PD paralajmëron destabilitet në vend, nëse nuk garantohen zgjedhjet me standarde

paloka-2

Nënkryetari Edi Paloka:“Nëse me gjithë përpjekjet tona, Rama dhe kjo mazhorancë, prape do te zhvillojnë zgjedhje ashtu siç i kane zhvilluar ne këto 3 vite; të dhunuara e të blera, pra jo të standardeve normale; sigurisht që kjo do të ketë pasoja. Absolutisht do të ketë pasoja dhe nuk mund te flitet për stabilitet në ketë vend”

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka tha se Partia Demokratike po përgatitet për fitore të zgjedhjeve të 18 qershorit, por ai paralajmëroi destabilizimin e vendit, nëse procesi nuk do të jetë i lirë e i ndershëm. Një qeveri e drejtuar nga Edi Rama, sipas tij, nuk bën zgjedhje me standard. Kur kanë mbetur më pak se pesë muaj nga zgjedhjet e 18 Qershorit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka lajmëruar se nuk ka asnjë mundësi për koalicion parazgjedhor me LSI-në. “Sot Partia Demokratike është në opozitë, LSI është në qeveri dhe nuk mund të diskutohet absolutisht për një koalicion midis një partie që drejton opozitën dhe një partie që është në qeveri. Nuk behet fjale absolutisht për koalicione parazgjedhore me asnjë parti qe qeveris, që është pjese e te keqes”, tha Paloka. Paloka nga ana tjetër paralajmëron se në rast se vota preket vendi do të shkojë në destabilitet. “Nëse me gjithë përpjekjet tona po marrim rastin ekstrem Rama dhe kjo maxhorance prape do te zhvillojnë zgjedhje ashtu siç i kane zhvilluar ne këto 3 vite; zgjedhje të dhunuara, zgjedhje të blera, pra jo të standardeve normale, nuk po kërkojmë standardet më të larta evropiane, por standarde normale për të quajtur zgjedhje të lira e të ndershme; sigurisht që kjo do të ketë pasoja. Absolutisht do të ketë pasoja dhe nuk mund te flitet për stabilitet në ketë vend”, tha Paloka.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>