te mesme, se kaq na ishte dhene mundesia prej atij regjimi, megjithate, shume persona me ate arsim, kane punuar dhe ne banka, dhe mesues(e) ne shkolla fillore dhe tetevjecare, por gjithmone femijet e atyre ish komunistave, qe I kishin femijet pertoke nga te gjitha anet, megjithate punuam me shendet te mire, sakrifikuam per femijet tane qe te beheshin ata qe jane sot, nuk ia kane nevojen askujt, jetojne ne nje bote qe te gjithe e kane zili, per ne fund do thoja: mos u ndani per t’i bere qejfin kundershtareve, ata kete duan, ata e kane blere ate injorance me parate e droges, po mesa po shohim, duhet te kene blere dhe te krahut tone, ndryshe nuk na I mbush mendjen askush, kujt nuk I pelqen kultura, intelekti, shkollimi, familhje te regullta, le te largohet, rinia e civilizuar eshte e ardhmja e demokracise, pa kete rini, jeta ne te gjithe boten eshte falsifitet. Ju uroj mendje te kthjelleta dhe bashkepunim te perbashket per te miren e popullit dhe per opinionin nderkombetar.