PD: Qeveria rinisi fushatën e shkarkimeve, BE të sjellë grup monitorimi

O. Bylykbashi 17 maj

Edi Rama shkarkime masive në administratë pas marrjes së statusit

 Partia Demokratike akuzoi djekryeministrin, Edi Rama, se ka nisur një fushatë të re spastrimi pas statusit. Deputeti demokrat tha se vetëm dje 70 nëpunës civil janë thirrur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u është kërkuar të japin dorëheqjen. Ai i bëri thirrje Bashkimit Europian të dërgojë menjëheër një komision monitorimi për të parë nga afër krimin e qeverisë me administratën. “Ministrja e Mbrojtjes ka paralajmëruar spastrimin e ri në administratë, i planifikuar nga dyshja Rama-Meta, pas marrjes së statusit të vendit kandfidat. 70 nëpunës civilë janë thirrur sot në Ministrinë e Mrojtjes ku u është kërkuar të japin dorëheqjen, ose të kalojnë në listë pritje. Fushata e re e spastrimit në administratë ishte denoncuar nga Partia Demokratike e cila ka shprehur publikisht dyshimet e saj dhe këtë ua ka bërë të ditur edhe ndërkombëtarëve. Ne i kërkojmë sot qeverisë dhe dyshes Rama-Meta, të heqin dorë menjëherë nga ky plan i turpshëm i spastrimit të ri në administratë. Skenari i krijimit të vendeve për militantët e partisë dhe i largimit të profesionistëve të fundit që kanë mbetur, është i frikshëm për një vend që ka marrë statusin e kandidatit, dhe ky skenar do të përballet me protestën më të fortë qytetare. Partia Demokratike i kërkon Bashkimit Europian të dërgojë menjëherë një mision monitorimi për të parë nga afër krimin e qeverisë me administratën, me asetin më të çmuar publik në rrugën e integrimit europian”, përfundoi deklarata e Bylykbashit.