PD: Këshilli me dy standarde, t’i hiqet mandati Kokëdhimës

eduard halimi

Tom Doshi me probleme shëndetësore, shtyhet sërish mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve

 

 

 

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, nuk është mbledhur dje, për shkak të problemeve shëndetësore të deputetit Tom Doshi. Ka qënë kërkesa e deputetit Doshi, e bërë prezente përmes avokatit, ajo që shtyu edhe me dy ditë mbledhjen. Doshi ka pretenduar se ka probleme me shëndetin, ndërkohë që as ai as deputeti tjetër Mark Frroku nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje. Të pranishëm në mbledhjen e djeshme ishin edhe prokurorët Altin Binaj e Adnan Xholi. Ndërkaq, Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja të jetë e hapur për mediat.

N/Kryetari Vangjel Dule i cili drejtoi edhe mbledhjen e këtij këshilli vendosi që të pranojë kërkesën procedurale të z. Doshi për ta shtyrë edhe më dy ditë mbledhjen. Ndërkohë që nuk është marrë parasysh kërkesa tjetër e opozitës, që të shqyrtohet dhe ti hiqet mandati edhe deputetit Koço Kokëdhima. Një kërkesë tjetër e opozitës ishte që mbledhjet të jenë transparente për publikun. Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht anëtar i PD-së në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, Eduard Halimi deklaroi për mediat fill pas shtyrjes së mbledhjes se po punohet me dy standarde. Sipas Halimit kërkesa për Doshin po shqyrtohet nga ky komision, ndërkohë që kërkesa e PD-së për heqjen e imunitetit edhe të deputetit Koço Kokëdhima nuk është marrë parasysh. “Kjo ka qënë njëra nga dy kërkesat proceduriale që opozita kërkoi në këtë këshill. Kërkesa e parë kishte të bënte me mbulimin mediatik të kësaj seance të këshillit, bazuar kjo rregulloren e Parlamentit, bazuar po ashtu në një standard të vendosur gjatë gjithë këtyre viteve në parlament, ku seancat dëgjomore me dpeutetët të cilëve u është kërkuar t’u hiqet apo kufizohet imuniteti, kanë qënë gjithmonë publike. Standardi i transparencës të asaj që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj qytetarëve është një standard krucial për funksionimin e Parlamentit. Çështja e dytë proceduriale kishte të bënte me kërkesën e bërë edhe në seancën e kaluar nga z.Ristani, për vendosjen në rend dite edhe të një deputeti tjetër për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, pasi është po ky këshill i cili vendos në lidhje edhe me këtë kërkesë, në mënyrë që të mos kemi dy standard, një standard, që njëri sillet brenda 24 orëve dhe deputeti tjetër edhe pse ka 3 javë që kërkesa është në dyert e Kuvendit, akoma çështja nuk ka filluar në Këshillin e Rregullores. Lidhur me çështjen e trasnparencës u arrit në konkluzionin se seanca e radhës që do të jetë ditën e mërkurë, do të jetë në prani të medias. Pra për deputetët, të cilët kërkohet nga Prokuroria të arrestohen, kanë të drejtën e tyre për tu dëgjuar në mënyrë publike në Këshillin e Rregullores. Ndërsa për kërkesën tjetër, për Kokëdhimën, nuk morëm përgjigje për të qënë në rendin e ditës edhe çështja tjetër pasi nënkryetari i Kuvendit do ta këshillojë edhe njëherë më stafin. Pra nuk morëm përgjigje. Lidhur me kërkesën e paraqitur nga z.Doshi për ta shtyrë për disa ditë këtë seancë për arsye mjekësore, deputetët e opozitës u shprehën qartë se qendrimi i grupit të opozitës është po ai që ka qënë edhe para dy ditëve. Pra në çdo kohë, ne si grup parlamentar dhe si deputetë, jemi në favor të të kërkesave të Prokurorisë, siç kemi qënë gjatë gjithë këtyre 10 viteve të fundit, ashtu siç kemi qënë edhe pro transparencës në seanca dëgjimore gjatë gjithë këtyre 10 viteve të fundit. Deputetët e PS-së pranuan kërkesën e deputetit Doshi për ta shtyrë me dy ditë. Për orën do njoftohemi nga administrata e Kuvendit”, tha ai.

Armando Subashi: Doshi paraqiti raport mjekësor, vjen të mërkurën/Anëtari i PS-së në Këshill, Armando Subashi bëri me dije se deputeti Doshi kishe paraqitur një raport mjekësor në Kuvend, ndërsa shtoi se dy deputetët si Doshi ashtu edhe Frroku do jenë në Kuvend ditën e mërkurë. “Kishim një kërkesë zyrtare mbi tavolinë që kërkonte shtyrjen e mbledhjes, bashkangjitur saj ishte edhe raporti. Nuk e di sa ditë është raporti, por nga kryesuesi i këshillit u tha se në kërkesë ishte thënë që “besoj se mbas dy ditësh do jem gati të bëj mbrojtjen time”, tha Subashi. Kërkesa ndaj dy anëtarëve të parlamentit pason hetimet e nisura pas deklaratave të z. Doshi, se ndaj tij dhe deputetit demokrat Mëhill Fufi, kishte pasur një plan për vrasje dhe se pas këtij skenari qëndronte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Pas dy javë hetimesh intensive, Prokuroria deklaroi se ‘nuk rezultoi ndonjë e dhënë konkrete dhe e besueshme për organizimin e vrasjes së Tom Doshit, e mbetur në tentativë’, dhe se ‘në bazë të provave dhe fakteve të mbledhura nga hetimi, ka arritur në përfundimin se kjo ngjarje është inskenuar nga shtetasit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami’. Sipas prokurorisë, dy deputetët janë të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale'; ‘kallzim i rremë’, ‘kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë’ dhe ‘deklarata të rreme përpara Prokurorit’.

Tom Doshi: Kërkesa për arrestim, me shkelje procedurale/Deputeti Tom Doshi i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të tërheqë kërkesën për arrestim që i ka drejtuar Parlamentit. Kërkesa i është dërguar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla nga dy avokatët e Doshit, Ferid Mucaj dhe Vladimir Meci, të cilët shprehen se procesi ka shkelje procedurale, prandaj duhet që Prokuroria të tërhiqet nga kërkesa e saj. “Meqenëse Prokuroria e Përgjithshme nuk i ka kryer veprimet procedurale sikundër e kërkon ligji, ajo duhet të tërheqë ‘kërkesën për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z.Tom Doshi dhe të vazhdojë normalisht hetimin e kësaj çështje”, thuhet në letrën e avokatëve drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ka qenë vetë deputeti Tom Doshi që ka informuar për kërkesën e dërguar Kryeprokurorit Llalla në faqen e tij të Facebook. Ai sqaron edhe disa prej shkeljeve që janë bërë sipas tij. “Për transparencë me publikun dhe median, po ju vëmë në dispozicion kërkesën që avokatët e Z. Doshi, Ferid Mucaj dhe Vladimir Meci, i kanë bërë sot Prokurorisë së Përgjithshme. Do të shikoni në këtë kërkesë një nxitim të çuditshëm të Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar lejen për arrest të dy deputetëve. Në datën 20 mars, ditë të premte, janë marrë me nxitim disa veprime: Vendimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për moskompetencë lëndore, dmth që kjo prokurori nuk ka të drejtë të hetojë deputetë të Kuvendit;

Regjistrimi në Prokurorinë e Përgjithshme i procedimit penal nr.1 për Z. Doshi; Kërkesa drejtuar Kuvendit për lejen e arrestit për deputetët; E quajmë nxitim të pashpjegueshëm këtë veprim, sepse Prokuroria e Përgjithshme pa kryer asnjë veprim që kërkon ligji, merr përsipër të bëjë shkelje flagrante të tij: Nuk i komunikon Z. Doshi që po hetohet; I mohon atij të drejtën të mbrohet vetë apo me avokat; I mohon të drejtën për të dhënë shpjegime apo paraqitur prova;

Duke cenuar parimin kushtetues të një procesi të rregullt ligjor. Zoti Doshi njoftohet vetëm nga media për një proces hetimor, akuza dhe kërkesa për arrestim. Për këto shkelje flagrante të ligjit avokatët kanë kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të terheqë kërkesën për Kuvendin si të kundërligjshme dhe arbitrare dhe të vazhdojë hetimet në mënyrë normale. Imagjinojeni kur Prokuroria shkel të drejtat e një deputeti të Kuvendit, çfarë mund të bëjë ajo me të drejtat e një qytetari të thjeshtë, që nuk ka mundësi të marrë as dhe një avokat. Pa bërë asnjë minutë hetim, kërkon të marrë leje për arrestime”, shkruhet në postimin e hedhur nga Zyra e deputetit Tom Doshi.

12 Komente

  1. klea

    27/03/2015 at 11:53

    deputeti i kokedhimes nuk duhet te diskutohet fare se nuk ka asnje arsye

  2. kush je ti

    27/03/2015 at 11:30

    halim ti nuk di cfare flet o buurr as vete nuk e kupton cfare thua..

  3. joel

    24/03/2015 at 18:41

    O Halim prisim coc do thoshe po sna the gje o m..

  4. Ana

    24/03/2015 at 18:38

    Kishe ndonje gje me interesante dhe dobiprurese per te diskutuar??

  5. hasani

    24/03/2015 at 18:37

    PIRDH PIRDH HALIM

  6. Cila

    24/03/2015 at 18:37

    po cja fusni kot qe doni ti hiqni mandatin deputetit kokedhima nuk po beni asnje gje tjt thjeshte po humbni kohen tuaj, asnje gje tjt nuk po beni.

  7. hasani

    24/03/2015 at 18:36

    hahhahahahahah sa te lezetshem jan kta te pd telenovel lale ahhahaahah

  8. eduard

    24/03/2015 at 18:35

    heqjen e mndatit te deputetit nuk e ka kerkuar Prokuroria, cfare kerkon?

  9. idi

    24/03/2015 at 18:34

    Po Halim sa ishe ne postin e ish0ministrit zotrote spane ndonje te mire nga ty, tani cke me mandatet e deputeteve…Apo keshtu te ka thene sala??

  10. gjin

    24/03/2015 at 18:33

    Halimi i thote kembes dore, faleni te shkretin se sdi ca thote

  11. elda

    24/03/2015 at 18:31

    Po me deputetin cpatet apo skeni pune tjeter?!

  12. shoku

    24/03/2015 at 18:07

    mendoj se eshte apsurde qe ti hiqet mandati i deputetit te kokedhimes.. mendoj se nuk duhet te merret fare ne konsiderate